LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me udhëheqës të vjetër

Megjithatë, këto parti po i mbajnë udhëheqësit e vjetër, përfshirë disa që po ua vazhdojnë mandatet atyre. Sipas disa analistëve, ndryshimet në kuadro në radhët e opozitës janë të pritshme dhe të kuptueshme.

4 Dhjetor 2025, 12:37 Nga E. D
Analiza: Ndryshime partiake në Maqedoninë e Veriut, por me
foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) do ta ketë një udhëheqje të re, por me kryetarin e njëjtë: Venko Filipçe. Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase - Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do t’iu japin nga një mandat tjetër Hristijan Mickoskit dhe Ali Ahmetit, përkatësisht, ndërsa koalicioni shqiptar VLEN paralajmëroi shkrirjen në një parti të vetme.

Këto ndryshime pas disfatave në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut janë të kuptueshme për opozitën, vlerësojnë disa analistë. Por, a janë të mjaftueshme? Nga freskime me anëtarë e deri te strategjitë e reja dhe bashkimet formale - këto janë disa nga ndryshimet që tashmë po ndodhin ose do të pasojnë në partitë më të mëdha në skenën politike pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor dhe 2 nëntor.

Megjithatë, këto parti po i mbajnë udhëheqësit e vjetër, përfshirë disa që po ua vazhdojnë mandatet atyre. Sipas disa analistëve, ndryshimet në kuadro në radhët e opozitës janë të pritshme dhe të kuptueshme.

Në LSDM, e gjithë udhëheqja e ngushtë – Komiteti Ekzekutiv, me propozim të liderit Venko Filipçe, dha dorëheqje më 2 dhjetor, ndërsa partia paralajmëroi “energji të re” pasi në zgjedhje fitoi vetëm gjashtë komuna dhe nuk e përmirësoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, kur mori 152.000 vota.

"Ajo që është më e rëndësishmja është të shihet se kush do t’i zëvendësojë, sepse tani duhet të jenë njerëz të njohur për publikun dhe që do të mund, para së gjithash, ta rikthejnë një pjesë të trupit votues. Pastaj, mund të flitet për rikthimin e besimit, i cili qartazi është në nivelin më të ulët në 30 vjetët e fundit", thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) Vladimir Bozhinovski nga Instituti për Hulumtime Politike.

Sekretari i përgjithshëm i deritanishëm, Aleksandar Sasho Dimitrievski, një nga ata që dhanë dorëheqje, thotë se e kanë bërë këtë, në radhë të parë, si akt moral para kryetarit Filipçe dhe para anëtarëve të Komitetit Qendror, për shkak të rezultateve të zgjedhjeve lokale.

"Ne përfundimisht u pajtuam që para mbledhjes së ardhshme të Komitetit Qendror t’ua lëmë anëtarëve të KK-së, përmes diskutimit, të vendosin për freskimin e kuadrove të partisë, si dhe se kush nga udhëheqja e tanishme duhet përfundimisht të vazhdojë në organet më të larta të LSDM-së. Si unë, ashtu edhe çdo koleg në Komitetin Ekzekutiv kemi qenë dhe do të mbetemi plotësisht të përkushtuar për ta ngritur sërish partinë", thotë Dimitrievski për REL.

Ndërkohë, BDI-ja opozitare ka paralajmëruar Kongres për 20 dhjetor, por ende nuk duan të parashikojnë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, një gjë është e sigurt.

"Në Kongres padyshim se do të rizgjidhet Ali Ahmeti si kryetar i partisë, si dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Këto dy organe do të dalin nga Kongresi dhe më pas në Këshillin e Përgjithshëm do të zgjidhet Kryesia Qendrore", thotë për REL zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi.

A janë të mundshme reformat pa përgjegjësi nga udhëheqësi?

Disa analistë shtrojnë pyetjen nëse janë të mundshme reforma pa dhënë përgjegjësi udhëheqësi kryesor. Sipas analistit dhe kryetarit të Institutit Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRS), Xhelal Neziri, me përgjegjësinë e liderit "nisin ndryshimet e vërteta" në parti.

Ajo që po ndodh në LSDM dhe BDI, sipas tij, duket më shumë si "kontrollim i dëmit" pas rezultateve të dobëta zgjedhore, sesa reforma të mirëfillta.

Megjithatë, sa u përket socialdemokratëve, ai kujton se Filipçe e mori drejtimin para një viti kur partia ra nga pushteti, ose siç thotë ai kur “partia u çmontua dhe ai pati pak kohë ta konsolidonte”.

"Ai ka shanse ta ngrejë partinë vetëm nëse promovon njerëz që realisht besojnë në socialdemokracinë si koncept dhe ideologji, nëse arrin ta bashkojë të majtën e fragmentuar në vend dhe nëse lidh një koalicion ideologjik me BDI-në, qoftë ai zyrtar apo joformal. Pa këto tri kushte, Filipçe pa dashje do të vazhdojë të jetë garanci për fitoret e Hristijan Mickoskit, duke e mbajtur opozitën në agoni", thotë Neziri për REL-in.

Dorëheqja e të gjithë Komitetit Ekzekutiv të LSDM-së nënkuptoi largimin e nënkryetares, nënkryetarëve, sekretarit të përgjithshëm dhe sekretarëve organizativë.

Pasuesit e tyre duhet të zgjidhen nga Komiteti Qendror, i cili ka rreth 130 anëtarë. Ky trup pritet të mblidhet deri në fund të dhjetorit dhe të zgjedhë nga 10 deri në 18 persona që do të jenë pjesë e Komitetit Ekzekutiv.

Ndërkohë, nënkryetari i partisë zgjidhet vetëm në Kongres. Ende nuk ka datë të caktuar për kongresin e LSDM-së. Vendimin për ta thirrur atë e merr Komiteti Qendror.

Ndryshe nga LSDM-ja, BDI-ja duhet të reformohet edhe konceptualisht me definimin e një matrice të qartë ideologjike që do të mobilizojë anëtarësinë, vlerëson analisti Neziri.

"Vitet e fundit kjo parti më shumë ngjante me një grup biznesi i përbërë nga politikanë-biznesmenë që ishin të gatshëm për gjithçka vetëm për të qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv. Nëse ky koncept nuk ndryshon, BDI-ja nuk do të mund të funksionojë si parti opozitare, sepse të gjitha ato struktura të lidhura me interesa konkrete do të kalojnë drejt partive në pushtet", thotë ai.

Mickoski shkon drejt mandatit të fundit në krye të VMRO-DPMNE-së

Ndërsa ndryshimet në opozitë janë të pritshme pas zgjedhjeve, për partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, e cila fitoi 55 nga 81 komunat në vend, ndryshimet nuk janë të domosdoshme, theksojnë disa bashkëbisedues.

Bozhinovski thekson se kur dikush i fiton zgjedhjet që janë mbajtur para më pak se dy muajsh, vështirë se mund t'i ushtrohet trysni për ndonjë ndryshim.

"Nëse do të ketë apo jo ndryshime, mendoj se varet nga perceptimi i rezultatit – nëse të gjithë kanë dorëzuar atë që pritej apo jo", thekson Bozhinovski.

VMRO-DPMNE-ja duhet të mbajë Kongresin në Kavadar më 6 dhjetor. Në të pritet rizgjedhja e Hristijan Mickoskit për mandatin e tretë si lider i partisë. Sipas statutit partiak, ky është maksimumi, dhe Mickoski në intervistën për emisionin “360 gradë” tha se nuk do të kërkojë ndryshime statutore, duke konfirmuar se ky do të jetë mandati i tij i fundit si kryetar.

VLEN – parti e vetme deri në mes të janarit?

"Në Kongres pritet rizgjedhja e kryetarit të partisë, miratimi i raportit për zgjedhjet e suksesshme dhe miratimi i strategjisë dhe parimeve programore për veprim në katër vjetët e ardhshme", thotë për REL-in, deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Antonio Milloshoski.

Ndryshime të mundshme në disa pozita të nënkryetarëve, siç është spekuluar kohët e fundit, nuk priten nga Kongresi i së shtunës. Këto pozita, sipas statutit, nuk zgjidhen në Kongres, por caktohen nga Komiteti Qendror.

Një Kongres pritet së shpejti edhe në VLEN, partnerin qeverisës të VMRO-DPMNE-së.

VLEN funksionon si një koalicion i përbërë nga disa parti – Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, BESA e Bilall Kasamit, Alternativa e drejtuar nga Zeqirija Ibrahimi, si dhe një pjesë e krahut të Aleancës për Shqiptarët.

Ata prej kohësh paralajmërojnë shkrirje në një parti të vetme, dhe, sipas paralajmërimeve, kjo pritet të ndodhë brenda një muaji e gjysmë.

"Ne po punojmë që deri në fund të dhjetorit ose deri në mes të janarit të kemi një Kongres në të cilin do të vendoset formimi i një partie të përbashkët nën emrin VLEN", thotë Ibrahimi për REL.

Ende nuk është përcaktuar si do të funksionojnë si parti – me një ose dy liderë, apo ndryshe. Ata thonë se po punojnë që deri në Kongresin themelues të kenë një model që do të përfaqësojë “një zgjidhje elegante” ku të gjithë partnerët të jenë të barabartë.

VLEN në zgjedhjet lokale mori rreth 20.000 vota më pak për këshillat komunalë krahasuar me koalicionin e drejtuar nga BDI-ja, por fitoi në komunat më të mëdha me shumicë shqiptare. BDI-ja fitoi vetëm katër komuna, ndërsa VLEN fitoi 10, duke përfshirë Çairin e Shkupit, Tetovën dhe Strugën./REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet