7 Qershor 2023, 16:16
Nga a.l
Mblidhet qeveria në Kosovë
KOSOVË- Pas më shumë se dy javësh tensionesh në veri të vendit, qeveria e Kosovës ka bërë sot mbledhjen e parë të kabintetit të qeverisë. Mbledhja fundit e Qeverisë është mbajtur dy ditë para kësaj date në formë elektronike.
Në rend dite, ishte vetëm një pikë. Dy ditë më parë u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, në mbledhjen e sotme kanë qenë 21 pika në rend të ditës, ndër të cilat edhe shqyrtimi i Projektligjit për Fondin Sovran, që nga kryeministri Albin Kurti u cilësua si një prej projektligjeve më të rëndësishme.
“Nga viti 2017, janë bërë më shumë se 6 vjet prej kur për herë të parë si Lëvizje VETËVENDOSJE! kishim prezantuar idenë dhe projektin e Fondit Sovran. Prej atëherë ai ishte pjesë qendrore e programeve tona zgjedhore e qeverisëse, përfshirë edhe programin e Qeverisë Kurti 1. Prej idesë, në koncept. Prej zotimit, në projekt. Fondi Sovran po bëhet”, tha Kurti kur e prezantoi këtë projektligj.
Projektligji u miratua pa asnjë votë kundër e asnjë abstenim. Kurti bëri me dije se ndërmarrjet publike, së bashku me 24 mijë asete tjera do të barten nga qeveria në këtë Fond. Një javë pas kësaj mbledhje, Kurti bëri me dije se do të mbahet mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
tensionet në veri të kosovës albin kurti
Bota
7 Qershor 2023, 16:04
a.l
Hristijan Mickoski dhe Dimitar Kovaçevski
MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kreu i V...
Bota
7 Qershor 2023, 15:51
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimeve të zhvilluara një ditë më parë me emisarin ame...
Bota
7 Qershor 2023, 15:48
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Rexhep Tajip Erdogan, ku kanë biseduar pë...
Bota
7 Qershor 2023, 15:45
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit Dmitry Medvedev tha se kundërsulmi i Forcave të Armatosu...
Bota
7 Qershor 2023, 15:39
f.i
Dimitar Kovaçevski
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski pas takimit me liderin e OBRM-P...
Bota
7 Qershor 2023, 15:38
a.l
Tik Tok
KINË- ByteDance, kompania mëmë me bazë në Pekin e platformës TikTok, dyshohet se u dha zyrtarëve të Partis&...
Bota
7 Qershor 2023, 15:33
a.l
Komisioni Evropian
Komisioni Evropian, përmes një non-paper dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian lidhur me përmbush...
Bota
7 Qershor 2023, 15:28
a.l
Ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutmann, majtas, dhe Drejtori i Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA, gjeneral-lejtnant Michael A. Loh, n&e...
Bota
7 Qershor 2023, 15:22
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas,...
Bota
7 Qershor 2023, 15:18
f.i
Nju Jork
SHBA- Zjarret e vazhdueshme në Kanada, ka bërë që qytetet kryesore në Ontario dhe Quebec, duke përfshirë T...