LIVE UPDATES
Bota

Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë”.

29 Qershor 2025, 13:06 Nga E. D
Protesta në Beograd/ 77 persona të ndaluar, Vuçiç
pamje nga vendngjarja

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçië i ka akuzuar të dielën studentët protestues se kanë bërë “thirrje të drejtpërdrejtë për konflikt civil dhe sulme ndaj policisë”, si referencë për zhvillimet në fund të një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija të Beogradit më 28 qershor.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ai ka kërkuar nga zyrat kompetente të prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre” dhe “të mos sillen si të paaftë dhe naivë”.

Ai e ka përgëzuar policinë për “sjelljen profesionale dhe për dëshirën që t’i mposhtin sulmuesit me përdorim minimal të forcës”.

“Natyrisht se do të ketë më shumë arrestime për sulmet ndaj policisë. Ky nuk është fundi. Janë duke u identifikuar edhe individë tjerë. Agjencia për Siguri dhe Informacion është duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Vuçiç.

Përgjatë intervenimit të policisë, pas një proteste të mbajtur në sheshin Sllavija, janë ndaluar 77 persona dhe 48 zyrtarë policorë janë plagosur, ka bërë të ditur të dielën ministri Daçiç. Ai ka thënë se përleshjet e para në mes të disa protestuesve dhe policisë kanë nisur në orën 21:42.

“Gjatë intervenimit policor janë plagosur 48 zyrtarë policorë – 38 pjesëtarë të xhandarmërisë, dy pjesëtarë të brigadës, shtatë zyrtarë policorë të Njësitit Policor për Intervenime dhe një zyrtar i angazhuar për siguri operacionale”, ka thënë ai.

Sipas Daçiç, një zyrtar policor ka lëndime të rënda në kokë. Sipas të dhënave zyrtare, 22 persona janë shtruar në qendra spitalore, dy prej tyre me lëndime serioze. Disa protestues dhe policia janë përleshur në qendër të Beogradit pas përfundimit të protestës së studentëve në sheshin Sllavija.

Sipas të dhënave preliminare të Arkivit të Tubimeve Publike, 140.000 persona janë mbledhur në protestën “Shihemi për Vidovan”, derisa Ministria e Brendshme serbe ka thënë se në protestë kanë marrë pjesë 36.000 persona.

Studentët janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe heqjen e një kampi në qendër të qytetit, i cili është vendosur nga studentët tjerë, që e kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve dhe mbështesin presidentin Vuçiq.

Studentët i kanë bllokuar universitetet prej nëntorit të vitit 2024, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave në Novi Sad, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti.

Krahas protestës së studentëve, të shtunën është mbajtur edhe një protestë e mbështetësve të Vuçiqit, të cilët kanë organizuar “mbrëmje letrare”./REL

protesta ne berat

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet