LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Qeveria Merz një vit në detyrë, përplasja me Trump dhe kohët e vështira

Në fakt, kriza nisi që në momentin zero të udhëheqjes së tij si kancelar. Më 6 maj 2026, zgjedhja e Friedrich Merz-it në Bundestag u shndërrua në një precedent. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, kandidati nuk arriti shumicën absolute të nevojshme në raundin e parë të votimit.

5 Maj 2026, 10:24 Nga E. D
Analiza e DW: Qeveria Merz një vit në detyrë, përplasja me
Friedrich Merz

GJERMANI- Një vit pas fillimit të mandatit koalicioni qeverisës gjerman CDU/CSU e SPD po përballet me vështirësitë politikës së ditës. Por fajin e kanë gjithmonë të tjerët. Edhe politika e presidentit të SHBA së përbën shqetësim. A jep kancelari Friedrich Merz aktualisht intervista të zgjeruara, sepse po afron përvjetori i zgjedhjes së tij si kancelar – apo sepse koalicioni që ai drejton, mes CDU‑së, CSU‑së dhe SPD‑së, ndodhet në krizë? Me gjasë, të dyja lidhen me njëra‑tjetrën.

Në CDU, por edhe në CSU, po shtohet "gjithnjë e më shumë një pakënaqësi e madhe” ndaj kompromiseve që arrin i ashtuquajturi koalicioni me bazë të gjerë, tha Merz të dielën (03.05.2026) në emisionin e ARD‑së "Caren Miosga”. Edhe vlerësimet në opinionin publik ndaj tij si person janë në rënie të ndjeshme.

Në fakt, kriza nisi që në momentin zero të udhëheqjes së tij si kancelar. Më 6 maj 2026, zgjedhja e Friedrich Merz-it në Bundestag u shndërrua në një precedent. Për herë të parë në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, kandidati nuk arriti shumicën absolute të nevojshme në raundin e parë të votimit.

Për kancelarin e dhjetë federal gjerman, u desh për herë të parë në historinë e Bundestagut një raund i dytë votimi. Kjo tregon gjithashtu se i ashtuquajturi koalicion i madh nuk është më aq "i madh” dhe se ai ka vetëm një epërsi shumë të ngushtë mbi shumicën absolute në sallën plenare.

Vjeshta 2025 nuk qe një "vjeshtë reformash”

Në verën pas zgjedhjes së tij, Merz shpalli se vjeshta e vitit 2025 do të ishte një "vjeshtë reformash”. Bëhej fjalë për riorganizime ose ndryshime në elemente themelore të shtetit social gjerman: pensionet, shëndetësinë, kujdesin afatgjatë dhe uljen e burokracisë. Por në muajt që pasuan, asgjë nga këto nuk u bë konkrete.

E vetmja masë që u miratua shpejt ishte një "fond i posaçëm për infrastrukturën dhe neutralitetin klimatik”, unik në këtë formë, me vlerë 500 miliardë euro, i cili parashikohet të përdoret deri në vitin 2045. Ai synon, për shembull, zgjerimin e rrjetit hekurudhor dhe përballimin e grumbullimit të projekteve të domosdoshme për rindërtimin e urave. Sepse betoni i Gjermanisë po degradohet.

Në vend të kësaj, bashkëpunimi – veçanërisht ndërmjet dy anëtarëve të kabinetit atij për financat, Lars Klingbeil (njëkohësisht zëvendëskancelar dhe kryetar i SPD‑së),dhe për ekonominë, Katherina Reiche (CDU) – u kthye në një përplasje të vazhdueshme.

Energjia e ministres së Ekonomisë u përqendrua te një sërë masash që synonin zhbërjen e hapave të ndërmarrë nga koalicioni i mëparshëm, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët, i njohur si "Ampel” (Semafor) në vitet 2021–2024 drejt një kombinimi të politikës ekonomike dhe mbrojtjes së klimës. Kjo përfshinte edhe thirrjen gjithnjë e më të fortë brenda Unionit për t'u rikthyer te përdorimi civil i energjisë bërthamore, e cila ishte hequr gradualisht nga një qeveri federale e udhëhequr nga CDU/CSU nën Angela Merkel që nga viti 2011.

Si në ARD, ashtu edhe në një intervistë të gjatë për revistën "Der Spiegel”, Merz tingëllon sikur i sheh pothuajse të gjitha kompromiset e koalicionit në dëm të CDU/CSU‑së. Ai flet për një "koalicion me një partner më të madh dhe një partner më të vogël”. Ky, sipas tij, kërkon "edhe kompromise”, dhe kompromiset "nuk janë rrugë me sens unik”. E kjo nuk duket aspak si një paralajmërim adresuar kampit të tij.

Sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të shërohet

Vetëm disa ditë para përvjetorit të parë të koalicionit, qeveria paraqiti si paketë të parë të madhe konceptin e saj për reformimin e sistemit shëndetësor.Megjithatë, ende nuk është vendosur asgjë përfundimisht. Fillimisht priten disa muaj konsultimesh në Bundestag, gjatë të cilave ndryshimet janë gjithmonë të mundshme.

Kryekorrespondentja e DW‑së, Michaela Küfner, ka shoqëruar ose vëzhguar shumë nga udhëtimet dhe paraqitjet publike të Merz-it gjatë vitit të tij të parë si kancelar. Ajo nuk e sheh luhatjen e vitit të parë vetëm negativisht. Viti i parë i Merz-it, sipas Küfner-it, nuk e ka bërë "Gjermaninë më të qëndrueshme, por më të orientuar drejt fakteve”: "Ashtu siç Merz-it iu desh të njihte kufijtë e aftësisë për kompromis me partnerin e koalicionit dhe me partinë e tij, po ashtu në Gjermani është përhapur bindja se pa reforma strukturore nuk mund të ecet më përpara. Vetëm kjo përbën përparim shoqëror.”

Në këtë kontekst, një koalicion sa më i bashkuar në të gjitha debatet thelbësore do të ishte veçanërisht i domosdoshëm, sidomos përballë sfidave të politikës së jashtme. Sepse vazhdimisht është paralajmëruar me shqetësim për një kolaps të Europës, për fundin e aleancës mbrojtëse të Atlantikut të Veriut, NATO‑s, dhe për shkatërrimin e miqësisë transatlantike. Stili herë‑pas‑here i çrregullt i politikës së presidentit amerikan Donald Trump i përforcon edhe më shumë këto shqetësime.

Udhëtimet e kancelarit ose të ministrit të Jashtëm kanë tani shpesh, qoftë në Evropë apo në rajone të tjera të botës, një karakter strategjik. Kjo sidomos sepse viti i parë i Merz-it është lënë në hije nga veprimet e Trump-it.

Dikur, në nëntor të vitit 2020, politikani i CDU‑së kishte shprehur bindjen se "Trump dhe unë – do t'ia kishim dalë mbanë bashkë”. Në njëfarë mënyre, kjo duket si diçka shumë më e largët se pesë vjet e gjysmë më parë.

Gjatë vitit të tij të parë, Merz ka qenë tri herë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Deri para pak ditësh, dukej sikur ai ishte një nga (të paktët) krerë qeverish evropianë që, siç thuhet zakonisht, kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me Trump-in dhe mund të fliste hapur me të. Por kjo po ndryshon pas kritikës së tij të ashpër, të shprehur publikisht, ndaj mënyrës se si Trump veproi në luftën kundër Iranit. Amerikanët, tha Merz para pak ditësh gjatë një bisede me nxënës në rajonin Sauerland, "qartazi nuk kanë asnjë strategji” në këtë konflikt, ndërsa Republika Islamike e Iranit e ka "poshtëruar” SHBA‑në gjatë negociatave.

Trump reagoi ashtu siç reagon zakonisht Trump. Ai njoftoi tërheqjen e 5.000 ushtarëve amerikanë nga Gjermania dhe qortoi kancelarin në kanalin e tij në rrjetet sociale, "Truth Social”. Merz, sipas Trump-it, nuk ka asnjë ide se për çfarë po flet dhe do të bënte më mirë të merrej me "vendin e tij të shkatërruar”.

Gjendja ekonomike e Gjermanisë, tha ai, është e keqe. Më pas, Trump ndërmori rritjen e ndjeshme të tarifave doganore për produktet e importuara nga Evropa, një hap që me siguri do të ketë pasoja për industrinë e automobilëve, tashmë të goditur rëndë.

Për kancelarin, kjo përbën një barrë të re. Ai shpesh thekson se flet rregullisht në telefon me Trump-in. Që disa muaj më parë, ai i kishte bërë një ftesë Trump-it për të vizituar rajonin Pfalz (Palatinate), vendlindjen e paraardhësve të tij.

Në dritën e tensioneve të reja, Merz e përshkroi situatën e krijuar si "të vështirë” në ARD. Ai shprehu shpresën "që të mund të dalim nga kjo situatë”. Sipas tij, një nga bindjet e tij themelore është se "marrëdhënia transatlantike është shumë e vlefshme për të gjithë ne”. Edhe në temën e Evropës, Merz bën thirrje fuqishëm për besim dhe optimizëm, edhe pse situata mbetet e hapur. Ai thekson se i kushton rëndësi të veçantë "ruajtjes së unitetit të Evropës”.

Prandaj, ai udhëton shpesh brenda Bashkimit Evropian, "nga bindja ime më e thellë se tani duhet ta mbajmë vërtet të bashkuar këtë BE-në”.

Çdo gjë ka një çmim politik

Kryekorrespondentja e DW‑së, Küfner, në analizën e saj i merr si pikënisje pasojat që kanosen pas kritikës së Merz-it ndaj presidentit amerikan, pasi duket se kjo nxjerr në pah një model thuajse të përsëritur. Në sfondin e kritikës së tij të drejtpërdrejtë ndaj Trump-it, Merz, sipas saj, "paguan shpesh një çmim të lartë politik për gafat e tij verbale”.

E hapur mbetet "pyetja nëse ky kancelar, me talentin e tij të pashembullt për autogola politikë, është në gjendje t‘i shndërrojë edhe në veprim politik aftësitë e njohura të tij në fushën e ekonomisë”. Një gjë është e qartë sipas Küfner: "Duke parë situatën globale, Gjermania dhe Evropa nuk mund ta përballojnë një tjetër dështim të një qeverie gjermane.”/DW

friedrich merz

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet