LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Biden përballë sfidave të vështira lidhur me situatën në Rripin e Gazës

Ndërsa kryeqytetet e vendeve arabe janë përfshirë nga protesta kundër Izraelit, zyrtarët amerikanë besojnë se furnizimi i civilëve palestinezë në Rripin e Gazës me ndihma humanitare është një faktor kyç në përpjekjet për të frenuar përhapjen e luftës.

4 Nëntor 2023, 22:54 Nga r.ll
Analiza e VOA: Biden përballë sfidave të vështira lidhur me
joe biden

SHBA- Para se të fillonte lufta Izrael-Hamas, objektivat e Presidentit Joe Biden për politikën e jashtme në Lindjen e Mesme ishin integrimi i mëtejshëm i Izraelit me fqinjët e tij arabë dhe frenimi i përpjekjeve të Iranit për të prodhuar armë bërthamore. Këto synime tani mund të jenë në rrezik ndërsa ai përqendrohet në përpjekjet për të frenuar përhapjen e konfliktit Izrael-Hamas në vende të tjera të rajonit, që mbështeten nga Irani, si Libani, Jemeni dhe Siria.

Presidenti Biden ka biseduar nëntë herë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që nga fillimi i konfliktit, tha një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane gjatë një konference me gazetarët. Zyrtari amerikan tha se Presidenti Biden ka biseduar edhe me udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë dhe Arabisë Saudite, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan është angazhuar “pothuaj çdo ditë” me partnerët e Shteteve të Bashkuara në rajon.

Ndërsa kryeqytetet e vendeve arabe janë përfshirë nga protesta kundër Izraelit, zyrtarët amerikanë besojnë se furnizimi i civilëve palestinezë në Rripin e Gazës me ndihma humanitare është një faktor kyç në përpjekjet për të frenuar përhapjen e luftës.

Të premten dhe të shtunën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken ndodhej në rajon për herë të dytë në më pak se një muaj për të arritur një marrëveshje për ndërprerje të përkohshme të luftimeve për t’i hapur rrugë dërgimit të ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve në Rripin e Gazës.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur civilët palestinez”, tha Sekretari Blinken në Tel Aviv.

Megjithatë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ka urdhëruar mijëra punëtorë palestinezë, që punojnë në Izrael, të kthehen në Rripin e Gazës. Ai gjithashtu tha se Izraeli nuk do të lejojë dërgimin e karburantit në Rripin e Gazës dhe nuk do të pranojë një ndërprerje të përkohshme të luftimeve pa lirimin e pengjeve. Më shumë se 200 vetë u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të militantëve të këtij grupi më 7 tetor në Izrael dhe të paktën 1400 njerëz të tjerë u vranë.

Sekretari amerikan i Shtetit kundërshtoi kërkesën e vendeve arabe për një armëpushim të plotë mes Izraelit dhe Hamasit duke përsëritur qëndrimin se kjo do të ndihmonte vetëm grupin militant palestinez që Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste. Zoti Blinken u përball me presionin e homologëve të tij arabë në Jordani, të cilët këmbëngulin për një armëpushim në Rripin e Gazës, ku sipas minisitrsë së shëndetësisë, e cila drejtohet nga Hamasi, më shumë se 9000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Analistët thonë se edhe nëse Shtetet e Bashkuara janë të suksesshme në përpjekjet e tyre diplomatike për çështjet afatshkurtra, Uashingtoni duhet të përqëndrohet në hedhjen e themeleve për çështjet afatgjata, si qeverisja e Rripit të Gazës pas luftës dhe arritja e zgjidhjes me dy shtete.

Përpjekje për të mos lejuar përhapjen e konfliktit

Shtetet e Bashkuara janë "të vendosura që të mos hapet një front i dytë apo i tretë në këtë konflikt," tha zoti Blinken. Për këtë qëllim, SHBA ka përforcuar praninë ushtarake në rajon.

Në kufirin verior të Izraelit me Libanin, Hezbollahu, një milici e fuqishme dhe aleat i Hamasit, është përfshirë në luftime ndërkufitare me ushtarët izraelitë. Të premten, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nuk tha se milicia e tij do të angazhohet plotësisht në konflikt, por paralajmëroi SHBA-në se nëse Izraeli nuk ndalonte sulmet në Gaza, konflikti mund të zgjerohet.

Rebelët Houthi të Jemenit morën të martën përgjegjësinë për sulmet me raketa dhe dron që kishin në shënjestër Izraelin, pas disa goditjeve nga ky grup muajin e kaluar që u frenuan nga anijet amerikane në Detin e Kuq.

Trupat amerikane në Irak dhe Siri janë vënë gjithashtu nën shënjestër nga grupet aleate të Iranit, duke shkaktuar shqetësime për sulme të mundshme ndaj bazave të tjera amerikane në të gjithë rajonin.

Dhuna po përshkallëzohet edhe në Bregun Perëndimor, ku më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në përleshjet me ushtarët izraelitë dhe banorë të armatosur izraelitë të vendbanimeve.

Barbara Slavin, studiuese në Qendrën Stimson, thotë se sa më gjatë të vazhdojë ofensiva e Izraelit në Gaza, sa më shumë të rritet ndjenja e militantizmit në rajon, aq më e vështirë do të jetë të bëhen parashikime të sakta dhe të frenohet lufta.

“Opinioni publik arab është i ndezur nga këto skena të tmerrshme [në Gaza],” thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Edhe vendet që kanë normalizuar kohët e fundit marrëdhëniet me Izraelin, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Marokun, janë nën presionin në rritje të publikut për t'i shkëputur ato lidhje.

Presidenti Biden ka paralajmëruar vazhdimisht Iranin dhe grupet që mbështeten prej tij, që të mos e përshkallëzojnë konfliktin. Edhe zyrtarët e Teheranit kanë deklaruar se nuk duan përhapjen e luftës.

Irani ka prirjen "të shkojë deri në prag të konfliktit, por pa e kaluar atë prag", thotë Elisheva Machlis, pedagoge për Studime të Lindjes së Mesme në Universitetin Bar-Ilan.

Ajo i thotë Zërit të Amerikës se gjasat janë që Irani ka udhëzuar grupet që e mbështesin atë në rajon që të mos krijojnë një front tjetër lufte, por të shkaktojnë mjaftueshëm probleme për të shpërqendruar vëmendjen e ushtrisë izraelite nga Gaza.

Duke pasur parasysh mundësinë e përllogaritjeve të gabuara, kjo strategji mund të dështojë megjithëse Teherani nuk ka dëshirë të përfshihet drejtpërdrejt.
Çfarë ndodh më pas?

Si Izraeli ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar mundësinë e një kthimi të Izraelit në Gazën e kontrolluar nga Hamasi dhe në përgjithësi janë në një mendje se Izraeli nuk do ta qeverisë territorin pas luftës.

Aleatët kanë mendime të ndryshme për atë që ndodh më pas: Uashingtoni këmbëngul se qëllimi i luftës nuk duhet të jetë vetëm mposhtja e Hamasit, por edhe përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Zyra e zotit Netanyahu ka thënë se qëllimi i luftës është eliminimi i Hamasit dhe se nuk ka pasur bisedime për vendime të mundshme për t’ia dorëzuar Rripin e Gazës Autoritetit Palestinez ose ndonjë pale tjetër.

Ndryshe nga Hamasi, Autoriteti Palestinez e njeh Izraelin dhe mbështet një zgjidhje me dy shtete.

Kristian Coates Ulrichsen, bashkëpunëtor për Lindjen e Mesme në Institutin Baker, thotë se ekziston gjithashtu nevoja për t'u siguruar që të mos ketë radikalizim dhe fuqizim të mëtejshëm të ekstremistëve në të gjithë rajonin.

“Do të duhet që shtetet arabe të jenë në krye të përpjekjeve për një përgjigje politike që të trajtojë çështjet themelore si dhe ato më të menjëhershme,” i tha ai Zërit të Amerikës.

Një pauzë në luftime është sfida e parë si për qëllimin afatshkurtër të administratës për mbrojtjen e civilëve palestinezë, ashtu edhe për qëllimin afatgjatë për të punuar drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon.

Deri tani kjo sfidë nuk është zgjidhur. Pas kërkesës nga Sekretari i Shtetit Blinken për një pauzë të tillë për qëllime humanitare, kryeministri Netanyahu tha se nuk do të ketë një armëpushim të përkohshëm, derisa të kthehen të gjitha pengjet nga Hamasi.

Marrë nga VOA.

joe biden konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez