LIVE UPDATES
Bota

Zjarri që po djeg menaxherët e mesëm/ Pse kompanitë po “hollojnë” strukturat e tyre

Në perceptimin e përgjithshëm, ata janë simbol i fryrjes së burokracisë; më shumë objekt satire sesa respekti. Ajo që i karakterizon është stresi dhe “djegia” profesionale (burnout).

1 Nëntor 2025, 07:41 Nga E. D
Zjarri që po djeg menaxherët e mesëm/ Pse kompanitë po
foto ilustruese

SHBA- Menaxherët e mesëm kurrë nuk e kanë pasur të lehtë. Nëpunësit i shohin me zili për ngjitjen në shkallët e karrierës. Drejtuesit e lartë i fajësojnë kur strategjitë dështojnë.

Në perceptimin e përgjithshëm, ata janë simbol i fryrjes së burokracisë; më shumë objekt satire sesa respekti. Ajo që i karakterizon është stresi dhe “djegia” profesionale (burnout).

Por kohët e fundit, situata për ta është bërë edhe më e vështirë. Shumë prej tyre po humbasin vendet e punës. Në gusht, Google njoftoi se kishte shkurtuar 35% të menaxherëve që mbikëqyrnin ekipe me më pak se tre persona.

Në shtator, Fiverr, platforma e tregut për profesionistët e lirë, deklaroi se do të reduktonte numrin e menaxherëve për t’u përqendruar më shumë tek Inteligjenca Artificiale (IA).

Amazon ka bërë shkurtime gjatë gjithë vitit, për të përmirësuar efikasitetin – më së fundi në korrik, në sektorin e teknologjisë cloud. Ndërkohë, Mark Zuckerberg i Meta-s ka kritikuar që në vitin 2023 fenomenin e “menaxherëve që menaxhojnë menaxherë”.

Deri tani, këto shkurtime janë përqendruar vetëm në teknologji, por fenomeni po shtrihet edhe në sektorë të tjerë.

Vetëm këtë vit, shprehje si “reduktim i shtresave të menaxhimit” janë përmendur 98 herë në konferencat për fitimet e kompanive të përfshira në indeksin global të bursës S&P, dyfish më shumë se gjatë gjithë vitit 2022.

Në listë përfshihen banka zvicerane UBS, kompani britanike e produkteve të konsumit Reckitt Benckiser dhe prodhuesi francez i gazrave industrialë Air Liquide. Çfarë qëndron pas këtij fenomeni të “heqjes së shefave”?

Një shpjegim i thjeshtë është se në një klimë ekonomike të pasigurt, kompanitë po shkurtojnë kostot.

Anketat e drejtuesve (për shembull nga Rezerva Federale e Atlantës dhe Banka e Anglisë) tregojnë se shumë prej tyre planifikojnë të ulin ritmin e punësimeve dhe të investojnë më pak. Ndër arsyet e tjera, ata përballen me vështirësi për të kuptuar regjimin e ndërlikuar të tarifave të Presidentit Donald Trump.

Një arsye tjetër lidhet me pandeminë. Kur shpërtheu Covid-19, kompanitë pezulluan punonjësit. Më pas erdhi një valë punësimesh, ndërsa kompanitë, veçanërisht në teknologji, garonin për të përmbushur kërkesën e lartë për shërbime dixhitale dhe tregti elektronike.

U deshën menaxherë të rinj për të mbikëqyrur stafin e ri. Në të njëjtën kohë, shumë kompani ngritën në detyrë më shumë njerëz sesa duhej.

Për të mbajtur punonjësit e mirë, u dhanë poste menaxheriale edhe atyre që kishin nën drejtim vetëm një ose dy vartës, vëren Bryan Hancock nga McKinsey. Si rezultat, radhët e menaxherëve u frynë.

Byroja Amerikane e Statistikave të Punës monitoron 425 kategori të gjera profesionesh. Midis viteve 2019 dhe 2024, pesë nga dhjetë profesionet me rritjen më të shpejtë ishin pozicione menaxheriale.

Tani, kompanitë po heqin tepricat. Të dhënat nga Live Data Technologies tregojnë se që nga nëntori 2022, kur kulmoi vala e punësimeve pas Covid-it, kompanitë amerikane të listuara në bursë kanë ulur numrin e menaxherëve të mesëm mesatarisht me rreth 3%. Edhe numri i punonjësve jo-menaxherialë ka rënë në të njëjtën masë.

Por kompanitë e teknologjisë dhe shëndetësisë, që punësuan më shumë gjatë pandemisë, kanë shkurtuar menaxherët e mesëm më shpejt se stafin e jo-menaxherial.

Ndërkohë, sektorë të goditur fort nga Covid-i, si ai i shitjes me pakicë, kanë humbur një pjesë të madhe si të punonjësve, ashtu edhe të mbikëqyrësve të tyre.

Po Inteligjenca Artificiale, që shihet si “vrasësi” i ri i vendeve të punës? Shumë kompani, përfshirë Amazon dhe Walmart, po flasin për përfshirjen e teknologjisë, ndërsa paralelisht po pushojnë menaxherë. Por për momentin, lidhja me ChatGPT duket e papërfillshme.

The Economist krahasoi të dhënat e Live Data Technologies për numrin e punonjësve sipas sektorëve me të dhënat e anketës Business Trends and Outlook të Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së, e cila pyet kompanitë, ndër të tjera, nëse kanë përdorur IA në dy javët e fundit. Analiza nuk gjeti asnjë lidhje midis përdorimit të IA dhe “hollimit” të shtresave menaxheriale.

Kjo mund të ndryshojë me kohën. Prej vitesh, teknologjia ka marrë përsipër disa nga detyrat tradicionale të menaxherëve, nga shpërndarja e informacionit te monitorimi i punës së stafit.

Sipas një ankete të McKinsey, menaxherët e kalojnë rreth një të katërtën e kohës në detyra administrative, të cilat gjithashtu mund të zëvendësohen nga IA.

Megjithatë, për momentin, IA mund të jetë aleati i tyre. Raffaella Sadun nga Harvard Business School thekson se menaxherët e mesëm efektivë mund të luajnë rol kyç në përvetësimin e trajnimeve brenda kompanive, veçanërisht në ato që përpiqen të bindin stafin të mësojë dhe përdorë teknologjitë e reja.

Nëse kompanitë duan që punonjësit të aftësohen në IA, mund të jetë një vendim i zgjuar që të mos nxitojnë t’i largojnë menaxherët e tyre të mesëm, të paktën ende jo./MONITOR

menaxherët inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet