LIVE UPDATES
Bota

SHBA pezulloi aplikimet për imigrim për 19 shtete/ Kritikët paralajmërojnë se kjo masë do të lërë mijëra njerëz në situatë pezull

Administrata e presidentit Donald Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare si bazë për këtë veprim, pas një sulmi ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar. Një shtetas afgan është ndaluar si i dyshuar.

4 Dhjetor 2025, 08:55 Nga E. D
SHBA pezulloi aplikimet për imigrim për 19 shtete/ Kritikët
foto ilustruese

SHBA- Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin. Të martën, qeveria amerikane pezulloi përpunimin e të gjitha aplikimeve për imigrim nga 19 vende në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Administrata e presidentit Donald Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare si bazë për këtë veprim, pas një sulmi ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar. Një shtetas afgan është ndaluar si i dyshuar.

Çfarë përfshin ndalimi i imigrimit në SHBA?

Sipas politikës së re, të gjithë aplikuesit nga vendet e prekura duhet të kalojnë një proces të kujdesshëm verifikimi. Administrata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse mund të shtohen vende të tjera.

Autoritetet thonë, se ky ndryshim synon të sigurojë integritetin e sistemit të imigrimit dhe të parandalojë atë që ata e quajnë "boshllëqe në siguri". Kritikët paralajmërojnë se kjo masë mund të lërë mijëra njerëz në një situatë juridike pezull, ndërsa shqyrtimi vazhdon.

Disa nga vendet në listë ishin tashmë subjekt i një ndalimi të pjesshëm udhëtimi. Vendet që përballen me kufizimet më të rënda janëAfganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti,Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Këto shtete pësuan pezullime të plota për shumicën e hyrjeve, me përjashtime të kufizuara.

Vende të tjera në listë — Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela — kishin kufizime të pjesshme dhe tani do t'u nënshtrohen një vëzhgimi të përforcuar.

Çfarë do të thotë kjo politikë?

Politika e re pezullon aplikimet në pritje dhe kërkon një rishikim të plotë të të gjitha rasteve nga vendet e prekura. Kjo mund të përfshijë intervista të reja dhe vlerësime të sigurisë.

Sharvari Dalal-Dheini, drejtoreshë e lartë e marrëdhënieve me qeverinë në Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Imigrimit, tha se organizata kishte marrë raporte për anulime të ceremonive të betimit, intervistave të naturalizimit dhe takimeve për rregullimin e statusit për njerëz nga vendet në listë.

Që kur u rikthye në detyrë në janar, Trumpi ka prioritizuar zbatimin e ligjit të imigrimit, duke zgjeruar dërgimin e njësive federale në qytetet e mëdha të SHBA dhe duke kufizuar më tej qasjen në azil në kufirin SHBA-Meksikë. Ndërsa dëbimet kanë qenë në qendër të mesazhit të tij, imigrimit të ligjshëm ai i kishte kushtuar më pak vëmendje deri tani.

Komuniteti somalez i Minesotës në shënjestër 

Ndërkohë, besohet se autoritetet federale të SHBA-së po përgatisin një operacion të synuar të Organit të Zbatimit të Imigrimit dhe Doganave (ICE) në Minesota, i cili do të përqendrohej kryesisht në imigrantët somalezë që jetojnë në vend në mënyrë të paligjshme.

Një person që njihte planifikimin i tha agjencisë së lajmeve AP se bastisja e ICE mund të fillojë në ditët e ardhshme dhe do të synojë njerëzit në zonën Minneapolis-St Paul që kanë urdhra përfundimtarë dëbimi.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka forcuar retorikën ndaj komunitetit somalez të këtij shteti, me komente që, sipas udhëheqësve të komunitetit, kanë rritur frikën nga diskriminimi dhe kanë ushqyer shqetësimet lokale./DW

shba donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet