LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Marrëveshjet e Serbisë me Kinën dhe ndikimi i tyre

Harth i referohet kështu një marrëveshjeje për ekstradim, të nënshkruar në Beograd, gjatë vizitës shtetërore të Xisë më 7 dhe 8 maj.

2 Qershor 2024, 15:09 Nga M.B
Analiza: Marrëveshjet e Serbisë me Kinën dhe ndikimi i tyre
Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç

SERBIA- Marrëveshjet që u nënshkruan në Serbi gjatë vizitës së udhëheqësit kinez, Xi Jinping, muajin e kaluar, mund ta kufizojnë lirinë e medias në këtë vend dhe ta rrisin shtrirjen e Kinës, paralajmërojnë ekspertët dhe aktivistët që folën për Radion Evropa e Lirë.

“Unë mendoj se kushdo që konsiderohet nga Pekini si kritik i regjimit, duhet të mendojë dy herë përpara se të udhëtojë në Serbi”, thotë Laura Harth, nga organizata për të drejtat e njeriut Safeguard Defenders.

Harth i referohet kështu një marrëveshjeje për ekstradim, të nënshkruar në Beograd, gjatë vizitës shtetërore të Xisë më 7 dhe 8 maj. Ajo është një prej 28 marrëveshjeve të nënshkruara ato ditë mes Pekinit dhe Beogradit, të cilat lidhen me një varg çështjesh nga infrastruktura deri tek energjia. Por, është pikërisht marrëveshja për ekstradimin ajo që i ndezi kambanat e alarmit mes aktivistëve të të drejtave të njeriut, të cilët thonë se mungesa e pavarësisë gjyqësore në Serbi mund t’i hapë derë abuzimit nga zyrtarët kinezë.

“Nënshkrimi i një marrëveshjeje ekstradimi me Kinën, në vetvete, nuk është i diskutueshëm, por çështja është se si do të zbatohet”, thotë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Petar Vidosavleviq, nga Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut.

Gazetarët e pavarur shprehën shqetësime të ngjashme edhe për marrëveshjet e bashkëpunimit, që u nënshkruan nga tri mediat kryesore proqeveritare të Serbisë dhe shërbimi për shtyp i presidentit Aleksandar Vuçiq bashkë me China Media Group - organin që mbikëqyr transmetimet e radio-televizionit shtetëror të Kinës. Ndërsa teksti i këtyre marrëveshjeve nuk u bë plotësisht publik dhe ato do të duhet të ratifikohen nga Kuvendi i Serbisë për të hyrë në fuqi, aktivistët paralajmërojnë se marrëveshjet kur kombinohen me përkeqësimin e mjedisit mediatik të Serbisë - mund ta zvogëlojnë më tej hapësirën për informacione të pavarura në këtë vend.

“Frika është se kjo do të çojë në një rritje të narrativave anti-evropiane në të gjithë Ballkanin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Antoinette Nikolova, drejtoreshë e Iniciativës për Media të Lira Ballkanike.

“Mjedisi serb i informacionit tashmë është i ngopur me propagandë ruse dhe tani do të bëhet vend edhe i narrativave kineze”, thotë ajo.

Serbia ka të nënshkruara traktate ekstradimi me shumë vende, si: Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bjellorusia, Turqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Por, në pesë vjetët e fundit, gjykatat në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ndaluan së zbatuari kërkesat për ekstradim nga Kina, për shkak të dyshimeve se personi - ekstradimi i të cilit kërkohej do të përballej me represion, abuzim dhe hakmarrje jashtëgjyqësore.

Sipas organizatës Safeguard Defenders, Kina ka nënshkruar më shumë se 60 traktate dypalëshe për ekstradim me vende të ndryshme në botë dhe më shumë se 40 prej tyre janë ratifikuar nga parlamentet kombëtare. Prej se Xi ka marrë pushtetin në fund të vitit 2012, Safeguard Defenders ka evidentuar rreth 70 përpjekje të Qeverisë kineze për kthimin e 400 personave në Kinë përmes procedurave të ekstradimit.

Shumica e tyre kanë qenë në Evropë dhe kërkesat për ekstradim janë konsideruar të dobëta sa i përket bazës ligjore. Marrëveshja e re e ekstradimit pritet të forcojë edhe një rrjet më të gjerë të rregullimeve ligjore që Beogradi ka nënshkruar me Pekinin në vitet e fundit. Në vitin 2019, Serbia dhe Kina nënshkruan një marrëveshje për patrullime të përbashkëta policore mes dy vendeve, që u mundësoi oficerëve kinezë të punonin së bashku me homologët e tyre serbë, për adresimin e fluksit të turistëve dhe punëtorëve nga Kina në Serbi

Beogradi ishte, gjithashtu, një prej 54 “stacioneve policore” kineze jashtë vendit, të cilat operoheshin nga autoritetet kineze, për t’iu bërë presion qytetarëve që të ktheheshin në Kinë. Ndërsa shumica e rasteve të dokumentuara nga stacionet e policisë jashtë shtetit duket se ishin të dyshuar për krime si mashtrimi apo korrupsioni, disidentët raportuan, po ashtu, se stacionet e tilla janë përdorur për t’i monitoruar dhe kërcënuar ata. Safeguard Defenders, organizata që i dokumentoi stacionet për herë të parë, tha se stacioni kinez në Beograd është përdorur për një rast të kthimit të detyruar.

Duke i cituar dokumentet e Qeverisë kineze, OJQ-ja tha se, në vitin 2018, një shtetas kinez që jetonte në Beograd dhe u identifikua vetëm si Xia, u akuzua për vjedhje në Kinë dhe “u bind që të kthehej”. Sipas grupit për të drejtat e njeriut, ai u identifikua nga stacioni i Beogradit dhe u kontaktua përmes platformës kineze të mesazheve, WeChat, ku përfundimisht u “bind” të kthehej në Kinë, pasi fillimisht hezitoi të largohej nga Serbia.

Marrëveshjet e ekstradimit janë të zakonshme në mbarë botën, por ligji ndërkombëtar kërkon që ato ta ndjekin edhe parimin e moskthimit, i cili e ndalon një vend që ta kthejë dikë në një vend ku ekziston rreziku për t’iu nënshtruar persekutimit, torturës ose shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut. Vidosavleviç thotë se marrëveshja e re është shqetësuese, marrë parasysh gatishmërinë e Beogradit për t’iu përmbajtur kërkesave për ekstradim, pavarësisht nëse ato e përmbushin ose jo parimin e moskthimit, dhe përmend këtu disa shembuj të kaluar me Turqinë. Harth nga Safeguard Defenders thotë se marrëveshja dërgon mesazh shqetësues edhe për qytetarët kinezë jashtë vendit të tyre.

“E gjithë kjo shkakton një ndjenjë të shtuar frike në komunitetet e diasporës kineze, të cilat po marrin mesazhe nga Pekini se mund të arrihen kudo”, thotë ajo.

Prej se Xi ka nisur projektin e tij të politikës së jashtme, Brezi dhe Rruga (BRI), një dekadë më parë, ai është përqendruar në financimin dhe ndërtimin e projekteve të infrastrukturës në mbarë botën. Shtrirja e mediave kineze ka qenë, gjithashtu, në fokus. Në një forum të BRI-së në tetor të vitit 2023, China Media Group - një kompani ombrellë që mbikëqyr entitetet shtetërore të medias, si agjencia e lajmeve Xinhua, Rrjeti Global i Televizionit (CGTN) dhe China Radio International bëri të ditur se ka nënshkruar kontrata me 682 organizata mediatike në 151 vende të botës dhe se ka transmetime në më shumë se 40 gjuhë. Marrëveshjet e nënshkruara më 8 maj në Beograd vendosën bashkëpunim mes China Media Group dhe tri mediave proqeveritare serbe: Radio-Televizionit të Serbisë, gazetës së përditshme Politika dhe agjencisë së lajmeve Tanjug.

Tamara Skroza, gazetare dhe anëtare e Këshillit të Shtypit një organ që monitoron etikën e gazetarisë në mediat serbe thotë se marrëveshjet me mediat serbe nxjerrin në pah mungesën e transparencës në bashkëpunim.

“Nuk jemi të sigurt për shtrirjen [e bashkëpunimit], si dhe për kufizimet me të cilat mund të përballen këto media, për shkak të marrëveshjeve të tilla... nëse ato do të ndikojnë në qëndrimin e tyre editorial apo nëse është, thjesht, një shkëmbim i drejtpërdrejtë i përmbajtjeve”, thotë ajo për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Skroza shton se narrativat ekzistuese prokineze në Serbi, do të bëhen “edhe më të theksuara pas nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve”.

Organizata mbikëqyrëse e mediave, Reporterët pa Kufij, e radhiti Serbinë të 98-ën në mesin e 180 vendeve të listuara në Indeksin e saj të Lirisë së Shtypit për vitin 2024. Kjo ishte pozita më e ulët e Serbisë që nga krijimi i indeksit në vitin 2002. Tanjug dhe Politika nuk iu përgjigjën kërkesave të Radios Evropa e Lirë për komente, ndërsa Radio-Televizioni i Serbisë tha se ka qenë i angazhuar në lloje të ndryshme partneriteti me kompanitë mediatike kineze që nga viti 2013.

Kanalet e kësaj kompanie, gjithashtu, kanë një termin dedikuar dokumentarëve kinezë që nga viti 2017.

“Deri më tani kemi transmetuar më shumë se 200 dokumentarë kinezë, që mbulojnë aspekte të ndryshme si: historia [e Kinës], zakonet, kuzhina, kultura, zanatet specifike, monumentet dhe jeta e përditshme”, tha një zëdhënës i kompanisë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Ai shtoi se marrëveshja e re përqendrohet në mënyrat për “lehtësimin e shkëmbimit të përmbajtjes dhe nxitjen e bashkëprodhimeve”.

Sipas tij, kompania ka marrëveshje të ngjashme edhe me transmetues nga Bullgaria, Turqia, Azerbajxhani dhe Hungaria. Skroza thotë se shkëmbimi i përmbajtjes me tema kulturore nuk është problematik, por se marrëveshja është shqetësuese nëse çon në një paraqitje të censuruar dhe të shtrembëruar të jetës dhe politikës në Kinë, si dhe të politikave të Pekinit në të gjithë botën.

“Problemi nuk është në atë që do ta paraqesin në programet e tyre, por në atë që nuk do ta paraqesin”, thotë Skroza.

“Nëse shfaqim vetëm imazhe të folklorit dhe të natyrës kineze, ne, në fakt, nuk po i informojmë qytetarët e Serbisë për situatën reale”, përfundon ajo./ REL

serbia kina

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës