LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

Secili ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar, e po aq marrëveshje janë arritur. Por, mbërritja te qëllimi përfundimtar mbetet ende larg.

17 Nëntor 2024, 13:29 Nga I.A

Analiza e REL: Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë

KOSOVË- Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave të ndryshëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian - Catherine Ashton, Federica Mogherini dhe Josep Borrell.

Secili ka dhënë kontributin e vet, dhjetëra takime janë zhvilluar, e po aq marrëveshje janë arritur. Por, mbërritja te qëllimi përfundimtar mbetet ende larg.

Udhëheqësit politikë të negociatave, Albin Kurti i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë, nuk janë takuar qysh më 14 shtator të vitit 2023.

Dhjetë ditë më vonë ka ndodhur sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar Policinë e Kosovës dhe kanë vrarë një polic. Ky përshkallëzim i situatës - më i rëndi ndër vite - i ka çuar pastaj marrëdhëniet mes dy vendeve në pikë kritike.

Shefi në largim i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, ka bërë përpjekjen e fundit më 26 qershor, për t’i ulur bashkë Kurtin e Vuçiqin, por pa sukses.

“Ka qenë takimi i njëmbëdhjetë i liderëve që kam kryesuar unë. Pra, takim me liderët, jo mes tyre. Sepse, kësaj radhe, nuk ka pasur takim trepalësh”, ka thënë Borrell.

Drejtimin e politikës së jashtme të BE-së tani pritet ta marrë ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Ajo është shfaqur këtë javë në seancë dëgjimore para Parlamentit Evropian, ka folur për luftën në Ukrainë, për konfliktin në Lindjen e Mesme, për rrezikun nga Kina, për forcimin e mbrojtjes në Evropë e çështje të tjera, por, çuditërisht, fare pak për Ballkanin Perëndimor - rajonin ku BE-ja ka shumë ndikim dhe është e përfshirë direkt në disa procese, përfshirë ndërmjetësimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo nuk ka thënë asgjë konkrete për këtë dialog që do ta kryesojë vetë, vetëm është zotuar që zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, do të bëhet realitet.

“Unë mendoj se vërtet duhet të kemi një tregim suksesi në pesë vjetët e ardhshëm, sepse kjo nuk është vetëm për prosperitetin e rajonit, por edhe për t’i dhënë shpresë atij”, ka thënë Kallas.

Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë, thotë se është i befasuar nga shpërfillja e Ballkanit Perëndimor në fjalimin për politikën e jashtme të BE-së.

Ai thotë se ka pritur që Kallas ta përmendte atë përkrah rajoneve të tjera të rëndësishme, si Ukraina dhe Lindja e Mesme. Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po ashtu, ka pritur vëmendje të posaçme.

“Fakti që nuk e ka përmendur Ballkanin Perëndimor gjatë fjalimit hyrës, që ka zgjatur 15 minuta, dhe më pas ka pasur vetëm një pyetje për të nga eurodeputetët, mua më ka tronditur. Ngjashëm edhe fakti se asnjë deputet i Parlamentit Evropian nuk duket se është i interesuar për një rajon që është shumë pranë BE-së”, thotë Jozwiak.

Në mesin e sfidave më urgjente politike, Leon Hartwell, bashkëpunëtor i lartë në LSE IDEAS - Shkolla e Londrës për Ekonomi, thotë se Kallas, me gjasë, ka zgjedhur t’u japë përparësi çështjeve të sigurisë së BE-së në tërësi dhe ta lërë pak mënjanë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çështjet që sigurisht do ta dominojnë kohën e saj në detyrë, janë lufta e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës, marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-së, sidomos pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale, pastaj Kina do të mbetet një çështje e rëndësishme, siguria energjetike, e kështu me radhë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë vëmendje të menjëhershme, nëse nuk ka probleme me sigurinë, të cilat janë shumë të mundshme”, thotë Hartwell për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Viteve të fundit, përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë ka gjeneruar vazhdimisht sfida dhe konflikte. Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje pareshtur përfaqësuesve të të dyja vendeve që zgjidhjen ta kërkojnë përmes negociatave.

Pavarësisht kësaj, zgjidhja e qëndrueshme mbetet larg dhe BE-ja nuk e ka luksin ta lërë anash dialogun për kohë të gjatë, thotë Hartwell.

“Potenciali për destabilitet është mjaft i lartë dhe definitivisht kjo nuk është një çështje për t’u neglizhuar. Aq më tepër, kur kihet parasysh se rajoni i Ballkanit është një zonë e cenueshme e Evropës. Çfarëdo që ndodh në Ballkan, nuk mbetet vetëm në Ballkan, por ka efekt të madh të shtrirjes edhe në pjesën tjetër të Evropës”, thotë Hartwell.

Kryeministri i Kosovës, Kurti, ka nxjerrë disa kushte për vazhdimin e dialogut - mes tyre edhe dorëzimin nga Serbia të personave përgjegjës për sulmin në Banjskë.

Në disa raste, ai ka akuzuar Bashkimin Evropian se “përkëdhel” Serbinë - gjë të cilën BE-ja e ka mohuar.

Gjatë një adresimi, muajin e kaluar, ai ka thënë se pret dinamikë të re nga Komisioni i ri Evropian sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë, por nuk ka specifikuar më shumë.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, në anën tjetër, kërkon vazhdimisht nga Kosova që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin ka një marrëveshje qysh në vitin 2013.

Jozwiak beson se shumë lëvizje në procesin e dialogut do të intensifikohen pasi Kosova t’i përfundojë zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit 2025.

I pyetur se çfarë mund t’i shtyjë gjërat përpara, Jozwiak kujton një bisedë të tijën me ish-shefen e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila ka ndërmjetësuar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë:

“Ajo ka thënë se salca sekrete është të angazhohesh dhe të bisedosh, e të bisedosh, e të bisedosh dhe t’i njohësh dy udhëheqësit. Tani kemi - le t’i quaj - dy burrështetas të fortë në Kosovë dhe Serbi, që kanë mbështetje të madhe në vendet e tyre”.

“Ata dy burra do të bëjnë ose nuk do të bëjnë marrëveshje. Dhe Kaja Kallas, ose kushdo që është në pozitën e saj, do të duhet të pijë shumë kafe me ta ose edhe gjëra të tjera”, thotë Jozwiak.

Për Hartwellin, topi është fillimisht në anën e BE-së. Sipas tij, Kallas duhet t’i nxisë pesë vendet mosnjohëse të bllokut - Greqinë, Sllovakinë, Spanjën, Qipron dhe Rumaninë - që ta njohin Kosovën dhe, në këtë mënyrë, t’i bëjë trysni Serbisë për të hequr dorë nga refuzimi për njohjen e Kosovës.

“Për aq kohë sa Serbia e sheh Kosovën si pjesë të territorit të saj, ajo e ka për detyrë të mbrojë çdo gjë që ndodh në atë territor dhe kjo krijon një situatë pasigurie. Kjo është e para”.

“E dyta, çdo marrëveshje që BE-ja promovon mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të jetë një hap përpara drejt njohjes së Kosovës. Kallas nuk mund të fokusohet në ruajtjen e status quo-së. Ajo duhet ta shtyjë përpara reciprocitetin”, thotë Hartwell.

Për më shumë se një dekadë negociata, Kosova dhe Serbia kanë arritur dhjetëra marrëveshje - nga lëvizja e lirë deri te njohja e simboleve shtetërore - por shumë prej tyre mbeten pa u zbatuar dhe palët akuzojnë njëra-tjetrën për mosangazhim.

Asnjëri prej bashkëbiseduesve nuk pret që, në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Bashkimi Evropian ta rrisë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, të cilat nga janari do të kenë, po ashtu, administratë të re.

Jozwiak shprehet skeptik për interesin aktual të SHBA-së për t’u angazhuar në këtë çështje.

“Do të kishte kuptim që BE-ja dhe SHBA-ja të ishin në të njëjtën faqe në Ballkanin Perëndimor. Por, kam ndjesinë se dialogu do t’i mbetet BE-së. Nuk jam i sigurt se SHBA-ja ka ndonjë interes real për të qenë në krye kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Ndoshta do të ndryshojë”, thotë Jozwiak.

Me fjalët e profesorit Hartwell, Kaja Kallas, si estoneze që është, “e di mirë se çfarë do të thotë të jetosh pranë një fqinji shumë të madh, që paraqet kërcënim të vazhdueshëm ekzistencial për sigurinë tënde”. Ai i referohet këtu Rusisë, e cila ndan një kufi prej gati 300 kilometrash me Estoninë.

Hartwell shprehet i bindur se Kallas nuk do ta ketë prioritet dialogun Kosovë-Serbi, por thekson se është e rëndësishme që të mos e neglizhojë plotësisht. Një qasje proaktive jo vetëm se do t’i qetësonte tensionet mes dy vendeve, por do të ndihmonte edhe në qëndrueshmërinë e rajonit në përgjithësi, sipas tij.

Në një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vitin 2021, kryeministrja e atëhershme e Estonisë ka theksuar nevojën e përmirësimit të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, me arsyetimin se një Ballkan Perëndimor i sigurt “është në interesin e gjithë Evropës”.

Se edhe sa kohë do t’u duheshin negociatave që kanë nisur qysh në vitin 2011 dhe kanë prodhuar shpesh pasiguri në vend të zgjidhjeve, nuk e thotë askush. Por, të shpresojmë që jo edhe 13 vjet të tjerë./REL

catherine ashton federica mogherini josep borrell

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet