LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, cili është roli i NATO-s në mbështetje të Kievit?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg – zyrtari më i lartë civil në aleancën më të madhe të sigurisë në botë – vlerëson vazhdimisht aleatët për ndihmën ndaj trupave të Ukrainës. Por kur e bën këtë, zoti Stoltenberg u referohet vendet anëtare individuale, jo NATO-s si organizatë. Ndërsa takimi i nivelit të lartë të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë filloi të martën, i hedhim një vështrim Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe çfarë po bën ajo për të ndihmuar Ukrainën.

11 Korrik 2023, 20:35 Nga k.m.
Analiza e VOA: Ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, cili
Foto ilustruese

VILNIUS– Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e 17-të dhe vendet perëndimore dërgojnë gjithnjë e më shumë armë dhe municione të teknologjisë së lartë dhe me rreze të gjatë veprimi për të ndihmuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy të mbrojë vendin e tij, është e vështirë të ndjekësh rolin e NATO-s në këtë drejtim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg – zyrtari më i lartë civil në aleancën më të madhe të sigurisë në botë – vlerëson vazhdimisht aleatët për ndihmën ndaj trupave të Ukrainës. Por kur e bën këtë, zoti Stoltenberg u referohet vendet anëtare individuale, jo NATO-s si organizatë. Ndërsa takimi i nivelit të lartë të NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë filloi të martën, i hedhim një vështrim Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe çfarë po bën ajo për të ndihmuar Ukrainën.

NDIHMA E NATO-s, VETËM JO VDEKJEPRURËSE

Aleanca ushtarake prej 31 vendesh anëtare ofron vetëm mbështetje jo-vdekjeprurëse për Ukrainën: karburant, municione luftarake, furnizime mjekësore, forca të blinduara, uniforma dimërore dhe pajisje për të eliminuar minat, kërcënimet kimike dhe biologjike dhe dronë. NATO-ja i merr vendimet e saj me konsensus dhe jo të gjitha vendet anëtare bien dakord për dërgimin e armëve. Aleanca nuk vendos sanksione, megjithëse disa nga anëtarët e saj e bëjnë këtë përmes organizatave të tjera si Bashkimi Evropian.

PERSPEKTIVA E ANËTARËSIMIT TË UKRAINËS

NATO-ja po ndihmon forcat e armatosura të Ukrainës të modernizohen dhe të kalojnë nga pajisjet dhe doktrina ushtarake të epokës sovjetike në pajisjet moderne të NATO-s për të lejuar ushtrinë e saj të bashkëpunojë pa probleme me forcat aleate. NATO-ja po ndihmon gjithashtu në forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë së Ukrainës.

Kjo ndihmë është krijuar për të siguruar që Ukraina të mund të bashkohet me NATO-n në një moment në të ardhmen, shumë kohë pas përfundimit të luftës. Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologët e tij – të cilët po zhvillojnë një takim të nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez të Vilniusit – kanë premtuar se vendi do të fitojë përfundimisht anëtarësimin në aleancë.

GADISHMËRIA E NATO-s NË RAJON

Qëllimi kryesor i NATO-s që kur Rusia filloi të grumbullojë trupat e saj rreth Ukrainës në vitin 2021 ka qenë përforcimi i territorit të saj, veçanërisht i vendeve në krahun e saj lindor – pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë – nga Estonia në veri deri në Rumani në Detin e Zi. Ndërsa lufta ka hyrë tashmë në muajin e 17-të, NATO-ja synon të pengojë presidentin rus Vladimir Putin të zgjerojë konfliktin në territorin e ndonjë vendi aleat më në perëndim. Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri përgjatë krahut lindor. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake po operojnë në Detin Baltik dhe Mesdhe këtë muaj. Këto shifra pritet të rriten.

Sipas planeve të reja që do të miratohen në Vilnius, NATO-ja synon të ketë deri në 300,000 trupa gati për të lëvizur në krahun e saj lindor brenda 30 ditëve. Planet e ndajnë territorin e saj në tre zona – zona e veriut dhe Atlantikut, një zonë në veri të Alpeve dhe një tjetër në Evropën Jugore.

Forcat dhe materialet që NATO-ja grumbullon për mbrojtjen e saj vijnë nga vendet anëtare. NATO-ja nuk ka armë të vetat. Luftanijet, avionët luftarakë, raketat dhe grupi i mundshëm prej më shumë se 3 milionë i personelit janë në pronësi dhe furnizohen nga shtetet anëtare, kryesisht me koston e tyre. E vetmja pajisje që NATO-ja ka, është një flotë me avionë radarësh për paralajmërim të hershëm dhe disa dronë vëzhgimi.

Aleanca e NATO-s, me selinë e saj kryesore në Bruksel dhe bazën ushtarake në Mons të Belgjikës, është e hapur për çdo vend evropian që dëshiron të anëtarësohet dhe mund të përmbushë kërkesat dhe detyrimet. Finlanda hyri në prill dhe fqinji i saj nordik, Suedia është në prag të bashkimit me radhët e saj. Bashkimi Sovjetik, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe Rusia kanë qenë preokupimet kryesore që nga themelimi i organizatës në vitin 1949, dhe në shumë mënyra mbeten arsyeja e ekzistencës së NATO-s.

Shtetet e Bashkuara janë pa dyshim anëtari më i madh dhe më me ndikim i aleancës. Ato shpenzojnë më shumë për buxhetin ushtarak të aleancës se të gjithë vendet e tjera së bashku. Uashingtoni gjithashtu paguan pothuajse një të katërtën e financimit të përbashkët të NATO-s për infrastrukturën dhe pajisjet në pronësi kolektive.

Pra, Uashingtoni ka një rol të madh në mënyrën se si drejtohen gjërat, dhe aleatët më të vegjël dëshirojnë të stërviten dhe të punojnë me forcat amerikane, sepse kjo u jep atyre qasje në pajisje dhe ekspertizë që ata nuk mund t’i përballojnë të vetëm.

Këshilli i Atlantikut të Veriut takohet pothuajse çdo javë në nivel ambasadorësh në Bruksel, dhe më rrallë në nivel ministror dhe me krerët e shteteve, dhe kryesohet nga Jens Stoltenberg. Në thelb, ish-kryeministri norvegjez drejton selinë e vendosur pranë aeroportit të Brukselit, një ndërtesë e madhe që kushtoi mbi 1 miliard euro për t’u ndërtuar. Detyra zotit Stoltenberg është të inkurajojë konsensusin dhe të flasë publikisht si një zë i vetëm që përfaqëson të 31 anëtarët.

KLAUZOLA E MBROJTJES SË PËRBASHKËT

Në terren, NATO-ja ka ndihmuar për të ruajtur paqen në Ballkan dhe ka luftuar kryengritjen e udhëhequr nga talebanët në Afganistanin e shkatërruar nga lufta përpara se grupi të merrte kontrollin e vendit – operacioni më i madh i aleancës ndonjëherë. Ai nisi pasi Shtetet e Bashkuara vendosën klauzolën e përbashkët të mbrojtjes “të gjithë për një dhe një për të gjithë” pas sulmeve të 11 shtatorit. Është hera e vetme që klauzola, e njohur si neni 5, është përdorur. Kjo garanci sigurie është arsyeja pse Finlanda dhe Suedia kërkuan të anëtarësohen në NATO dhe pse Ukraina dhe vendet e tjera në Evropë gjithashtu duan të hyjnë në aleancë./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale