LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit, presidentit të Çeçenisë shtetas i Serbisë për katër ditë?

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse iu dha shtetësia dhe më pas iu hoq nipit të liderit të republikës ruse dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

5 Maj 2026, 16:33 Nga E.d
Analiza: Si u bë nipi i Ramzan Kadyrovit, presidentit të
Jakub Zakriyev dhe daja i tij, Ramzan Kadyrov

Jakub Zakriyev, nipi i presidentit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ishte shtetas i Serbisë vetëm katër ditë. Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse iu dha shtetësia dhe më pas iu hoq nipit të liderit të republikës ruse dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Zakriyev ndodhet në listën e sanksioneve të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të përfshirjes në institucionet ruse. Nën sanksione nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian është edhe lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili prej vitesh përballet me akuza për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë rrëmbime, tortura, vrasje dhe përndjekje të komunitetit LGBT.

Vendimin për t’i dhënë shtetësinë nipit të tij e nënshkroi më 24 prill kryeministri i Serbisë, Gjuro Macut.

“Kjo nuk mund të shpjegohet me politikë racionale”, thotë ish-diplomati serb, Sreqko Gjukiq.

“Është interes personal, shlyerje borxhi ndaj Rusisë dhe Kadirovit”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.

Macut, katër ditë pas vendimit për dhënien e shtetësisë, nënshkroi edhe vendimin për shfuqizimin e saj. Për veprimin e fundit, Qeveria serbe iu referua Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Në këtë ligj thuhet se vendimi mund të shfuqizohet “për të eliminuar një rrezik të rëndë dhe të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, sigurinë publike, rendin dhe qetësinë publike, ose për të shmangur çrregullimet në ekonomi”.

Gjukiq vlerëson se Serbia e tërhoqi vendimin për shtetësinë për shkak të paralajmërimeve nga Bashkimi Evropian.

“Është e qartë se kërkohet që Serbia të ndërpresë praktikën e dhënies së shtetësive, në mënyrë që Bashkimi Evropian të mos vendosë masa të caktuara”, thotë ai.

Në BE nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar vendimin për dhënien dhe më pas heqjen e shtetësisë së nipit të liderit çeçen.

Serbia, edhe në vitet e kaluara, ka dhënë shtetësi përmes një procedure të veçantë, sipas së cilës shtetasit e vendeve të tjera mund ta fitojnë atë nëse një gjë e tillë paraqet “interes për Serbinë”.

Më shumë se 150 rusë, pas pushtimit të Ukrainës, kanë marrë shtetësinë serbe.

Bashkimi Evropian, në raportin për vitin 2025, ka paralajmëruar Beogradin se kjo përbën rrezik potencial sigurie për BE-në, pasi shtetasit rusë, në këtë mënyrë, fitojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në BE.

Edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, Serbia mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe nuk u është bashkuar sanksioneve kundër këtij vendi, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kush është Jakub Zakriyev?
Ibrahim Zakriyev, i njohur edhe si Jakub, u bë një nga kryebashkiakët më të rinj në Rusi - në moshën 27-vjeçare.

Në vitin 2018, ai u emërua kryebashkiak i Groznit - kryeqytetit të Çeçenisë.

Në shkurt të vitit 2020, ai mori detyrën e shefit të administratës së presidentit dhe Qeverisë së Çeçenisë, dhe më pas u bë zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë.

Zakriyev u emërua edhe drejtor i degës ruse të kompanisë franceze Danone, pasi Rusia e konfiskoi atë.

Menjëherë pas transferimit të pronësisë, Danone në Rusi u riemërua në shoqërinë aksionare H&N (Health & Nutrition).

Në mars të vitit 2024, Putin e anuloi nacionalizimin e Danone-s, ndërsa mediat ruse raportuan se ishte arritur marrëveshje për shitjen e saj te persona privatë.

Sipas raportimeve, pronësia duhej të ndahej 50:50 mes nipit të Kadyrovit dhe kompanisë Vamin nga Tatarstani.

Në maj të vitit 2024, shitja e degës ruse të Danone-s përfundoi dhe ajo i kaloi kompanisë Vamin.

Sipas një deklarate të vitit 2023 nga Departamenti amerikan i Shtetit, Zakriyev gjendet në listën e sanksioneve për shkak të lidhjeve me familjen e Ramzan Kadyrovit, si dhe për faktin se ka qenë “drejtues i degës ruse të një kompanie evropiane, pasi Federata Ruse i konfiskoi asetet e saj”.

Dhënia e shtetësisë, “jotransparente”

Për ish-diplomatin Gjukiq, dhënia e shtetësisë në Serbi është jotransparente dhe ngre “shumë pyetje dhe dyshime”. Gjukiq thekson se në shumicën e rasteve, është e paqartë se çfarë interesi ka Serbia në dhënien e shtetësisë qytetarëve rusë, pasi autoritetet nuk i shpjegojnë publikisht vendimet e tilla.

Në këtë rast specifik, ai beson se Serbia, “në parim”, nuk kishte interes t’i jepte shtetësinë Zakriyevit. Por, shton se kjo nuk është hera e parë që Serbia i jep shtetësi “një qytetari rus nën sanksione, ose dikujt nga rrethi i tij i ngushtë që është nën sanksione”. 

Kush mori shtetësinë serbe?
Së paku katër qytetarë rusë morën shtetësinë serbe edhe pse ishin nën sanksione nga Britania e Madhe dhe Kanadaja në atë kohë, raportoi rrjeti hulumtues BIRN, në vitin 2025.

Atë vit, Radio Evropa e Lirë raportoi se shtetësia serbe iu dha edhe Iman Sumajdovna Khalidovës, e cila, sipas të gjitha të dhënave, është vajza e Sumajdov Khalidovit - sipërmarrës dhe atlet nga Çeçenia.

Në maj të vitit 2023, edhe vetë Khalidov mori shtetësinë serbe përmes një procedure të veçantë.

Në fillim të gushtit të vitit 2022, biznesmeni rus, Oleg Cherepanov, mori pasaportën serbe, dhe në fund të korrikut, Arkady Mutavchi, ish-drejtor ekzekutiv i një furnizuesi për Departamentin e Menaxhimit të Pronave të Kremlinit, mori gjithashtu pasaportën serbe.

Numri i shtetësive të dhëna nga Qeveria e Serbisë u rrit ndjeshëm që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 2022, dhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe njerëzve të afërt me Kremlinin.

Nga viti 2010 deri në vitin 2015, midis pesë dhe 13 personave iu dha shtetësia serbe brenda një viti, ndërsa viti i parë i luftës në Ukrainë solli një numër rekord vendimesh për dhënien e shtetësisë: 64. Që atëherë, më shumë se 150 shtetësi serbe iu dhanë vetëm qytetarëve rusë.

Paralajmërimet nga Brukseli

Bashkimi Evropian paralajmëroi disa herë kundër praktikës së dhënies së pasaportave serbe qytetarëve rusë. Raporti i fundit i zgjerimit i vitit 2025 vlerësoi se politika e vizave e Serbisë nuk është plotësisht në përputhje me atë të Bashkimit Evropian dhe se dhënia e pasaportave qytetarëve rusë është “shkak për shqetësim”.

“Duhet të zbatohen kontrolle të rrepta sigurie kur u jepet shtetësia serbe qytetarëve rusë, pasi mbajtësit e pasaportave serbe përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE”, u tha në raport.

Në këtë kontekst, BE-ja i bëri disa rekomandime Serbisë që të përafrohej më tej me politikën e vizave të BE-së. 

Marrëdhëniet Çeçeni-Serbi

Zyrtarët çeçenë kanë vizituar Serbinë disa herë në vitet e fundit. Dzhambulat Umarov, ish-zëvendëskryeministër i republikës ruse të Çeçenisë dhe ministër i Informacionit, prezantoi librin e tij në vitin 2023 në qendrën ruse për shkencë dhe kulturë në Beograd, e njohur si Shtëpia ruse.

Umarov është bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov. Në nëntor të vitit 2022, përfaqësuesi i kreut të Çeçenisë në vendet arabe dhe myslimane, Turko Daudov, vizitoi Serbinë, ku u takua edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Daudov shkroi atëkohë në faqen e tij në Instagram se ia përcolli përshëndetjet e Kadyrovit Vuçiqit dhe gjithë popullit serb. Ai tha se “marrëdhëniet vëllazërore shekullore midis Rusisë dhe Serbisë kanë demonstruar edhe një herë forcën e tyre”.

Në përgjigje, Vuçiq deklaroi se populli rus është vëllazëror ndaj serbëve dhe se këto marrëdhënie “nuk mund të shkatërrohen nën asnjë presion”. Në atë kohë nuk dihej se cili ishte qëllimi kryesor i takimit dhe tema e bisedës së dy politikanëve.

Në janar të atij viti, një delegacion nga Serbia vizitoi Çeçeninë dhe vendet vendosën të bashkëpunonin në boks. Sipas një deklarate nga Federata Serbe e Boksit, Kadyrov kishte ndërmend të organizonte stërvitje për ekipet kombëtare serbe dhe ruse në Grozni dhe të zhvillonte më tej marrëdhëniet me Beogradin “për të mirën e të dyja vendeve”.

Në vitin 2021 u përmend publikisht edhe një iniciativë për të themeluar një shkollë fetare në Novi Pazar, në Serbinë jugperëndimore, e cila do të merrte emrin e Ahmad Kadyrovit, babait të ndjerë të udhëheqësit çeçen. Por, tash për tash, nuk ka informacione zyrtare në lidhje me zbatimin e kësaj iniciative./REL

jakub zakriyev Çeçeni ramzan kadyrov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet