LIVE UPDATES
Bota

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Edhe më keq se kaq, janë goditur objektet e naftës dhe gazit, ndërsa bllokadë e tanishme amerikane ndaj porteve iraniane e ka ndërprerë pothuajse plotësisht burimin kryesor të të ardhurave të Teheranit: paratë nga nafta. Duke qenë se monedha ka rënë në nivele historikisht të ulëta kundrejt dollarit dhe ndërprerja e internetit ka paralizuar bizneset, analistët thonë se ekonomia e Iranit ndodhet tani në një territor të panjohur.

5 Maj 2026, 08:44 Nga E. D

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

IRAN- Ekonomia e Iranit ka hasur në vështirësi tash e shumë vite për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe keqmenaxhimit administrativ. Por, gjendja është përkeqësuar edhe më shumë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet më 28 shkurt. Infrastruktura veçse e rrënuar ishte në shënjestër të sulmeve, duke bërë që fabrika e uzina çeliku të dalin jashtë funksioni, ndërsa ura e porte të jenë të papërdorshme.

Edhe më keq se kaq, janë goditur objektet e naftës dhe gazit, ndërsa bllokadë e tanishme amerikane ndaj porteve iraniane e ka ndërprerë pothuajse plotësisht burimin kryesor të të ardhurave të Teheranit: paratë nga nafta. Duke qenë se monedha ka rënë në nivele historikisht të ulëta kundrejt dollarit dhe ndërprerja e internetit ka paralizuar bizneset, analistët thonë se ekonomia e Iranit ndodhet tani në një territor të panjohur.

“Pra, nëse regjimi nuk kërkon lëshime nga SHBA-ja për ta hequr bllokadën, ekonomia do të mbetet jashtëzakonisht e dobët”, tha Jason Tuvey, zëvendëskryeekonomist për tregjet në zhvillim në Capital Economics me seli në Londër.

“Por, në fund, gjithçka varet nga niveli i dhimbjes ekonomike që regjimi iranian është i gatshëm ta përballojë për t’i arritur synimet e veta ushtarake dhe gjeopolitike”, shtoi ai.

Gjendja është përkeqësuar aq shumë saqë zyrtarët e lartë nuk mund ta mohojnë më dëmin. Thuhet se guvernatori i Bankës Qendrore të Iranit, Abdolnaser Hemmati, i ka kërkuar presidentit Masud Pezeshkian të ndërmarrë hapa urgjentë për ta stabilizuar ekonominë, përfshirë rikthimin e qasjes së plotë në internet dhe arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Uashingtonin.

Zëdhënësja e Qeverisë, Fatemeh Mohajerani, ka vlerësuar se dëmet e përgjithshme në infrastrukturë dhe në pronat e banimit dhe tregtare nga lufta kapin shifrën e 270 miliardë dollarëve. Kjo shifër është nëntë herë më e lartë se i gjithë buxheti publik i Iranit për vitin 2025 dhe afërsisht 60 për qind e prodhimit ekonomik të vendit, sipas faqes ekonomike Eghtesad News.

Zyrtarët iranianë vlerësojnë se kostot e rindërtimit do të arrijnë në rreth 300 miliardë dollarë vetëm për infrastrukturën civile, ndërsa kosto të tjera do të vijnë nga ndërprerjet e tjera ekonomike, si humbja e bizneseve dhe nevoja për rritje të pagesave sociale.

Sipas Gholamhossein Mohammadi, zëvendësministër i Punës në Iran, vlerësimet paraprake tregojnë se konflikti ka çuar në humbjen e më shumë se një milion vendeve të punës dhe ka lënë dy milionë njerëz të papunë drejtpërdrejt ose tërthorazi. Koha e luftës e ka përkeqësuar edhe më shumë tregun e punës të Iranit.

Sipas së përditshmes ekonomike iraniane, Donya-e Eqtesad, pranvera është tradicionalisht sezoni kulmor i punësimit. Platforma e punësimit Iran Talent thotë se një muaj tipik pranvere prodhon rreth 65.000 vende të lira pune. Këtë vit, vendet e reja të punës kanë rënë me 80 për qind. Për çdo pesë vende pune që hapeshin pranverën e kaluar, katër tani janë zhdukur.

Sa i përket kërkesave për punë, shifrat janë po aq të larta. Më 5 maj, platforma e punësimit Jobvision regjistroi një rekord ditor prej 318.000 CV të dorëzuara nga punëkërkuesit, pra 50 për qind më shumë se rekordi i mëparshëm prej 212.000 sosh.

Hendeku midis atyre që kërkojnë punë dhe vendeve të hapura të punës nuk ka qenë kurrë më i madh. Ndërkohë, analistët thonë se shkatërrimi i ekonomisë është përkeqësuar nga ndërprerja e internetit e vendosur nga shteti, tani në ditën e saj të 66-të.

Kjo ndërprerje i kushton ekonomisë digjitale të Iranit midis 30 dhe 80 milionë dollarë çdo ditë, duke shkatërruar tregtinë elektronike, logjistikën dhe sektorin e teknologjisë, pa përmendur sipërmarrësit e vegjël, bizneset e të cilëve janë ndalur plotësisht.

Në një shenjë shqetësimi në rritje, Unioni i Prodhimit dhe Publikimit të Përmbajtjes, që përfaqëson bizneset që operojnë në hapësirën digjitale, ka bërë thirrje për qasje të sigurt në internet për iranianët. Në një deklaratë të formuluar me kujdes më 4 maj, unioni tha se, megjithëse mbështet vendimet e Qeverisë në kushte emergjente, çdo politikë në këtë fushë duhet të zhvillohet me pjesëmarrjen e sektorit privat.

“Jeta e miliona iranianëve e ndërtuar mbi baza digjitale nuk duhet të bëhet lodër e interesave përçarëse politike”, thuhej në deklaratë.

Riali iranian ka rënë në mënyrë të theksuar paralelisht. Monedha tani tregtohet rreth 1.9 milionë riali për vetëm një dollar në tregun e lirë, më shumë se dyfishi i vlerës së saj një vit më parë, sipas TGJU, një platformë që gjurmon tregun e arit dhe këmbimit valutor në Iran.

Duke qenë se të ardhurat nga nafta i janë ndalur nga bllokada detare amerikane dhe bizneset nuk janë në gjendje për të gjeneruar të ardhura të tatueshme, Qeveria përballet me një krizë strukturore financimi.

Duke folur për Radion Farda të REL-it, Dalga Khatinoglu, ekspert i energjisë për Iranin me bazë në Azerbajxhan, tha se Irani do të duhet ta ulë prodhimin e naftës dhe gazit nëse bllokada vazhdon, sepse po i mbaron kapaciteti i magazinimit.

Ai vlerësoi se, nëse bllokada amerikane vazhdon edhe për një muaj tjetër, prodhimi i naftës në Iran do të bjerë për 1.2 milion fuçi në ditë.

“Kjo do të jetë shumë e dhimbshme për Iranin”, tha Khatinoglu.

Pasojat fiskale shtrihen përtej humbjes së prodhimit. Ekonomisti iranian, Majid Salimi Borujeni, duke shkruar në të përditshmen ekonomike Jahan-e-Sanat, paralajmëroi se çdo rritje e të ardhurave nga nafta për shkak të çmimeve më të larta gjatë mbylljes së Ngushticës së Hormuzit është e përkohshme dhe se kostot e rindërtimit pas luftës do ta tejkalojnë shumë atë.

Me mungesë burimesh të besueshme të të ardhurave, ai argumentoi se financimi monetar i deficitit - praktikisht shtypja e parasë - mund të jetë e vetmja rrugë e mbetur, një rrugë që rrezikon të përshpejtojë inflacionin që tashmë ka kaluar mbi 70 për qind./REL

lufta ne iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet