LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Me çfarë masash mund të përballet Kosova nga SHBA-ja dhe BE-ja?

Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë.

7 Qershor 2023, 17:07 Nga a.l
Analiza e REL: Me çfarë masash mund të përballet Kosova
Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kosova mund të përballet me një varg masash të tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nëse nuk angazhohet në mënyrë konstruktive për shtensionimin e situatës në veri të vendit, paralajmërojnë ish-diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Të shpresojmë që [nuk preket] liberalizimi i vizave” me vendet evropiane, thotë për Radion Evropa e Lirë ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu.

Për tensionet në veri, përkatësisht mospërfilljen e këshillave të SHBA-së në lidhje me hapat e nevojshëm atje, Kosova është përjashtuar tashmë nga një stërvitje e madhe ushtarake, e udhëhequr nga SHBA-ja në Evropë. Me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka tërhequr policinë e as kryetarët shqiptarë nga zona veriore e vendit, e banuar me shumicë serbe.

Protestat atje, që vazhdojnë ende, kanë shpërthyer qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ka ndihmuar kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të hyjnë në objektet komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë. Zgjedhjet e 23 prillit prej të cilave kanë dalë këta kryetarë, janë bojkotuar nga komuniteti serb.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar nga Kurti të tërheqë kryetarët dhe policinë nga veriu dhe të organizojë zgjedhje të reja lokale. Kërkesa të ngjashme ka bërë edhe Bashkimi Evropian.

Derisa nuk ka ndonjë përgjigje nga Kurti në lidhje me to, Escobar ka thënë se “mungesa e bashkëpunimit” prej tij do të ketë pasoja në marrëdhëniet e Kosovës me komunitetin euroatlantik. Paralajmërim të ngjashëm ka bërë edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Çfarë pasojash mund të ketë?

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë në një zë, lidhur me këtë çështje. Si rëndom, pas masave që paralajmëron Uashingtoni, pasojnë masat që vijnë nga Bashkimi Evropian. Se cilat do të jenë ato, nuk mund ta them në këtë moment, shpresoj të mos jenë diçka që do ta dëmtojnë popullin e Kosovës dhe shtetin e Kosovës”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

“Të shpresohet që jo liberalizimi i vizave”, shton ai teksa flet për vendimin që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar, 2024.

Spahiu thotë se pasojat mund të reflektohen edhe në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një hap më pranë këtij anëtarësimi, Kosova e ka bërë në prill.  Spahiu tërheq vërejtjen se pa mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, sidomos të SHBA-së, Kosova nuk do të mund të ecë përpara.

“Ne nuk jemi ende një shtet krejtësisht i konsoliduar, kemi probleme të sovranitetit, siç është veriu, dhe shumë aspekte të tjera të pranisë sonë ndërkombëtare nëpër institucione tjera… Na duhet ndihma e miqve tanë, sidomos e SHBA-së. Nëse kjo miqësi luhatet, do të dëmtohen interesat e Kosovës”, thotë ish-diplomati kosovar.

Cilat mund të jenë pasojat nga BE-ja?

Ish-ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, tha se së paku tri shtete anëtare të BE-së janë duke shqyrtuar pezullimin e fondeve të IPA-s dhe të liberalizimit të vizave për Kosovën. Fondet IPA kanë për qëllim t’i ndihmojë vendet që janë në proces të anëtarësimit në BE. Në kuadër të këtij programi, Qeveria e Kosovës dhe BE-ja kanë nënshkruar në muajin shkurt një marrëveshje financiare në vlerë prej 75 milionë eurosh, që do të shfrytëzohen në sektorin e energjisë.

Selimi tha se këto janë informacione të tij: “Informacioni më i fundit nga diskutimet brenda BE-së: Së paku 3 shtete anëtare të BE-së (nuk do t’i përmend këtu) po e shqyrtojnë kërkesën për pezullimin e fondeve të IPA-s dhe liberalizimit të vizave për Kosovën”, shkroi ai në Twitter më 31 maj.

Burime të REL-it në Bruksel thonë se mospërmbushja e obligimeve në procesin e normalizimit të situatës në veri “do të ketë pasoja për Kosovën në procesin e integrimeve në BE dhe në aspektin financiar”, por nuk specifikojnë më shumë.
Nëse vjen deri te marrja e masave kundër Kosovës, BE-ja do të shkojë duke i përshkallëzuar ato, thotë Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.

“Fillimisht do të fillohet me masa më të buta, siç është ndërprerja e shkëmbimeve të rregullta politike në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe BE-së. Më pastaj, këto masa mund të përshkallëzohen me pezullimin e pjesëmarrjes së Kosovës në programet e BE-së, pezullimin e qasjes në fondet e BE-së, pezullimin e kërkesës së Kosovës për status të vendit kandidat [në BE], e deri te pezullimi i liberalizimit të vizave”, thotë Shasha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, BE-ja, e cila ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, do të bëjë fillimisht përpjekje “për të kuptuar brengat e Kosovës dhe për të dakorduar një rrugë përpara” mes Prishtinës dhe Beogradit. Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se nuk presin pasoja ekonomike nga SHBA-ja, por, sipas tyre, ekonominë tashmë është duke e dëmtuar situata në veri.

“Kosova e gjeti veten në ballinat e gazetave botërore si një vend krizash dhe ky është alarm i madh për çdo biznes”, thotë Ilir Ibrahimi, drejtor në Klubin e Bizneseve të Kosovës.

“Ata që kanë investuar, kanë frikë për fatin e investimit të tyre, e ata që janë duke menduar të investojnë, heqin dorë menjëherë”, shton ai.

Se si do të zhvillohen gjërat ditëve në vazhdim, nuk është e qartë. Kurti pranoi se ka sfida në raportet me emisarët ndërkombëtarë, por nuk foli për kërkesat e tyre. Ai tha se ka ofruar një “dalje të qëndrueshme dhe të sigurt” nga kriza në veri, e cila, sipas tij, përfshin sundimin e ligjit në këtë zonë dhe largimin e “grupeve kriminale serbe” prej atje. Kurti vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk mund të bëjë kompromise me “republikën demokratike”./REL 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë