All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

Irani ka thënë se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane, duke sinjalizuar se synon përgjigje proporcionale dhe jo përshkallëzim të situatës në mënyrë të pakontrolluar.

23 Qershor 2025, 22:56 Nga N.F
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar,
Foto
All - Paragraf - 1

KATAR- Sulmi raketor iranian në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar ishte akt tejet simbolik, i kalibruar me kujdes për të dërguar mesazh vendosmërie, por edhe për të shmangur një konflikt më të gjerë dhe shkatërrues.

Irani ka thënë se numri i raketave të nisura më 23 qershor ka qenë i njëjtë me numrin e bombave të nisura nga Shtetet e Bashkuara në qendrat bërthamore iraniane, duke sinjalizuar se synon përgjigje proporcionale dhe jo përshkallëzim të situatës në mënyrë të pakontrolluar.

Kjo simetri në veprime e vë në pah dëshirën e Iranit për të demonstruar se do të përgjigjet për sulmet që janë kryer në tokën e vet, por edhe që nuk e dëshiron një lufë të shkallës së gjerë.

Baza ajrore Al Udeid shërben si qendra më e madhe e ushtrisë amerikane në Lindje të Mesme dhe shërben si seli e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara për operacionet ushtarake amerikane në rajon. Imazhet satelitore të 20 qershorit tregojnë se Shtetet e Bashkuara i kanë larguar rreth 40 pajisje ushtarake të llojeve të ndryshme nga kjo bazë.

Një aspekt kyç i natyrës simbolike të sulmit është përpjekja e qartë për t'i minimizuar pasojat dhe dëmin kolateral. Sulmi e ka goditur bazën Al Udeid, mirëpo Irani ka theksuar se e ka zgjedhur një bazë jashtë zonave të banueshme, dhe sipas zyrtarëve të Katarit, nuk raportohet për të plagosur.

Kjo vetëpërmbajtje tregon për objektivin e Iranit që të mos shkaktojë viktima, por më shumë që ta ketë këtë veprim si deklaratë politike dhe ushtarake. Duke ofruar paralajmërime paraprake dhe duke i përzgjedhur me kujdes shënjestrat, Irani u ka mundësuar Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të marrin masa, dhe të zvogëlojnë rrezikun e një përshkallëzimi.

Kjo qasje përkujton përgjigjen e Iranit pasi Shtetet e Bashkuara patën vrarë Qasem Soleimanin, gjeneralin e lartë të Gardës Revolucionare te Iranit, i cili është përshkruar gjerësisht si njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran.

Irani është hakmarrë me nisje raketash në bazën ajrore amerikane në Irak, në janar të vitit 2020, por edhe atëherë ka lëshuar paralajmërime, dhe si rezultat nuk ka pasur viktima. Në të dyja rastet, Irani ka synuar që t’i përmbushë kërkesat e brendshme, ndonëse ka sinjalizuar para komunitetit ndërkombëtar, sidomos aktorëve rajonalë dhe fuqive botërore, se është i hapur për shtensionim.

Kjo taktikë u mundëson të gjitha palëve që të shmangin një konflikt në të ardhmen - liderët mund të deklarojnë se kanë vepruar me vendosmëri, pa kaluar kufirin që do t’i bënte zgjidhjet diplomatike të pamundshme./ REL

iran katar

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj