All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Analiza: Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, qeveria e Kosovës hesht

Pretendimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kanë tërhequr vëmendje, por edhe kanë krijuar konfuzion, pasi në opinionin publik mungojnë detaje - të tilla si periudha kohore në të cilën ka mundur të ndodhte një përshkallëzim i tillë.

12 Korrik 2025, 09:38 Nga M.B
Analiza: Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia,
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVA- Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, “ka parandaluar së voni” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë nga Serbia në Kosovë, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk komenton.

Pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se për çfarë lloj përshkallëzimi të situatës bëhej fjalë, çfarë rreziku specifik për sigurinë ekzistonte dhe kur, nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës. Beogradi, në anën tjetër, thotë se presidentja Osmani po e akuzon rrejshëm Serbinë.

Pretendimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kanë tërhequr vëmendje, por edhe kanë krijuar konfuzion, pasi në opinionin publik mungojnë detaje - të tilla si periudha kohore në të cilën ka mundur të ndodhte një përshkallëzim i tillë.

Duke folur më 10 korrik në një ligjëratë në Uashington, presidentja Osmani tha se kjo deklaratë e presidentit Trump, qartazi, u referohet “javëve të fundit” dhe se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”. Jeta Loshaj, studiuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, vlerëson se ekziston një kërcënim real nga Serbia, sidomos në formën e operacioneve speciale dhe kërcënimeve hibride të sigurisë.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e fundit e presidentes Osmani në lidhje me sulmin e mundshëm nga Serbia, vetëm se konfirmon shqetësimet e hershme që kanë ekzistuar - kryesisht brenda qarqeve të ekspertëve - bazuar në retorikën e zyrtarëve serbë, përfshirë edhe vetë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Megjithatë, për Loshajn është “e habitshme” që presidenti amerikan flet hapur për parandalimin e planeve të Serbisë për të sulmuar Kosovën - veprim që në praktikë do të përkthehej sulm ndaj NATO-s - ndërkohë që aleanca ushtarake nuk ka dalë me asnjë reagim zyrtar. Dushan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, thotë se deklarata e presidentes së Kosovës se ka pasur një kërcënim sigurie nga Serbia në javët e fundit, është “joserioze”.

Ai beson se deklarata e Trumpit për këtë çështje i referohej Marrëveshjes së Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e arritur në vitin 2020, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në rrjetin Social Truth më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë.

Ai e akuzoi pasardhësin e tij të atëhershëm, ish-presidentin Joe Biden, se “ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime shumë të pakuptimta”, por se ai “do ta rregullojë sërish”.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po luftonin ashpër, siç kishin bërë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë kërcënonte të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova atë”, shkroi Trump.

Pastaj, në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë më 29 qershor, ai tha se, në muajt e fundit, SHBA-ja ka ndaluar ose parandaluar konflikte midis disa palëve, përfshirë Serbinë dhe Kosovën.

“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, tha Trump.

Pastaj, më 9 korrik, ai përsëriti se e kishte ndaluar luftën në rajon, duke kërcënuar se do ta pezullonte tregtinë.

“Kam arritur të zgjidh shumë situata, si ajo me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të bëjmë tregti. Dhe, duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme”, tha Trump.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.

Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës kulmoi në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiç - ish-nënkryetar i Listës Serbe - sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe vrau një rreshter policie.Kosova e përshkroi sulmin si terrorist dhe e akuzoi Serbinë se qëndron pas tij - gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohoi.

Osmani e përmendi këtë sulm në Uashington, duke thënë se ngjarjet e tilla konfirmojnë se ekziston një rrezik real për incidente të ngjashme në të ardhmen, prandaj, tha ajo, është e rëndësishme që të ketë jo vetëm frenim ushtarak, por edhe politik të Serbisë nga planet e tilla.

Loshaj deklaron se hulumtimet e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë - si ai për rritjen e forcave të operacioneve speciale në Serbi dhe mënyrën se si Kosova trajtohet në doktrinën serbe të sigurisë - tregojnë për shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e Kosovës, por thekson se, megjithatë, ekzistojnë edhe disa kufizime.

“Kur vlerësohet gatishmëria aktuale e Serbisë për të nisur një sulm më të gjerë dhe konvencional ndaj Kosovës, duhen marrë në konsideratë edhe kufizimet. Për aq kohë sa Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s, e cila ka një mandat për misionin e KFOR-it nga Kombet e Bashkuara, çdo lëvizje drejt një sulmi konvencional do të mbartte një rrezik të lartë për Serbinë. Pavarësisht kësaj, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së lëshoi një paralajmërim në shtator të vitit 2023 për një grumbullim të forcave ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën, duke na kujtuar se skenarë të tillë nuk mund të përjashtohen plotësisht”, thotë Loshaj.

Ajo thekson, gjithashtu, se paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë dhe se kërkon vigjilencë dhe angazhim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe SHBA-ja. Janjiç thotë se publiku nuk është në dijeni të një tentative të re sulmi, të organizuar ndaj Kosovës, dhe se presidenti i SHBA-së, Trump, nuk kishte asgjë për të parandaluar.

“Qartazi, Vjosa Osmani nuk ndjek me vëmendje atë që po ndodh në Serbi. Këtu, me muaj, ushtria, forcat paraushtarake dhe madje edhe policia merren me gjëra të tjera, e jo me Kosovën. Kështu që kjo është një politikë joserioze, një përpjekje për t’i bërë përshtypje Trumpit dhe ambicies së tij për Çmimin Nobel për Paqe, por kjo nuk përputhet me faktet”, thotë Janjiç.

Qysh në nëntor të vitit të kaluar, në Serbi janë duke u organizuar protesta, që kërkojnë llogari për shembjen e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku mbetën të vrarë 16 persona. Në fillim të korrikut, në rrjetet sociale u shfaqën disa fotografi me përshkrimin se anëtarët e grupit të armatosur nga Banjska, gjenden pranë Presidencës së Serbisë për të mbrojtur një grup studentësh që i kundërshton protestat, e që mbështeten edhe nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiç, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar për kryerjen e sulmit në Banjskë. Radio Evropa e Lirë kërkoi nga Presidenca e Serbisë të komentonte deklaratat e presidentes së Kosovës, në lidhje me planet e Beogradit për të sulmuar Kosovën gjatë disa javëve të fundit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha përmes një deklarate se Osmanit “i janë errësuar sytë”, për shkak të krizës së brendshme politike dhe pamundësisë për të formuar institucionet e reja pas zgjedhjeve të shkurtit. Sipas tij, Osmani e akuzoi rrejshëm Beogradin për “planet e veta të dhunshme” dhe politikanët nga Prishtina “gënjejnë hapur”.

“Ne po e ruajmë paqen e brishtë në veri të Kosovës dhe Metohisë vetëm falë politikës së mençur dhe të matur të presidentit Vuçiç dhe përgjegjësisë së treguar nga populli serb në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në deklaratën e tij./ REL

kosova

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje