LIVE UPDATES
Bota

Analiza e The Times: Vladimir Putin përballet me ‘rebelimin e heshtur’ në Kremlin për dështimet e luftës në Ukrainë

Gjatë dy javëve të fundit forcat ruse kanë pësuar numrin më të madh të viktimave në radhët e ushtrisë së tyre që prej fillimit të luftës. Të dhënat janë publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

14 Shkurt 2023, 21:08 Nga A.B

Analiza e The Times: Vladimir Putin përballet me ‘rebelimin e

Nga Thetimes

Në shkurt të vitit të kaluar, teksa presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vendimin për të pushtuar Ukrainën një fjalim televiziv, Kremlini ishte aq i sigurt për suksesin saqë vala e parë e trupave ruse u urdhëruan të paketonin uniformat speciale për një paradë fitoreje në Kiev.

Pothuasje një vit pas luftës, dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vrarë, qindra mijëra burra janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar rekrutimit dhe disa rajone ruse në kufi me Ukrainën janë nën granatime pothuajse të përditshme.

Gjatë dy javëve të fundit forcat ruse kanë pësuar numrin më të madh të viktimave në radhët e ushtrisë së tyre që prej fillimit të luftës. Të dhënat janë publikuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Fjalimet për triumf të presidentit rus Vladimir Putin si një strateg, janë shkatërruar duke e shfaqur atë ndoshta me imazhin më të dobët se në çdo kohë gjatë qeverisjes së tij 23-vjeçare. Dështimi i tij për të siguruar një fitore të shpejtë i ka kushtuar atij besnikërinë e padiskutueshme të zyrtarëve të lartë, tha Genadi Gudkov, një ish-kolonel i KGB-së dhe ish-deputet rus që jeton jashtë vendit.

“Putin nuk mund të sundojë Kremlinin si më parë. Ai ka bërë shumë gabime trashanike dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë që nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura, udhëheqësja e FSB-së, e deri të ndihmësit e tij më të ngushtë.

Zyrtarët po bëhen më të guximshëm dhe lufta e brendshme është përshkallëzuar. Nuk ka më nënshtrim ndaj Putinit ashtu siç ishte një vit më parë”, tha ai duke përmendur disa biseda me të afërmit e zyrtarëve të Kremlinit.

Tatiana Stanovaya, një analiste politike ruse, kërkimi i së cilës fokusohet në Kremlin, tha se kishte pak mundësi që zyrtarët të ishin mjaftueshëm të guximshëm për të kritikuar drejtpërdrejt Putinin, por shumë prej tyre janë të zhgënjyer nga trajtimi i tij katastrofik i luftës. “Shumë prej tyre e respektonin atë,” tha ajo. “Jo më.”

Përveç ndryshimeve poshtëruese në fushën e betejës, ekonomia e Rusisë po tensionohet gjithashtu nën peshën e sanksioneve perëndimore, duke përfshirë këtu edhe tavanin e çmimit të naftës ruse.

Muajin e kaluar, Rusia regjistroi një deficit buxhetor prej 1.76 trilion rubla (rreth 20 miliardë £), shifra më e madhe që nga ardhja e Putinit në pushtet në itin 2000. Sanskionet po ashtu kanë privuar edhe anëtarët e elitës ruse nga asetet e huaja, përfshirë edhe pronat e tyre në Europë ndërkohë që sot është akoma më e vështirë që fëmijët e tre të studiojnë në shkolla dhe universitete presigjioze në Perëndim.

Megjithatë Putin mbetet i sigurt se ai po përmbush misionin e tij historik për të vendosur Kievin nën kontrollin e Moskës, tha Fyodor Lukyanov, i cili kryeson Këshillin e Rusisë për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes.

Këshilli nuk mendohet të jetë konsultuar në lidhje me vendimin për të pushtuar Ukrainën, me vendimet kryesore që merren ekskluzivisht nga Putin dhe një grup i vogël i vijës së ashpër.

Pavarësisht pengesave që ka pësuar ushtria e tij, Putin u duk i qetë kur iu përgjigj pyetjeve në një forum në fund të muajit tetor sipas Lukyaov i cili drejtoi diskutimet.

“Ai ishte i sigurt dhe i qetë si kurrë më parë,” tha ai. “Nuk kishte fare acarim, çfarëdo pyetjesh që të bëheshin gjatë diskutimeve. Ai duket se është 200 për qind i sigurt se ajo që ai po bën dhe ajo që po bën Rusia është e nevojshme dhe se ishte e pashmangshme. Se ne jemi në anën e duhur të historisë, çfarëdo që të ndodhë.”

Lukyanov zbuloi gjithashtu se shumë politikanë rusë ishin në mëdyshje se pse Kremlini nuk ishte kundërpërgjigjur siç duhet ndaj furnizimit me armë perëndimore në Ukrainë. Putin paralajmëroi në fillim të luftës se vendet perëndimore që do i vinin në ndihmë Ukrainës do të përballeshin me pasoja më të mëdha se çdo gjë që keni hasur në histori. Ai gjithashtu ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore

Dikur i portretizuar nga propaganda ruse si një njeri që flet drejt popullit, Putini është një figurë e izoluar. Në prag të Krishtlindjeve ortodokse, ai mori pjesë i vetëm në meshën në një katedrale të Kremlinit. Në dhjetor, ai anuloi papritur konferencën e tij vjetore për shtyp dhe sesionin vjetor të pyetjeve dhe përgjigjeve televizive me popullin rus, si dhe fjalimin e tij për gjendjen e kombit në parlament. Kritikët pretendojnë se Putini heziton t’u përgjigjet pyetjeve të vështira për luftën, sepse ai e di se nuk mund të japë përgjigje kuptimplota.

Putini kaloi pjesën më të madhe të pandemisë i izoluar në rezidencat e tij pranë Moskës dhe në Soçi. Vizitorët ishin të detyruar të kalonin nëpër tunele të definfektuara përpara hyrjes dhe zyrtarët u urdhëruan të karantinoheshin deri në 14 ditë përpara se të lejoheshin të takonin presidentin.

Jeta private e Putinit mbetet sekrete. Zyrtarisht, ai është beqar që nga viti 2014 kur u divorcua nga Lyudmila, një ish-stjuardese e Aeroflot. Jozyrtarisht, Putini besohet se është në një marrëdhënie afatgjatë me Alina Kabaeva, një ish-gjimnaste olimpike, e cila u emërua në krye të një kompanie mediatike pro-Kremlinit në vitin 2014. Kabaeva, 39 vjeç, është sanksionuar nga Britania, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar ajo e përshkroi televizionin shtetëror rus si një “armë lufte” që ishte e krahasueshme në fuqinë e tij me pushkën e sulmit kallashnikov.

Dy vajzat e rritura të Putinit nga martesa e tij me Lyudmila, Maria Vorontsova, 37 vjeç dhe Katerina Tikhonova, 36, u sanksionuan të dyja nga vendet perëndimore vitin e kaluar. Kremlini kurrë nuk e ka pranuar publikisht marrëdhënien e tyre me Putinin, por SHBA-të thanë se ka prova që ata rreth tyre kanë përfituar nga statusi i tyre. Tikhonova ishte martuar më parë me Kirill Shamalov, një biznesmen, pasuria e të cilit u shumëfishua pasi u bë dhëndër i Putinit në vitin 2013.

Putin gjithashtu besohet se ka tre fëmijë me Kabaevan, por identiteti i tyre nuk është konfirmuar kurrë. Lideri rus besohet gjithashtu të ketë një vajzë adoleshente të quajtur Elizaveta nga një lidhje që ai pati gjatë mandatit të tij të parë me Svetlana Krivonogikh, një ish-pastruese nga Shën Petersburgu. Krivonogikh, e cila u bë jashtëzakonisht e pasur pas marrëdhënies së saj me Putinin, u sanksionua këtë muaj nga Britania.

putin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit