LIVE UPDATES
Bota

Analiza e The Economist: A mundet Europa të përballojë e vetme Rusinë e Vladimir Putinit?

Në të vërtetë, mund të duhet rreth një dekadë derisa Europa të jetë në gjendje të mbrohet pa ndihmën e Amerikës. Sfida e madhe është shumë e dukshme në Ukrainë.

22 Mars 2025, 07:38 Nga r.ll
Analiza e The Economist: A mundet Europa të përballojë e vetme
foto ilustruese

EUROPË- A mundet Europa të përballojë e vetme Rusinë e Vladimir Putinit? Një ushtri, forcë ajrore dhe mbrojtje bërthamore e pavarur do të kishin një çmim të lartë

Disa orë pasi partia e tij fitoi zgjedhjet kombëtare, Friedrich Merz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, bëri një deklaratë të jashtëzakonshme. Donald Trump “nuk do t’ia dijë për fatin e Europës”, tha ai.

Prandaj “duhej të arrihet hap pas hapi… pavarësia nga SHBA-ja”.

Dhe ky nuk ishte një qëllim i largët. Merz tha se nuk ishte i sigurt nëse NATO do të ekzistojë ende “në formën e tanishme” në qershor, kur udhëheqësit do të takohen në Holandë, “ose nëse Europës do t’i duhet të krijojë një mbrojtje të pavarur”.

Ata që menduan se zoti Merz po tregohej tepër dramatik shumë shpejt u përballën me realitetin. Më 24 shkurt, në një rezolutë të OKB-së që fajësonte Rusinë për pushtimin e Ukrainës, Amerika votoi kundër aleatëve europianë dhe mbajti anën e Rusisë dhe Koresë së Veriut.

Merz nuk është i vetmi udhëheqës i shqetësuar për sulmet e Donald Trump ndaj NATO-s, aleancës që ka ruajtur paqen në Europë për gati tetë dekada.

“Themelet e sigurisë ku është mbështetur Europa për breza të tërë janë zhdukur dhe nuk do të rikthehen më”, shkruan Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, në një ese për The Economist. “Europa duhet të pajtohet me faktin se është e cenueshme dhe e vetme”.

Në të vërtetë, mund të duhet rreth një dekadë derisa Europa të jetë në gjendje të mbrohet pa ndihmën e Amerikës. Sfida e madhe është shumë e dukshme në Ukrainë. Vendet europiane po bisedojnë për të dërguar atje trupa ushtarake për të siguruar zbatimin e një marrëveshjeje paqeje në të ardhmen.

Këto bisedime udhëhiqen nga Franca dhe Britania, të cilat kanë parashikuar dërgimin e një force modeste ushtarake në Ukrainë, ndoshta prej dhjetëra mijë trupash. Trupat nuk do të vendoseshin në lindje në vijën e parë të frontit, por në qytetet e Ukrainës, portet dhe infrastrukturën e saj jetike.

Megjithatë, kjo do të nxirrte në pah tri dobësi të mëdha. Së pari, do të rrallonte forcat europiane. Në Ukrainë, ka rreth 230 brigada ruse dhe ukrainase, megjithëse shumica janë të vogla.

Shumë vende europiane do ta kishin të vështirë të krijonin secili nga një brigadë të vetme të aftë për luftim. Së dyti, mund të hapeshin boshllëqe serioze në mbrojtjen e vetë Europës.

Për shembull, zhvendosja e trupave britanike në Ukrainë do të pakësonte njësitë britanike në NATO, duke lënë mangësi në planet e luftës të aleancës.

Mbi të gjitha, europianët e pranojnë se çdo zhvendosje trupash do të kishte nevojë për mbështetje amerikane, jo vetëm në formën e mjeteve të inteligjencës dhe mbrojtjes ajrore, por edhe zotimit për mbështetje, në rast se Rusia sulmon.

Fakti që Europa do ta kishte të vështirë të krijonte një forcë të pavarur luftarake për Ukrainën tregon se sa e madhe është detyra që e pret.

Për përmbushjen e planeve të tanishme luftarake të NATO-s (me Amerikën e pranishme) duhet që vendet e Europës të shpenzojnë për mbrojtje ushtarake 3% të PBB-së, shumë më tepër sesa shpenzon tani shumica.

Britania bëri një hap në këtë drejtim më 25 shkurt, duke shpallur planin për të shpenzuar për mbrojtje 2.5% të PBB-së deri në vitin 2027, por edhe kjo mund të mos mjaftojë.

Thuhet se Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, do të propozojë një objektiv shpenzimi prej 3.7%. Dhe në qoftë se do të merrnim parasysh mungesën e ndihmës amerikane, shpenzimet e mbrojtjes të vendeve europiane do duhej të rriteshin mbi 4% ose më shumë.

Pagesa për këtë do të ishte mjaft e vështirë. Edhe ndërtimi i aftësive ushtarake është më i vështirë nga sa duket. Instituti Bruegel me seli në Bruksel, llogarit se Europa duhet të formojë rreth 50 brigada të reja.

Shumë prej tyre duhet të jenë njësi me armaturë “të rëndë”, për të zëvendësuar 300,000 trupat amerikane që ishin parashikuar më parë të zhvendoseshin në kontinent në rast lufte. Kërkesat për fuqi punëtore do të ishin të pamjaftueshme.

Shtimi i tankeve

Këto shifra janë thjesht hamendësime. Sipas vlerësimit të Institutit Bruegel, Europës do t’i duheshin 1,400 tanke për të parandaluar përparimin e Rusisë në shtetet baltike.

Në çdo rast, nuk mund të bëhet asnjëherë një parashikim i saktë, sepse lufta ka shumë të papritura. Europa ka forca ajrore mbresëlënëse, me shumë avionë modernë.

Por këta avionë nuk kanë rezerva të mjaftueshme municionesh për të shkatërruar mbrojtjen ajrore të armikut ose për të goditur objektivat e largëta në tokë ose në ajër, shpjegon Justin Bronk nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), me seli në Londër.

Vetëm disa forca ajrore, si ajo e Suedisë, janë trajnuar mjaftueshëm për të kryer luftë ajrore me intensitet të lartë. Për më tepër, lufta elektronike dhe inteligjenca, si dhe mbikëqyrja, përvetësimi dhe zbulimi i objektivave, ose aftësia për të gjetur dhe për të vlerësuar objektivat, “sigurohen pothuajse ekskluzivisht nga SHBA-ja”, vëren Bronk.

Një problem tjetër është komanda dhe kontrolli, ose institucionet dhe individët që bashkërendojnë dhe udhëheqin formacione të mëdha ushtarake në luftë. NATO ka një grup të madh shtabesh në të gjithë Europën. Shtabi i Lartë i Fuqive Aleate në Europë ndodhet në Mons, Belgjikë.

Ai udhëhiqet nga gjenerali Chris Cavoli, i cili është një amerikan, ashtu si çdo Komandant i Lartë i Aleatëve në Europë që ka shërbyer përpara tij. “Koordinimi i NATO-s, në thelb, është një përgjegjësi e SHBA-së”, thotë Matthew Savill, ish-zyrtar britanik i mbrojtjes.

Ekspertiza europiane për drejtimin e formacioneve të mëdha ushtarake, është kryesisht në dorë të britanikëve dhe francezëve. Franca dhe Britania mbikëqyrin dy “korpuse” rezervë, të cilat janë seli të nivelit shumë të lartë.

Por Britania ndoshta nuk do të ishte e aftë të drejtonte një operacion ajror të ndërlikuar, në shkallën dhe intensitetin e luftërave si ato në Gaza dhe Liban. “Mesa di unë, Europa nuk mund të kryejë dot shkallën e luftës që kanë bërë izraelitët në Lindjen e Mesme”, thotë zoti Savill.

Nëse europianët do të jenë në gjendje të ndërtojnë dhe të komandojnë forcat e tyre, pyetja e radhës është nëse ata mund të ushqehen vazhdimisht me municione.

Prodhimi i artilerive në Europë është rritur gjatë tre viteve të fundit, megjithëse Rusia, e ndihmuar nga Koreja e Veriut dhe Irani, ka prodhuar më shumë. Europa ka gjithashtu prodhues të sofistikuar raketash.

Për shembull, kompania franceze MBDA prodhon një nga raketat më të mira në botë të llojit ajër-ajër. Gjithashtu, Franca, Norvegjia dhe Gjermania prodhojnë ndër sistemet më të shkëlqyera në botë të mbrojtjes ajrore.

Sipas një studimi të fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), midis shkurtit 2022 dhe shtatorit 2024, shtetet europiane të NATO-s i blenë 52% të sistemeve të reja brenda Europës dhe vetëm 34% nga Amerika.

Por pjesa 34%, shpesh është me rëndësi jetike. Europa ka nevojën e Amerikës për artileri raketore, mbrojtje ajrore me rreze më të gjatë dhe avionë me kamuflazh. Edhe për armë më të thjeshta, kërkesa është shumë më e lartë se kapaciteti.

Kjo është një nga arsyet pse vendet europiane kanë blerë edhe nga Brazili, Izraeli dhe Koreja e Jugut.

Duhet vënë në dukje se jo të gjitha shtetet europiane kanë të njëjtin nivel varësie nga Amerika. Për shembull, Britania, është tepër e ndërthurur me forcat e armatosura, makinerinë e inteligjencës dhe industrinë e Amerikës.

Në rast se SHBA-ja do të ndërpriste qasjen në imazhet satelitore dhe të dhëna të tjera gjeohapësinore, si hartat e terrenit, atëherë pasojat për Britaninë do të ishin të thella.

Ndoshta arsyeja kryesore pse vitin e kaluar, Britania kërkoi pranimin e Amerikës për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa britanike Storm Shadow, është se këto raketa britanike mbështeteshin në të dhënat gjeohapësinore amerikane për një shënjestrim të saktë.

Kështu, Britania, ose duhet të shpenzojë me miliarda shtesë për t’i mundësuar vetë këto imazhe gjeohapësinore, ose duhet të kërkojë ndihmën e Francës, e cila ka një sistem krejt të pavarur.

Nga ana tjetër, ndërthurja e sistemeve britanike me ato të Amerikës shtrihet edhe në fusha të tjera. Rreth 15% e pjesëve përbërëse të avionit amerikan luftarak F-35 janë prodhuar në Britani, duke përfshirë pjesë të ndërlikuara për t’u zëvendësuar, si sedilja e ejektorit.

Përveç ndërtimit të forcave të pavarura të mbrojtjes, që është një detyrë mjaftueshëm e frikshme, Europa përballet edhe me një sfidë tjetër. Për 80 vjet, ajo është strehuar nën ombrellën bërthamore të Amerikës.

Nëse Europa është me të vërtetë “e vetme”, siç thotë zoti Rasmussen, atëherë çështja nuk është vetëm se trupat amerikane nuk do të luftonin për të, por edhe se armët bërthamore amerikane nuk do të përdoreshin për të mbrojtur Europën.

“Ne duhet të kryejmë bisedime me dy fuqitë bërthamore të Europës, Britaninë dhe Francën”, tha kancelari i ardhshëm gjerman Merz. “Mund t’u kërkojmë francezëve dhe anglezëve që të na mbrojnë edhe ne me ombrellën e tyre bërthamore”.

Në praktikë, Britania dhe Franca nuk mund të ofronin të njëjtën ombrellë bërthamore si Amerika, duke qenë se kanë arsenale relativisht më të vogla. Ato kanë rreth 400 koka bërthamore, krahasuar me më shumë se 1700 koka luftarake ruse.

Por sipas disa ekspertëve, kokat bërthamore të Francës dhe Anglisë do të ishin më se të mjaftueshme për të parandaluar një luftë të përgjithshme në kontinent dhe për të zmbrapsur Rusinë, sepse mjafton shumë pak fuqi bërthamore thjesht për të shfarosur gjithë Moskën.

Britanisë dhe Francës ndoshta do t’i duheshin vite për të dyfishuar ose për të trefishuar madhësinë e arsenaleve të tyre bërthamore, për të mos përmendur shpenzimet e larta.

Për shembull, sistemi i armëve bërthamore i kushton Britanisë plot një të pestën e shpenzimeve të mbrojtjes.

Të menduarit strategjik

Një çështje tjetër është se ka dallime midis dy fuqive bërthamore të Europës, Francës dhe Britanisë. Franca ka aftësinë për të mbartur armë bërthamore, edhe në nëndetëset, edhe në avionët e saj.

Ndërsa Britania ka vetëm mundësinë e dytë, jo të parën. Kjo mangësi kufizon aftësinë e Britanisë për t’u përgjigjur siç duhet në rastin e një krize bërthamore dhe do të ekspozonte pozicionin e nëndetëseve britanike ndaj armiqve duke vënë në rrezik mbrojtjen strategjike të vendit.

Për më tepër, edhe pse Britania mund t’i lëshojë armët e veta bërthamore pa lejen amerikane, ajo në fakt i merr raketat nga Amerika dhe ato raketa që nuk mbahen në bordin e nëndetëseve, ruhen në një depo në shtetin Giorgia të Amerikës. Britania gjithashtu varet shumë nga Amerika për prodhimin e pjesëve kryesore të këmbimit të raketave.

Natyrisht, këto nuk janë probleme të pakapërcyeshme. Në muajt e fundit, janë zhvilluar shumë biseda për ombrellën bërthamore të Europës, midis ministrave europianë të Mbrojtjes.

“Gjermania po bëhet më e vetëdijshme”, vëren Bruno Tertrais. “Francezët dhe anglezët duhet të përballojnë siç duhet përgjegjësinë e madhe që kanë mbi shpinë, për mbrojtjen e Europës”.

Parandalimi bërthamor nuk është vetëm një lojë numrash, thotë ai, por një çështje vullneti. Putini mund t’i marrë më seriozisht kërcënimet bërthamore që vijnë nga Britania ose Franca, të cilat si shtete europiane, kanë më tepër për të rrezikuar sesa Amerika.

Këto janë pyetjet që kanë munduar mendimtarët europianë gjatë gjithë Luftës së Ftohtë. Rikthimi i tyre shënon një epokë të re dhe të errët për kontinentin. “Kjo”, tha zoti Merz më 24 shkurt, “është vërtet një kohë e rrezikshme për Europën”./MONITOR

europa

Sondazh

Poll

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Si ka mundësi që besimtarët e kënetës përpinë çdo gënjeshtër!"Rama:Nuk japim para për inceneratorët

"Becchetti s’ka marrë asnjë kokërr leku/Rama:Është në siklet të madh, zgjodhi kundërshtarin e gabuar

"Janë inatçi ata nuk janë si unë"/ Rama batuta me komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët...

Rama: Këta kënetarët e Kosovës kanë të tjera nota melodike kur i përputhen kënetës

"Dumani është prokuror me integritet"/Rama:Këneta u përpoq të hedhë llumin mbi të dhe familjen e tij

Rama: Teoria që "jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg" nuk funksionon

Rama: E kam faqen e bardhë, pavarësisht se përpiqen të ma nxijnë! Qentë le të lehin

Kontrata e lobimit të PD-së në SHBA/ Rama: Pse duheshin 6 mln dollarë për një damkë të padrejtë?

Rama “ndan” të rinjtë: Tani do merremi vesh për Bashkimin Europian

Rama batuta me të riun në Tiranë: Mos i rri asaj mbi qafë se ka ardhur për mua s'ka ardhur për ty

Rama i kthehet të rinjve pasi nuk i kushtuan vëmendje: Mos më bëj si kokë e madhe!

“Boll o boll”! Rama i kthehet kandidatit të PS në Tiranë: O Halit, ti i ke sjellë këta?

"Unë nuk e kam personale"/ Rama i kthehet qytetarit: Në asnjë mënyrë, mos u merr me gratë

I tregoi shqetësimet/ Rama debat me qytetarin: Ti për këtë ke ardhur këtu, por është turp i madh

Ramës nuk i del e keqja me qytetarin, vijon debatin pas takimit: T'i do vish me mua

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne