LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Të dhënat amerikane nuk mbështesin pretendimet e Trump mbi shpenzimet për Ukrainën

Që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainë në 2022, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një fond prej rreth 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas grupit mbikëqyrës ndërinstitucional që është përgjegjës për hartimin e raporteve që i dërgohen Kongresit.

20 Shkurt 2025, 21:20 Nga E. D
Analiza: Të dhënat amerikane nuk mbështesin pretendimet e Trump
foto ilustruese

SHBA- Presidenti Donald Trump përsëriti të mërkurën pretendimin se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 350 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë një shifër më e lartë se të dhënat e regjistruara nga Departamenti i Mbrojtjes dhe grupi mbikëqyrës ndërinstitucional që gjurmon shpenzimet për Ukrainën.

Që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainë në 2022, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një fond prej rreth 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas grupit mbikëqyrës ndërinstitucional që është përgjegjës për hartimin e raporteve që i dërgohen Kongresit.

Nga kjo shifër, Pentagoni i konfirmoi Zërit të Amerikës se SHBA-të kanë lëvruar 65.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, ndërsa 3.9 miliardë dollarë të tjerë, të autorizuar nga Kongresi si ndihmë ushtarake për Kievin, nuk janë shpenzuar akoma.

Rreth 58 miliardë dollarë, nga totali prej 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, janë shpenzuar në SHBA, duke shkuar drejtpërdrejt për forcimin e industrisë amerikane të mbrojtjes, qoftë duke zëvendësuar armatimet e vjetra që i janë dhënë Kievit me armë të reja të prodhuara nga Amerika, duke blerë armë të reja të prodhuara në SHBA për Kievin, ose duke bërë investime të drejtpërdrejta në industrinë ushtarake amerikane.

Zëri i Amerikës i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të qartësonte komentet e Presidentit Trump, duke kërkuar në mënyrë specifike dokumentacionin lidhur me mospërputhjen e të dhënave. Shtëpia e Bardhë u përgjigj duke i kërkuar Zërit të Amerikës t’i referohej deklaratave të Presidentit.

Në një postim të bërë të mërkurën në rrjetin e tij Truth Social, Presidenti Trump e cilësoi Presidentin Zelenksyy "një komedian me sukses modest", i cili "arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelenskyy), pa SHBA dhe "TRUMP", nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Një diktator i pazgjedhur që më mirë të veprojë me shpejtësi, ndryshe nuk do t’i mbetet më shtet”.

Presidenti Zelenskyy u tha gazetarëve ukrainas të mërkurën se kostoja totale e luftës që nga shkurti 2022 ishte rreth 320 miliardë dollarë.

"Njëqind e njëzet miliardë e kësaj shume vjen nga ne, populli i Ukrainës, taksapaguesit dhe 200 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian", tha Presidenti Zelensky. "Kjo është kostoja e armatimeve. Kjo është paketa e armatimeve - 320 miliardë dollarë".

Presidenti Trump, i cili e ka përmendur disa herë shifrën prej 350 miliardë dollarësh, shkruajti gjithashtu të mërkurën në median e tij sociale se “Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa dhe paratë e Evropës janë të garantuara, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin asgjë në këmbim”.

Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, një organizatë jofitimprurëse gjermane që regjistron ndihmat ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën, thotë se vendet evropiane në veçanti BE-ja, Britania, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra – kanë dhënë në total rreth 140 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dhënë rreth 120 miliardë dollarë ndihma në total. Në këtë total përfshihen ndihmat ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 2 miliardë dollarë më shumë se Evropa në ndihma ushtarake për Ukrainën, por “donatorët evropianë kanë qenë burimi kryesor i ndihmës për Ukrainën që nga viti 2022, në veçanti kur bëhet fjalë për ndihma financiare dhe humanitare”, thuhet në raportin më të fundit të institutit të publikuar javën e kaluar.

Ndihma për Ukrainën përbën një pjesë shumë të vogël të prodhimit të brendshëm bruto të disa vendeve. Për shembull, Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania kanë mobilizuar më pak se 0.2% të PBB-së së tyre për të mbështetur Kievin, ndërsa kontributet e Francës, Italisë dhe Spanjës për Ukrainën janë sa 0.1% e PBB-së së tyre.

Përllogaritjet e buxhetit të qeverisë amerikane janë komplekse dhe shpenzimet janë të përmasave masive. Sipas një programi që gjurmon në kohë reale shpenzimet e qeverisë amerikane, qeveria ka shpenzuar rreth 2.4 trilionë dollarë në pjesën e parë të vitit fiskal 2025. Në vitin pararendës shpenzimet ishin në 6.75 trilionë dollarë për gjithë vitin.

Studiuesit kundërshtojnë saktësinë e shifrave të dhëna nga Presidenti Trump.

“Shifra nuk është e vërtetë”, tha Liana Fix, studiuese për Evropën në Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë. “Është e mundshme që të gjurmohen se sa kanë shpenzuar Shtetet e Bashkuara për Ukrainën”./VOA

shba donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit