LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Kthesë nga e djathta pas protestës studentore në Beograd

Studentët, që prej shtatë muajsh i bllokojnë fakultetet në qytete të ndryshme të Serbisë, në protestën e mbajtur më 28 qershor në Beograd, u deklaruan në mbështetje të integritetit territorial dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë.

29 Qershor 2025, 22:13 Nga M.B
Analiza: Kthesë nga e djathta pas protestës studentore në Beograd
Gjatë protestës në Beograd

SERBIA- Për herë të parë, studentët në Serbi kanë shprehur qartë qëndrimin e tyre ndaj politikës së jashtme të Serbisë, raportit me Kosovën dhe çështjes së popullit serb në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Studentët, që prej shtatë muajsh i bllokojnë fakultetet në qytete të ndryshme të Serbisë, në protestën e mbajtur më 28 qershor në Beograd, u deklaruan në mbështetje të integritetit territorial dhe neutralitetit ushtarak të Serbisë.

“Politika e jashtme duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, Kushtetutës, neutralitetit ushtarak dhe mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe Metohi, si dhe në rajon”, tha një përfaqësuese e studentëve në protestë, e cila lexoi programin e lëvizjes studentore, pa u prezantuar me emër.

Studentët shpesh nuk janë prezantuar gjatë protestave, qoftë për arsye sigurie apo, siç kanë deklaruar, sepse “veprojnë në emër të të gjithë studentëve”. Qëndrimi për Kosovën është renditur si pika e gjashtë dhe e fundit e programit, ku përfshihen edhe kërkesat për luftën kundër korrupsionit, reforma në arsim dhe shëndetësi, si dhe forcimi i shtetit të së drejtës. Historiani Dragan Popoviç, i tha Radios Evropa e Lirë se mesazhet e studentëve janë “pasqyrë e botës që ne ua kemi lënë atyre”.

“Ata vetëm përsëritën atë që kanë dëgjuar në publik, në familjet e tyre, në mediat kryesore. Këto janë mesazhet që dominojnë në shoqërinë tonë dhe ky nuk është faji i tyre”, tha Popoviç.

Sipas tij, studentët “po përpiqen të jenë sa më afër qëndrimeve të shumicës — të përfshijnë të djathtën dhe të majtën”. Gjatë këtyre shtatë muajve, ata kanë kërkuar personalisht mbështetje nga zyrtarët evropianë në Strasburg dhe Bruksel, duke i informuar për kërkesat e tyre. Megjithatë, në protestën e së shtunës dominuan mesazhet me ngjyrim kombëtar.

Një nga folësit ishte profesori universitar, Millo Llompar, i njohur për qëndrimet e tij të krahut të djathtë, i cili së fundmi ka marrë vëmendje për pjesëmarrjen në promovimin e një libri të Radovan Karaxhiqit, i dënuar për krime lufte. Në fjalimin e tij, Llompar tha se “në Kushtetutën e Serbisë, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, duke përmendur edhe mbrojtjen e sovranitetit të Republikës Sërpska, të serbëve në Mal të Zi, si dhe të të drejtave të serbëve në Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut.

“Liria e brendshme nënkupton të jesh qytetar, të jesh tolerant në aspektin fetar, solidar me të gjithë, të respektosh ligjin, e kjo do të thotë të respektosh Kushtetutën. E në Kushtetutë, Kosova dhe Metohia janë pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, deklaroi ai.

Kosova është e përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Serbisë, të vitit 2006. Dy vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë, e njohur deri më sot nga mbi 100 shtete, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Serbia, nga ana tjetër, vazhdon ta konsiderojë Kosovën si krahinë autonome të saj. Llompar vlerësoi se kërkesat e studentëve për funksionimin e institucioneve janë “forma më e sinqertë e betejës për Kosovën”.

Gjatë fjalimit të tij, turma brohoriti “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa pas protestës, kur ndodhën përleshjet mes demonstruesve dhe policisë në qendër të Beogradit, u dëgjuan edhe thirrje ndaj policëve: “Shkoni në Kosovë!”. Në protestë dominonin flamujt e Serbisë, por edhe disa me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim” mbi hartën e Kosovës të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb.

“Fatkeqësisht është e vërtetë që protestat, të paktën pjesërisht, po zhvendosen kah e djathta, jo pse këtë e duan të gjithë, por sepse shoqëria është e tillë”, vlerëson Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd.

Po të njëjtën ditë kur studentët organizuan protestën, përpara Kuvendit të Serbisë u mbajt edhe një tubim i organizuar nga “studentët që duan të mësojnë” — një grup që mbështet hapur pushtetin — ndërsa organizimi u përshkrua si “mbrëmje letrare”.

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) njëherësh ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, publikoi një fotografi në Instagram me përfaqësues të veteranëve të ushtrisë dhe policisë përpara Kuvendit të Serbisë.

“Krenohem me veteranët serbë që e kanë mbrojtur atdheun aty ku është dashur dhe kur ka qenë më e vështirë”, shkroi Vuçeviç, i veshur me një bluzë me portretin e Millosh Obiliç. Pranë tij, në fotografi, qëndronte edhe ish-komandanti i Njësisë së Xhandarmërisë, Goran Radosavljeviq – Guri, i lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi në Kosovë, për çka Departamenti i Shtetit i SHBA-së i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Veteranët ishin të pranishëm edhe në protestën e studentëve. Njëri nga folësit ishte veterani i luftës në Kosovë, Nenad Staniq, i cili tha se veteranët “janë këtu, pranë këtyre të rinjve që janë të vetmit që na kanë pranuar”. Veteranët serbë — pjesëmarrës të luftërave në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë — janë të përçarë në disa shoqata, ndërsa ankesat e tyre ndaj shtetit janë të vazhdueshme.

Që kur disa grupe të veteranëve u janë bashkuar protestave, pushteti dhe presidenti, Aleksandar Vuçiq, kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen e tyre në luftë. Deri më tani, autoritetet nuk kanë publikuar asnjë të dhënë zyrtare mbi numrin e veteranëve të regjistruar.

Mes folësve në tubimin pro-qeveritar, i cili u mbajt në të njëjtën kohë me protestën e studentëve, ishte edhe Dragosllav Bokan, aktualisht kryetar i Bordit Drejtues të Teatrit Kombëtar në Beograd dhe themelues i ish-njësisë paramilitare “Shqiponjat e Bardha”, e njohur për mizoritë gjatë luftërave në Bosnjë dhe Kroaci.

Bokan nuk është ndjekur penalisht, por sot është një nga mbështetësit më të zëshëm të Vuçiç në opinion. Të dyja tubimet u mbajtën më 28 qershor — Ditën e Vidovdanit, një festë fetare dhe shtetërore që lidhet me betejën mesjetare të Kosovës. Nga kjo betejë ka lindur miti nacionalist serb, i cili në shekullin XIX frymëzoi luftën për pavarësi nga Perandoria Osmane, ndërsa në vitet ‘90 u kthye në bazë ideologjike të forcave nacionaliste që, sipas vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, janë përgjegjëse për krimet më të rënda të luftës, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

Naim Leo Beshiri thotë për Radion Evropa e Lirë se “është shqetësuese që sot si pushteti, ashtu edhe opozita, si studentët ashtu edhe qytetarët, po përpiqen të pozicionohen si "'mbrojtësit' e vërtetë të Serbisë, Kushtetutës dhe identitetit”.

“Në këtë garë, të gjithë e përdorin gjuhën e nacionalizmit, çka vetëm sa e shtyn edhe më tej mundësinë për ta bashkuar shoqërinë rreth vlerave progresive: barazisë, drejtësisë sociale dhe rrugës drejt Evropës”, shton ai.

Zyrtarët më të lartë të shtetit, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, muajt e fundit i kanë akuzuar studentët dhe të gjithë ata që i kanë mbështetur — nga profesorët, avokatët, aktorët e deri te bujqit — se po punojnë për rrëzimin e shtetit. Përfaqësuesit e pushtetit i kanë quajtur protestat “përpjekje për revolucion me ngjyra”, term që përdoret për rrëzimin e regjimeve autoritare në ish-republikat sovjetike.

Studentët i kanë hedhur poshtë këto akuza. Historiani Popoviq e shpjegon këtë, pjesërisht, me përpjekjen e tyre për t'i “rrëmbyer” simbolet shtetërore nga pushteti, i cili e paraqet veten si i vetmi “patriot” që “e do vendin”.

“Këtu sundon rregulli që për ta mundur pushtetin duhet ta mundësh në fushën e tij — t'i marrësh simbolet që pushteti i ka bërë të vetat dhe t’iu japësh një kuptim tjetër”, shpjegon Popoviç. Sipas tij, studentët e kanë arritur në masë të madhe këtë.

“Asnjëherë më parë nuk ka pasur më shumë njerëz të mbledhur nën flamurin serb, përfshirë edhe boshnjakët e Sanxhakut, sesa gjatë këtyre protestave studentore”, thotë Popoviç.

Në protestën studentore të mbajtur në prill në Novi Pazar, qytet me shumicë boshnjake, ishin të lejuar vetëm flamujt e Serbisë. Në atë protestë, studentët bënë thirrje për paqe dhe unitet. Sipas Beshirit, “nacionalizmi në Serbi prej dekadash funksionon si mekanizëm për të shmangur vëmendjen nga korrupsioni, varfëria dhe represioni institucional”.

“Ai relativizon krimet, mohon përgjegjësinë, prodhon ndasi dhe dekurajon mendimin kritik. Pasojat e tij janë të thella: pakicat margjinalizohen, opozita demonizohet dhe qytetarët bëhen pasivë”, thotë Beshiri.

Protestat nisën në nëntor të vitit të kaluar, pas tragjedisë në Novi Sad, ku 16 persona humbën jetën nga shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor që sapo ishte rinovuar. Motivi kryesor i protestës ishte lufta kundër korrupsionit. Pas gjashtë muajsh, për shkak të, siç pretendojnë studentët, mosplotësimit të kërkesave — diçka që pushteti e mohon — ata shtuan edhe një kërkesë kyçe: shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. As kjo kërkesë nuk u plotësua. Sipas presidentit Vuçiq, zgjedhjet mund të mbahen gjatë 18 muajve të ardhshëm./ REL

serbia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë