LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA e 'The Economist': Politikanët e moshuar të SHBA-së

Ata vënë në dukje se Nancy Pelosi, gruaja e parë, e cila u bë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, por edhe personi i parë italo-amerikan, do të ishte një kandidate e përsosur për në Romë. Largimi dinjitoz i zonjës Pelosi do të hapte rrugën për një tranzicion udhëheqjeje, që disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë kërkuar prej vitesh dhe veçanërisht tani.

17 Shtator 2022, 07:06 Nga A.B
ANALIZA e 'The Economist': Politikanët e moshuar të
Foto ilustruese

Partia Demokratike në SHBA ka nevojë për një brez të ri udhëheqësish. Dhe ata mund të udhëheqin në Kongres, shkruan The Economist

Villa Taverna, rezidenca e ambasadorit amerikan në Romë, mbulon një sipërfaqe prej shtatë hektarësh, me një shatërvan të stilit barok, një sarkofag romak të shekullit III dhe një qilar vere me tri kate.

Por kjo rezidencë nuk ka një ambasador. Duke pasur parasysh bukurinë e saj si vendqëndrim, që do të tërhiqte çdo politikan, mungesa e emërimit duket si një veprim i çuditshëm nga presidenti Joe Biden.

Ose, ndoshta jo. Disa “kremlinologë” të kryeqytetit, dyshojnë se ky vend i lirë paralajmëron një ndryshim brezash në udhëheqjen demokrate të Kongresit, pas zgjedhjeve të ndërmjetme të kësaj vjeshte.

Ata vënë në dukje se Nancy Pelosi, gruaja e parë, e cila u bë kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, por edhe personi i parë italo-amerikan, do të ishte një kandidate e përsosur për në Romë. Largimi dinjitoz i zonjës Pelosi do të hapte rrugën për një tranzicion udhëheqjeje, që disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë kërkuar prej vitesh dhe veçanërisht tani.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike janë të moshuar. Një parti që dëshiron të rikthejë energjinë dhe optimizmin e John Kennedy-t (president i zgjedhur në moshën 43-vjeçare) dhe do të pranonte me kënaqësi edhe atë të Barack Obama-s (47) ose Bill Clinton-it (46), tani është e lidhur pas presidentit më të moshuar në histori (tani 79 vjeç).

Ky rekord i zotit Biden, ndonjëherë duket si triumf, ndonjëherë si ironi, e herë të tjera, si mizori, si atëherë kur u rrëzua nga biçikleta, ose kur ka vështirësi për të shprehur fjalët. Njëherë e një kohë, ai ka qenë ndër senatorët më të rinj në histori, i zgjedhur që në moshën 29-vjeçare, pasi sfidoi me guxim një 63-vjeçar në detyrë, sepse, siç shkroi edhe Richard Ben Cramer në librin “What It Takes”, ai “e dinte se plaku nuk kishte më takat”.

Por, në vend që të krijojnë një kontrast me të, udhëheqësit demokratë të Kongresit duket se thjesht po luajnë me nuancat e së hirtës.

Në moshën 71-vjeçare, udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, mund të quhet një “çunak i ri”, po të marrim parasysh faktin se zëvendësi i tij, Dick Durbin, është 77 vjeç, zonja Pelosi është 82 vjeçe, Steny Hoyer, kreu i mazhorancës së Dhomës së Kongresit, është 83 vjeç, ndërsa Jim Clyburn, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, është 82 vjeç.

Ata janë kualifikuar për të ardhurat e pensionit, përpara se të kishin lindur shumë nga votuesit e tanishëm, që këta politikanë duan të frymëzojnë.

Jetëgjatësia në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve ka ardhur pjesërisht falë përparësive që u janë dhënë demokratëve me shërbim të gjatë, por edhe mendjemprehtësisë dhe këmbënguljes së tyre. Kjo është veçanërisht e vërtetë për zonjën Pelosi, e cila mund të mos elektrizojë dot audiencën, por aftësia politike e saj admirohet nga demokratët dhe frikëson republikanët.

Gjatë karrierës, ajo u përball me Xhorxh W. Bush-in për Irakun, miratoi planin e zotit Obama për kujdesin shëndetësor dhe manovroi, herë pas here, Donald Trump-in, duke e shkarkuar atë dy herë me impeachment në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ajo gjithashtu ka grumbulluar më shumë para për fushatën se çdo anëtar tjetër i Kongresit në histori, sipas biografisë “Madam Speaker”, nga Susan Page.

Por në vitin 2018, për të siguruar mbështetje nga demokratët skeptikë, ajo premtoi se do të hiqte dorë nga posti në vitin 2022. Pelosi ka vënë në dukje se ishte seksiste që nuk u kërkua i njëjti zotim nga dy udhëheqësit meshkuj. Dhe ka të drejtë.

Demokratët pritet të humbasin shumicën e ngushtë këtë vjeshtë. Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dyshojnë se, nëse partia i kufizon humbjet e saj në më pak se 15 vende, zonja Pelosi mund të përpiqet të qëndrojë. Nëse jo, zoti Hoyer, pavarësisht moshës së tij, mund të kandidojë për postin.

Rivaliteti i tyre është i madh. Ata u takuan në vitin 1963, kur punonin për të njëjtin senator në Maryland; Zonja Pelosi ishte sekretare, zoti Hoyer ishte një nëpunës që po përgatitej për një karrierë politike.

Katër dekada më vonë, zonja Pelosi fitoi detyrën e parë udhëheqëse, duke mundur zotin Hoyer, i cili mendohej se ishte shumë përpara saj në radhë (sepse ai kishte shërbyer katër mandate përpara se zonja Pelosi të zgjidhej për herë të parë). Nëse zoti Biden po rezervon një post si ambasadore për zonjën Pelosi, ai do të bënte mirë të planifikonte edhe një post për zotin Hoyer, po edhe për zotin Clyburn.

Një brez i ri udhëheqësish do t’u jepte energji, jo vetëm demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, por edhe gjithë partisë.
Personi më i mundshëm i cili mund të pasojë Pelosin është Hakeem Jeffries nga Brooklin, liberal pragmatik dhe i fortë.

Ai është 51 vjeç. Jeffries mund të përballet me një sfidë nga Adam Schiff, 62 vjeç, nga Kalifornia, një tjetër përkrahës i Pelosit dhe Katherine Clark, 59 vjeçe, nga Massachusetts.

Së bashku, ata mund të formojnë një ekip të fortë.

Ky moment tranzicioni u ofron demokratëve edhe një shans për të ndryshuar rregullat që i kishin penguar udhëheqësit e tyre. Edhe republikanët kanë politikanë të moshuar – Donald Trump është 76 vjeç dhe Mitch McConnell, lideri i minorancës në Senat, është 80 vjeç, por udhëheqja e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve është më energjetike.

Arsyeja është se kur Newt Gingrich udhëhoqi revoltën e tij republikane në vitin 1994, ai vendosi rregulla që kufizojnë kohëzgjatjen e posteve të tilla deri në tre mandate.

Për rrjedhojë, të rinjtë kanë hasur pengesa. Demokratët ankohen se duhet të presin me dekada, derisa anëtarët e moshuar të dalin në pension ose të vdesin, përpara se të mund të ngjiten në radhët e komitetit.

Seth Moulton, demokrat nga Massachusetts, në mandatin e katërt, dhe Jim Banks, republikan nga Indiana, në mandatin e tretë, janë të dy veteranë që shërbejnë në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura.

Por zoti Banks, në moshën 43-vjeçare, është tashmë anëtar i një nënkomiteti të rëndësishëm; ai pritet të kandidojë për postin e rangut të tretë në Kongresin e ardhshëm. Zoti Moulton, ndërkohë, duhet të presë radhën e tij.

Përvoja ka rëndësi. Studimet tregojnë se kryetarët bëhen më efektivë kur shërbejnë më gjatë. Por kombinimi i vjetërsisë së privilegjuar dhe detyrës së pafundme, ka kosto të mëdha.

Disa anëtarë thonë se kolegët e tyre të lartë janë më partiakë dhe mbajnë inate të vjetra; përfaqësuesit ambiciozë zhgënjehen dhe largohen. “Të gjithë të rinjtë mendojnë: Unë nuk kam ndër mend të pres 40 vjet për radhën time”, thotë një anëtar i brezit të ri.

Jerrold Nadler, 75 vjeç dhe Carolyn Maloney, 76 vjeçe, fituan poste të sigurta demokrate në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1992. Me kalimin e viteve, ata u ngjitën të dy në detyrë dhe u bënë kryetarë komisionesh. Megjithatë, këtë vit, përballen me një garë të vështirë – kundër njëri-tjetrit.

Rishpërndarja i shtyu në të njëjtin rreth dhe asnjëri nuk pranonte të dorëzohej.

Është e trishtueshme të shohësh këta dy luanë të vjetër që lëshojnë kthetrat kundër njëri-tjetrit për një mandat tjetër. Udhëheqësit e përqendruar në të ardhmen e vendit dhe të partisë së tyre, do t’i kushtonin më shumë energji përmirësimit të pasardhësve./MONITOR

shba politike

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez