LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024 në SHBA?

Me një histori garash shumë të ngushta zgjedhore, 10 votat elektorale të shtetit Wisconsin mund të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.

4 Nëntor 2024, 17:25 Nga M.B
Analiza: Përse Wisconsin është thelbësor në garën
Foto ilustruese

SHBA- Wisconsin, një shtet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, që njihet për prodhimet e bulmetit dhe të birrës, është njëri prej shteteve përcaktuese në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.  Me një histori garash shumë të ngushta zgjedhore, 10 votat elektorale të shtetit Wisconsin mund të përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.

Dy partitë kryesore po investojnë shumë në Wisconsin, të vetëdijshëm për rëndësinë e tij për të përcaktuar fituesin e zgjedhjeve. Ndërkohë që kandidatët po bëjnë ndalesa të shpeshta në këtë shtet, që nga qyteti i saj më i madh Miluaki e deri tek qytetet më të vogla, votuesit në Wisconsin e gjejnë veten në qendër të procesit demokratik të Amerikës.

Wisconsin është aktualisht njëri nga shtatë shtetet e pavendosura që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ky shtet, që gjendet në pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara është i njohur për prodhimet e bulmetit dhe kulturën e konsumit të birrës, si dhe për gara tejet të ngushta zgjedhore. Në dy zgjedhjet e fundit, ndryshimi mes fituesit dhe humbësit ka qënë më i vogël se 1 për qind. Profesori Barry Burden sqaron karakteristikat e këtij shteti.

“Ka diçka magjike në Wiskonsin, karakteristikat demografike të grupeve që favorizojnë dy partitë baraspeshojnë njëri-tjetrin. Kur demokratët për shembull fitojnë përkrahje nga një grup në rritje – si votuesit e zonave urbane në Madison - republikanët arrijnë përkrahje në nivele të barabarta përmes votuesve në zona rurale, apo atyre që jetojnë jashtë qendrave urbane”.

Por përkundër këtyre zgjedhjeve historikisht të ngushta, kandidatët demokratë kanë fituar në Wisconsin deri në vitin 2016.

“Viti 2016 ishte një tronditje e vërtetë për republikanët dhe për demokratët. Ishte befasi që një kandidat republikan fitoi në një shtet pas aq shumë ciklesh zgjedhore – qysh nga mesi i viteve ‘80-të. Hera e fundit kur një republikan kishte fituar në këtë shtet ishte në vitin 1984. Ky zhvillim i alarmoi të dyja partitë se diçka po ndodhte në këtë shtet. Për Trumpin, ishin votuesit në zona rurale dhe votuesit që jetojnë jashtë qyteteve të mëdha, të cilët e mbështetën dhe mendoj mungesa e vëmendjes nga kandidatja demokrate Hillary Clinton. Është fakt i njohur se ajo nuk e vizitoi këtë shtet”, thotë profesori Burden.

Presidenti Joe Biden e riktheu përkrahjen për demokratët në Wisconsin në zgjedhjet e vitit 2020. Por kandidatja demokrate Kamala Harris nuk po ia lë rastësisë. Ajo e nisi fushatën e saj nga Miluaki. Republikanët po ashtu organizuan kuvendin e tyre në Wisconsin. Si edhe në shtete të tjera, çështja kryesore për votuesit në Wisconsin është ekonomia. Por është edhe një çështje tjetër që mund të jetë thelbësore.

“Aborti është bërë çështje kryesore, ndoshta më shumë se në pjesët tjera të vendit. Kur Gjykata e Lartë mori vendimin që shfuqizoi vendimin për mbrojtjen me Kushtetutë të abortit (Roe v. Wade), pati më shumë rëndësi në Wiskonsin se në shtetet e tjera, ngaqë deri në atë moment aborti kishte qenë i ligjshëm dhe po ofrohej në tërë shtetin. Por gjatë javës kur u shpall vendimi, klinikat që ofronin abortin si shërbim e ndërprenë atë dhe çështja e abortit po i largon disa gra, sidomos gratë e shkolluara, nga mbështetja për Partinë Republikane", thotë Burden.

Profesori Burden thotë se një grup i rëndësishëm që duhet vëzhguar është ai i afrikano-amerikanëve.

“Afrikano-amerikanët përbëjnë vetëm rreth 6 për qind të popullsisë në këtë shtet. Ata votojnë në shkallë më të ulët se votuesit e bardhë, por ata janë përkrahës të mëdhenj të demokratëve, edhe pse më pak këto vitet e fundit. Siç ishte edhe prirja në nivel kombëtar, votuesit afrikano-amerikanë kanë filluar paksa të migrojnë në drejtim të republikanëve, sidomos votuesit e rinj afrikano-amerikanë”.

Eksperti Burden thotë se në rezultatin e zgjedhjeve në shtetin Wisconsin ndikim mund të ketë edhe ndonjë kandidatët i tretë.

“Çfarëdo përqindje, sado e vogël që i shkon një kandidati të pavarur, apo një kandidati të një partie të vogël, mund të ketë rëndësi. Ekziston një traditë e kandidatëve të tillë, që dalin mirë në Wiskonsin. Jill Stein, kandidatja e Partisë së Gjelbër këtë vit, ishte gjithashtu kandidate në vitin 2016 dhe fitoi rreth 100,000 vota. Hillary Clinton humbi ndaj Donald Trump me një diferencë prej rreth 20 mijë votash. Pra, ekzistojnë prova që një kandidat mund të marrë aq vota, sa të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm”.

Sipas anketave, zgjedhjet në Wisconsin janë të paparashikueshme. Por, një gjë mund të parashikohet: pjesëmarrja e lartë në votime. Ky shtet zakonisht renditet në mesin e pesë shteteve në nivel kombëtar sa i përket pjesëmarrjes në votime./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj