LIVE UPDATES
Bota

Mali i Zi mbush shishet e veta me verë të huaj

Nga kompania thonë për Radion Evropa e Lirë se ata blejnë sasi të caktuar vere nga BE-ja për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit në treg.

29 Qershor 2025, 12:02 Nga E. D
Mali i Zi mbush shishet e veta me verë të huaj
foto ilustruese

MAL I ZI- Në etiketën e verës Podgoriçko bijello, që prodhohet nga ndërmarrja shtetërore në Mal të Zi Pllantazhe 13. Jul, shkruan se ajo mbushet në Mal të Zi, por si vend prejardhjeje ka të shënuar Bashkimin Evropian.

Në të gjitha verërat e tjera të kësaj kompanie, vend i origjinës është Mali i Zi.

Po përse ajo importon verë të bardhë dhe e shet nën markën e vet?

Nga kompania thonë për Radion Evropa e Lirë se ata blejnë sasi të caktuar vere nga BE-ja për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit në treg.

Thonë se kjo është praktikë e zakonshme dhe e përhapur në Francë, Itali, Spanjë dhe vende të tjera prodhuese të verës.

Ish-ministri i Bujqësisë në Mal të Zi, Budimir Mugosha, thotë se kompania Pllantazhe është duke operuar me humbje dhe se cilësia e rrushit është në rënie.

“Viti i kaluar ishte katastrofik për të. Për ta kompensuar, ata importuan verë me shumicë dhe tani e shesin nën markën Podgoriçko bijello. Kjo tregon se ku ka arritur kompania - në vend të një prodhuesi, është bërë mbushëse verërash”, thotë Mugosha për Radion Evropa e Lirë.

Pllantazhe, një nga prodhuesit më të mëdhenj të rrushit, verës dhe rakisë në Evropën Juglindore, ka filluar të shesë prona viteve të fundit, për shkak të problemeve financiare.

Nga kompania thonë për Radion Evropa e Lirë se vreshtat e mbjella rishtazi, nuk e kanë arritur ende kapacitetin e plotë të rendimentit.

“Derisa të arrihet vëllimi, Pllantazhe ka siguruar një pjesë të sasisë së munguar të verës së bardhë ekskluzivisht për nevojat e produkteve nga kategoria me çmimin më të ulët”, thuhet në deklaratë.

Aty sqarohet se, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Hardhisë dhe Verës, deri në 33 për qind e tregtisë botërore të verës bie nën këtë lloj tregtie, për të plotësuar prodhimin vendas.

“Deklarata në produktin Podgoriçko bijello është e qartë dhe tregon me saktësi origjinën e verës, në përputhje me ligjet në fuqi. Lëndët e para i nënshtrohen kontrollit të rreptë nga organet shtetërore kompetente”, thonë nga ndërmarrja Pllantazhe.

Sasitë e munguara të verës së bardhë justifikohen me mungesën e investimeve në 15 vjetët e fundit për ripërtëritjen e plantacioneve, si dhe me ndikimin e faktorëve klimatikë.

“Struktura e pafavorshme e moshës së një pjese të vreshtave është përkeqësuar më tej nga kushtet ekstreme të motit, duke përfshirë edhe dëmet nga breshëri - të vlerësuara në më shumë se tetë milionë euro në vitin 2022 - sidomos për varietetet e bardha”, thuhet në deklaratë.

Pas ndërrimit të pushtetit në Mal të Zi pesë vjet më parë, ndryshoi edhe udhëheqja e kompanisë Pllantazhe.

Ajo pretendon se gjatë tre vjetëve të fundit janë mbjellë mbi 130 hektarë me varietete të bardha rrushi për verë, të cilat do ta arrijnë prodhimin e plotë në vitet e ardhshme.

“Kjo do të sigurojë qëndrueshmërinë e prodhimit dhe pavarësinë e plotë në të gjitha segmentet”, thonë nga Pllantazhe.

Ata, po ashtu, theksojnë se verërat më të mira prodhohen nga rrushi i vreshtit Pllantazha.

Në anën tjetër, ish-ministri i Bujqësisë, Mugosha, inxhinier i agronomisë, pohon se kompania po e humbet markën e saj dhe se i mungon rrush për verëra të cilësisë së lartë.

“Plantacionet mund të mbijetojnë vetëm duke prodhuar verëra të cilësisë së lartë. Kompania ka 4.000 hektarë tokë dhe kultivon rreth 2.000 hektarë. Nga kjo sipërfaqe e kultivuar, 1.000 hektarë janë vreshta të vjetruara”, thotë Mugosha.

Ai beson se gjithçka është pasojë e paaftësisë së udhëheqësve.

Thotë se udhëheqja që ka ardhur pas vitit 2020, ka shkarkuar njerëzit më të aftë, “ndër të cilët edhe teknologun kryesor për mbrojtjen e bimëve”.

“Nuk ka alkimi që mund ta nxjerrë Pllantazhe-n nga humbjet, përveç një shitjeje të mundshme”, thotë Mugosha.

Ai shton se posedon një raport financiar për vitin 2024, që tregon se kompania ka pasur një fitim prej rreth 300.000 eurosh.

Sipas tij, raporti përfshin edhe të ardhurat nga shitja e tokës.

“Ata po e shesin tokën në pronësi të shtetit, të cilën nuk e kanë blerë dhe e cila nuk i është transferuar kompanisë me vendim shtetëror”, thotë Mugosha.

Po sipas tij, kompania ka regjistruar rezultat pozitiv në financa për faktin se llogaritjet janë bërë përpara se të paguhej taksa për tokën që përdor në tri komuna: Podgoricë, Zetë dhe Tuz - në territorin e të cilave gjenden vreshtat.

Kompania më e vlefshme shtetërore në Mal të Zi, e cila, përveç frutave, prodhon mbi 40 lloje pijesh, duke përfshirë verëra premium, përzgjedhje speciale dhe raki rrushi, të cilën e eksporton në 42 vende, është përballur me probleme prej vitesh.

Ato përfshijnë borxhet e trashëguara, por edhe rënien e shitjeve për shkak të humbjes së tregut rus.

Pllantazhe e ka humbur tregun e Rusisë në vitin 2017, për shkak të vendimit të autoriteteve të atij vendi për të ndaluar importet nga Mali i Zi.

Autoritetet ruse e kanë marrë vendimin vetëm dy muaj para pranimit të plotë të Malit të Zi si vend anëtar i NATO-s.

Pas ndërrimit të pushtetit në Mal të Zi në vitin 2020, Qeveria e re ka njoftuar se Pllantazhe po përballej me falimentim, për shkak të borxhit ndaj kreditorëve në vlerë prej 38 milionë eurosh.

Pastaj, Qeveria ka ndërhyrë me një ndihmë financiare emergjente prej pesë milionë eurosh.

Janë iniciuar, gjithashtu, edhe procedura gjyqësore kundër disa anëtarëve të Bordit të Drejtorëve dhe drejtoreshës Verica Marash.

Në vitet e fundit, Pllantazhe është përpjekur t’i zgjidhë problemet financiare duke shitur disa parcela toke, që, siç thuhet, nuk përdoren për aktivitetet biznesore të kompanisë.

Kompania ka njoftuar më herët se rreth pesë milionë euro janë fituar nga shitja e parcelave në pesë vjetët e fundit.

Pllantazhe është themeluar në vitin 1963.

Shteti i Malit të Zi zotëron rreth 56 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër kontrollohet nga disa fonde shtetërore./REL

mal i zi

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026