Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Regjimenti Azov, që ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e qytetit ukrainas të Mariupolit, vazhdimisht është portretizuar nga zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore ruse si formacion nazist, duke e akuzuar për kryerjen e mizorive ndaj civilëve ukrainas. Deri më tani nuk është prezantuar asnjë dëshmi për të mbështetur këto pretendime.
Gjykata Supreme ruse të martën e ka shpallur organizatë terroriste regjimentin Azov të Ukrainës dhe ka vendosur që ky regjiment të ndalohet në Rusi. Ky vendim mund të ekspozojë ndaj akuzave për terrorizëm të burgosurit ukrainas të luftës që mbahen nga Moska.
Regjimenti Azov, që ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e qytetit ukrainas të Mariupolit, vazhdimisht është portretizuar nga zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore ruse si formacion nazist, duke e akuzuar për kryerjen e mizorive ndaj civilëve ukrainas. Deri më tani nuk është prezantuar asnjë dëshmi për të mbështetur këto pretendime.
Regjimenti Azov është një njësi brenda Gardës Kombëtare të Ukrainës. Regjimenti doli nga një grup i krijuar më 2014, i quajtur Batalioni Azov që ishte një prej shumë brigadave të vullnetarëve që u formuan për të luftuar kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.
Fillimisht batalionit Azov iu bashkuan luftëtarë nga qarqet e ekstremit të djathtë dhe u kritikuan për taktikat që përdornin. Anëtarët aktualë hedhin poshtë akuzat për nacionalizëm dhe radikalizëm.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë në muajin maj kishte kërkuar që ky regjimet të shpallej organizatë terroriste. Dhjetëra luftëtarë të Azovit janë të burgosur nga Moska. Autoritetet ruse kanë iniciuar dhjetëra raste penale ndaj tyre, duke i akuzuar për vrasjen e civilëve.
Javën e kaluar, dhjetëra të burgosur të luftës të Ukrainës u vranë pasi qendra e ndalimit ku po mbaheshin u godit nga sulmet ajrore.
Qendra e ndalimit që u sulmua gjendet në Olenivka, në territorin e kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Ukrainë.
Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer akuza për sulmin, teksa Kievi ka thënë se Rusia sulmoi këtë qendër për të fshehur provat e torturimit të të burgosurve të luftës./REL/
Peskov RUSI- Kremlini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos e provokojë Kinën me vizitën e kryetares së Dhom&eu...
Brittney Griner RUSI- Ylli amerikan i basketbollit, Brittney Griner u rikthye në gjykatën ruse të martën mes përpjekjeve diplomat...
foto Kanalet ruse dhe ato pro-ruse në platformën Telegram, të cilat deri së fundi kanë qenë të fokusuara në luft&eu...
Kurti dhe Stoltenberg KOSOVË- Jens Stoltenberg, sekratar i NATO’s, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin...
Bujar Osmani MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të...
Anija ne Odesa TURQI- Turqia tha se anija e parë që transporton grurë ukrainas sipas një marrëveshjeje të ndërmjetë...
Errol Musk dhe Elon Musk SHBA- Edhe pse i biri është një nga themeluesit e kompanive më të suksesshme në botë, me nj&eum...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Serbia nuk do të mund të ulet në m&...
Rusia RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin ...
Pelosi TAJVAN- Në përgjigje të kërcënimeve verbale dhe manovrave ushtarake nga Republika Popullore e Kinës ushtria e Tajvanit...