LIVE UPDATES
Bota

Bisedime për paqe/ Zyrtarë ukrainas drejt Brukselit dhe Majamit

Takimet vijnë disa ditë pas një takimi pesorësh në Kremlin mes zyrtarëve të Uashingtonit dhe Moskës, ku presidenti rus, Vladimir Putin, i ritheksoi kushtet e tij të ashpra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Para takimeve të së enjtes, Putini përsëriti kërkesat e tij të kamotshme dhe gjithëpërfshirëse për sovranitetin dhe ushtrinë e Ukrainës, gjatë një interviste për India Today.

4 Dhjetor 2025, 12:34 Nga E. D
Bisedime për paqe/ Zyrtarë ukrainas drejt Brukselit dhe Majamit
foto nga vendngjarja

SHBA- Negociatorët ukrainas pritet të takohen sot me zyrtarë evropianë në Bruksel, dhe më pas me zyrtarë amerikanë në Florida. Takimet vijnë disa ditë pas një takimi pesorësh në Kremlin mes zyrtarëve të Uashingtonit dhe Moskës, ku presidenti rus, Vladimir Putin, i ritheksoi kushtet e tij të ashpra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Para takimeve të së enjtes, Putini përsëriti kërkesat e tij të kamotshme dhe gjithëpërfshirëse për sovranitetin dhe ushtrinë e Ukrainës, gjatë një interviste për India Today.

"Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen nga këto territore dhe i ndalin luftimet atje", i tha Putini kanalit indian, në një intervistë të regjistruar paraprakisht dhe të publikuar një ditë para udhëtimit të tij në Indi.

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve, Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, u takuan me Putinin dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kremlin më 2 dhjetor, në përpjekjet më të fundit për ta gjetur një marrëveshje që do t’i jepte fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Vizita e delegacionit amerikan ndodhi gati dy javë pasi një plan i hartuar nga Shtetet e Bashkura për paqe i konsideruar si shumë i favorshëm për Rusinë u publikua. Plani pasqyronte shumicën e kërkesave të pandryshueshme që Moska ia ka bërë Ukrainës qysh para nisjes së pushtimit të saj në shkurt të vitit 2022.

Zyrtarët ukrainas dhe aleatët evropianë të Kievit janë munduar qysh prej atëherë ta gjejnë një alternativë të pranueshme. Zyrtarët ukrainas janë takuar gjithashtu me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Menjëherë pas takimit të 2 dhjetorit në Moskë, Yuri Ushakov, diplomat me përvojë dhe këshilltari kryesor i Putinit për politikën e jashtme, e përshkroi diskutimin si “konstruktiv”, por u tha mediave ruse se paqja nuk ishte as më pranë dhe as më larg.

"Partnerët amerikanë konfirmuan gatishmërinë e tyre për t’i marrë parasysh vërejtjet tona dhe propozimet tona kyç", tha Ushakov.

Megjithatë, shtoi ai, "nuk është arritur ndonjë kompromis. Puna do të vazhdojë".

Witkoff, ndërkohë, nuk foli për mediat para se të largohej nga Moska. Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale më 3 dhjetor, Trump tha se Witkoff dhe Kushner i kishin thënë se dukej që Putini do të donte të arrinte marrëveshje.

"Çfarë do që të dalë nga ai takim, nuk mund t’ju them. Witkoff pati takim mjaft të mirë me Putinin. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Përshtypja e tyre ishte se [Putini] do të donte ta përfundonte luftën”, tha Trump, pa dhënë hollësi të tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Andriy Hnatov, do të takohen me këshilltarë evropianë të sigurisë kombëtare në Bruksel më 3 dhjetor dhe më pas do të udhëtonin drejt Floridës për më shumë bisedime me Witkoffin dhe Kushnerin./REL

marco rubio andriy yermak

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet