LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Sulmi i Izraelit, dështim i diplomacisë së SHBA

Megjithatë, lavdërimet për veprimet ushtarake izraelite nuk mund ta fshehin faktin se sulmet vijnë në një kohë shumë të papërshtatshme për Shtetet e Bashkuara.

15 Qershor 2025, 17:20 Nga E. D
Analiza: Sulmi i Izraelit, dështim i diplomacisë së SHBA
Donald Trump

SHBA- Donald Trumpit i la përshtypje sulmi izraelit ndaj Iranit,  duke thënë se operacioni ishte "shumë i suksesshëm", "për ta thënë butë". Dhe në rrjetin e tij social Truth, presidenti amerikan shkroi: "Tashmë ka pasur shumë vdekje dhe shumë shkatërrime. Por ka ende një shans për t'i dhënë fund masakrës." Irani tani duhet të bëjë një marrëveshje për të ndaluar sulmet.

Megjithatë, lavdërimet për veprimet ushtarake izraelite nuk mund ta fshehin faktin se sulmet vijnë në një kohë shumë të papërshtatshme për Shtetet e Bashkuara. I dërguari special i Trumpit, Steve Witkoff, kishte filluar negociatat me Iranin për një marrëveshje të re bërthamore. Bisedimet ishin planifikuar për të dielën. Për shkak të sulmeve,  Irani tani i ka anuluar bisedimet për momentin.

Fyerje ndaj Presidentit

Në një bisedë me senatorë republikanë, Witkoffi thuhet se ka shprehur shqetësimin se bombardimet izraelite mund të shkaktojnë hakmarrje masive nga Irani. Sulmi ishte një fyerje e qartë ndaj Presidentit, tha senatori demokrat Tim Kaine në CNN: "Presidenti i ka kërkuar kryeministrit Netanyahu t'i japë një shans diplomacisë." Tani, ata janë të zhgënjyer që Benjamin Netanyahu e kreu megjithkëtë sulmin masiv.

Edhe nëse do të ishte kështu, Trump dhe ekipi i tij nuk po e lënë të kuptohet, por mbetet e paqartë, nëse qeveria amerikane u përpoq të ndikonte tek Izraeli dhe si u përpoq. Kur një gazetar televiziv e pyeti drejtpërdrejt Trumpin nëse ushtria amerikane ishte e përfshirë në sulme, presidenti refuzoi të komentonte.

Sulme të mundshme ndaj ushtrisë amerikane?

Shqetësimi tani është se kundërreagimi iranian mund të ndikojë edhe tek forcat amerikane të stacionuara në Lindjen e Mesme. Dhe se SHBA-të mund të përfshihen në një luftë të re në Lindjen e Mesme. Rreziku i kësaj është rritur në mënyrë dramatike, tha demokrati Kaine.

Në përgjithësi, diplomacia amerikane aktualisht po paraqet një imazh të dobët, tha Wendy Sherman, funksionale e lartë shteti nën Presidentin Joe Biden në CNN: "Ne kemi një burrë të fortë shumë të dobët si president." Ai deri tani nuk ka arritur asgjë në konfliktet urgjente në Ukrainë, Iran apo Gaza.

Demokrati: Anulimi i marrëveshjes nga Trumpi në 2018 - gabim i madh

Presidenti, megjithatë, e sheh veten si person që e kontrollon situatën. SHBA-të i kanë dhënë Iranit një ultimatum: Një marrëveshje mbi programin bërthamor të vendit duhet të arrihet brenda 60 ditëve. "Sot është dita e 61-të," shkroi presidenti në Truth Social. "Tani ata kanë - ndoshta - një shans të dytë."

Për ekspertin e sigurisë Michael O'Hanlon të Institutit Brookings, kjo është pikërisht ajo që duhet të ketë përparësi: marrëveshja bërthamore me Iranin - edhe nëse duket veçanërisht e vështirë për t'u arritur tani. Në të njëjtën kohë, eksperti nuk beson se Irani do të hakmerret me forcë të veçantë, por me veprime simbolike.

Nga perspektiva e demokratëve negociatat e reja nuk do të kishin qenë të nevojshme. Në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trumpi u tërhoq nga marrëveshja ndërkombëtare që kontrollonte programin bërthamor të Iranit. SHBA-të tani duhet të merren me pasojat, tha senatori demokrat Kaine: "Presidenti Trump bëri një gabim të madh duke u tërhequr nga marrëveshja dhe duke i dhënë kështu Iranit dritën jeshile për të pasuruar uraniumin." Por ai shtoi se nuk është kurrë vonë për nisma diplomatike./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale