LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pezullimi i buxhetit 7.5 mld euro, a po funksionon presioni i BE-së mbi Hungarinë?

Pavarësisht propozimit të Komisionit, asgjë nuk është e vendosur dhe Budapesti mund sërish të marrë shumën financiare. Komisioni Evropian e ka lënë të hapur derën për kompromis, duke pranuar se Qeveria e udhëhequr nga partia e djathtë, Fidesz, ka premtuar reforma serioze dhe, në disa raste, ka përgatitur legjislacionin përkatës gjatë muajve të verës për t’i adresuar disa nga shqetësimet e BE-së rreth korrupsionit dhe mangësive në sistemin hungarez të prokurimeve publike.

20 Shtator 2022, 14:05 Nga e.k
Analiza e REL: Pezullimi i buxhetit 7.5 mld euro, a po funksionon presioni i
Viktor Orban

HUNGARI- Më 18 shtator, Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove nga buxheti i BE-së, të caktuara për Hungarinë, një përgjigje ndaj asaj që blloku e sheh si performancë të dobët të Budapestit mbi respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Ky vendim është vetëm akti më i fundit i një beteje shumëvjeçare midis Brukselit dhe Budapestit dhe një tregues që situata nuk pritet të qetësohet së shpejti.

Pavarësisht propozimit të Komisionit, asgjë nuk është e vendosur dhe Budapesti mund sërish të marrë shumën financiare. Komisioni Evropian e ka lënë të hapur derën për kompromis, duke pranuar se Qeveria e udhëhequr nga partia e djathtë, Fidesz, ka premtuar reforma serioze dhe, në disa raste, ka përgatitur legjislacionin përkatës gjatë muajve të verës për t’i adresuar disa nga shqetësimet e BE-së rreth korrupsionit dhe mangësive në sistemin hungarez të prokurimeve publike.

Nëse bëhet më shumë përparim në këto fusha deri në fund të këtij viti, ekziston mundësia që Hungaria të marrë paratë.

Të tri aspektet kryesore të kësaj historie janë të ndërlidhura.

Së pari, të kërcënosh se do të dëmtosh Hungarinë aty ku është më e cenueshme –financiarisht – mund të jetë mënyra më efikase për BE-në për të nxitur një ndryshim nga ana e Budapestit.

Së dyti, Hungaria, tashmë duke ndier efektet ekonomike të atij që ka të ngjarë të jetë një dimër i gjatë dhe i ftohtë, mund të përpiqet të afrohet sërish me bllokun evropian.

Dhe së treti, ndërsa Hungaria mund të duket si e vendosur me shpatulla për muri, ka ende shans që Qeveria të arrijë të dalë nga kjo situatë dhe të marrë pjesën më të madhe të përfitimeve financiare.

“Rregullorja e kushtëzimit”, një mekanizëm që ka qenë i zbatueshëm që nga viti 2021, i lejon Komisionit Evropian të propozojë shkurtime në buxhetet e vendeve anëtare të BE-së nëse mendon se ekziston një rrezik sistematik mbi mënyrën se si janë shpenzuar paratë.

Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së ishin të kënaqura me këtë mekanizëm të ri, kur u diskutua dhe u ra dakord në verën e vitit 2020 gjatë negociatave mbi mënyrën se si duhet të ndahet buxheti prej 1.8 trilion eurosh i BE-së për periudhën 2021-2027.

Madje, Hungaria dhe Polonia e sfiduan ligjshmërinë e këtij mekanizmi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, me qendër në Luksemburg – por ato humbën. Ato kontestime nënkuptuan që mekanizmi është disi i kufizuar. Komisioni Evropian nuk mund të synonte thjesht fondet e destinuara për një vend me arsyetimin se ai besonte se prej një dekade po minohej sundimi i ligjit. KE-ja duhej të provonte në mënyrë specifike se mangësitë ndikuan drejtpërdrejt në mënyrën se si shpenzoheshin fondet specifike të BE-së.

Hapi i parë i dukshëm ishte një mbikëqyrje më e afërt e sistemit hungarez të prokurimeve publike, zakonisht nëpërmjet auditimeve, sidomos pas raportimeve të përhapura mbi keqpërdorimin e fondeve publike për të pasuruar figura pranë kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë, Viktor Orban.

Një statistikë befasuese e vërejtur nga Brukseli ishte se 50 për qind e të gjitha kontratave të prokurimit publik, ku përfshiheshin fondet e BE-së, kishin vetëm një kandidat në Hungari. Në të gjitha 26 vendet e tjera anëtare të BE-së kjo shifër ishte 15 për qind ose më e ulët. Prandaj, nuk ishte befasi kur, për herë të parë, në muajin prill Komisioni aktivizoi mekanizmin ndaj Hungarisë. E, ndërsa pati shkëmbime të shumta mes Brukselit dhe Budapestit, ky i fundit nuk mundi të bënte aq sa duhej për të ulur mosbesimin e Komisionit Evropian.

Ajo çfarë propozoi Komisioni Evropian më 18 shtator ishte një pezullim prej 65 për qind të angazhimeve buxhetore për tri programe operacionale nën një kornizë politike të BE-së. Fondet nga programet, të cilat trajtonin efikasitetin mjedisor dhe energjetik, transportin e integruar dhe zhvillimin rajonal, shkonin në 7.5 miliardë euro. Mund të tingëllojë si shumë, por nëse merret në konsideratë se Budapesti mund të marrë ende deri në 50 miliardë euro nga BE-ja gjatë shtatë vjetëve të ardhshëm, kjo nuk duket aq shumë.

Fakti që Hungaria duket e gatshme të rrezikojë që të humbasë rreth një të pestën e fondeve të BE-së duket qesharake për shumë njerëz, veçanërisht për Parlamentin Evropian, i cili javën e kaluar miratoi një rezolutë ku e quajti vendin një “regjim hibrid të autokracisë zgjedhore”, duke kritikuar pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe lirinë e mediave në Hungari. Megjithatë, rezoluta nuk ishte detyruese dhe dhoma e Parlamentit nuk ka asnjë kompetencë mbi fondet e BE-së.

Megjithatë, ekziston një interpretim alternativ mbi këtë çështje, një në të cilin Hungaria nuk po ndjek domosdoshmërisht rrugën e saj. Diçka duket se po ndodh në Budapest. Komisioni Evropian ka propozuar që Hungaria të ndërmarrë 17 masa konkrete në mënyrë që të sigurojë fondet e BE-së, ku përfshihet ngritja e një task-force kundër korrupsionit, aplikimi sistematik i shfrytëzimit të të dhënave në prokurimet publike, përmirësimi i deklaratave të pasurisë, modifikimi i Kodit Penal për të lejuar rishikimin gjyqësor të vendimeve të Prokurorisë dhe, më e rëndësishmja, ngritja e një autoriteti të pavarur me kompetenca gjithëpërfshirëse për të mbikëqyrur të gjithë këta hapa.

Deri më tani Hungaria ka filluar të punojë ose ka premtuar se do t’i zbatojë të gjitha këto masa, diçka që do të ishte e paimagjinueshme në fillim të vitit 2022. Edhe Komisioni Evropian e ka pranuar gjatë muajve të fundit vullnetin e mirë nga ana e Budapestit. Pavarësisht qëllimit të vërtetë të Budapestit, një nga aspektet kryesore të “Rregullores së kushtëzimit” është se ajo nuk mund të zvarritet përgjithmonë. Pasi aktivizohet, duhet të ketë një vendim përfundimtar brenda nëntë muajve dhe, nëse është e nevojshme, mekanizmi mund të aktivizohet vazhdimisht.

Data kyçe është 19 nëntori, kur Komisioni Evropian do të vlerësojë se sa përparim ka bërë Hungaria. Pastaj i takon Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili ka fuqinë për të ndryshuar, miratuar ose të vendosë veton për propozimet e Komisionit dhe 26 shtetet e tjera anëtare të BE-së që të marrin një vendim me votim me shumicë të cilësuar. Ashtu si shumë gjëra të tjera në Bruksel, gjithçka do të vendoset pak para Krishtlindjes.

Se në cilin drejtim do të anojë Hungaria, kjo do të varet kryesisht nga dy gjëra: si po ecën ekonomia dhe si po shkon lufta në Ukrainë. Me inflacionin në rritje, një valutë [forint] të paqëndrueshme dhe fatura të shtrenjta të energjisë që grumbullohen, Qeveria hungareze po e ndien shtrëngimin. Orbanit i duhet çdo cent që mund të marrë. Dhe, ndërsa Rusia merr goditje pas goditjeje në luftën e saj të zgjatur me Ukrainën, dhe me BE-në që po bëhet gjithnjë e më dyshuese ndaj pranisë ekonomike kineze në Evropë, për Orbanin janë zvogëluar ndjeshëm edhe hapësirat për manovra.

Një diplomat i BE-së, i cili donte të mbetej anonim theksoi se: “Ndoshta, vetëm ndoshta, ky është fillimi i ecjes së Orbanit në Canossa”, një referencë ndaj nënshtrimit poshtërues të perandorit të shenjtë romak, Henri IV ndaj Papës Gregori VII në vitin 1077. Për të kthyer shkishërimin e tij nga Kisha, Henrit iu desh të udhëtonte nëpër alpe dhe më pas të gjunjëzohej për tri ditë gjatë një stuhie në portën e kështjellës italiane të Canossa-s. 

Marrë nga REL

viktor orban

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez