LIVE UPDATES
Bota

A mundet Inteligjenca Artificiale të shpëtojë shërbimin ndaj klientit?

Një nga agjentët që u mor me ankesat e shumta të klientëve ishte një fillestar. Por ai nuk ishte një njeri. Sonos kishte punësuar robotin e Inteligjencës Artificiale të kompanisë Sierra, bashkëthemeluar nga Bret Taylor, drejtuesi i firmës së mirënjohur të Inteligjencës Artificiale, OpenAI.

17 Nëntor 2024, 09:37 Nga I.A
A mundet Inteligjenca Artificiale të shpëtojë shërbimin ndaj
Foto Ilustruese

Përdorimi i kësaj teknologjie po rritet në qendrat e thirrjeve telefonike, shkruan The Economist. Nuk është e lehtë të jesh një agjent i shërbimit ndaj klientit, veçanërisht kur klientët e zemëruar me një produkt, fillojnë të bërtasin në telefon. Me këtë lloj zemërimi u përball Sonos, një prodhues i sistemeve të audios në shtëpi, kur në maj lëshoi një përditësim të aplikacionit, që kishte aq shumë defekte, sa shkaktoi rënien e çmimit të aksioneve të firmës.

Një nga agjentët që u mor me ankesat e shumta të klientëve ishte një fillestar. Por ai nuk ishte një njeri. Sonos kishte punësuar robotin e Inteligjencës Artificiale të kompanisë Sierra, bashkëthemeluar nga Bret Taylor, drejtuesi i firmës së mirënjohur të Inteligjencës Artificiale, OpenAI.

Kjo manovër mund të kishte përfunduar në një fatkeqësi. E vetmja gjë më e keqe se një produkt që nuk funksionon mirë, është të ngecësh në një bisedë pa krye me një robot. Megjithatë, roboti i mposhti pritshmëritë. Pasi u trajnua me materialet teknike të Sonosit, ai gjeti një zgjidhje për një nga problemet me aplikacionin.

Shërbimi ndaj klientit është një nga industritë e pakta ku po zë vend përdorimi i Inteligjencës Artificiale gjeneruese. Në një anketë të drejtuesve të shërbimit ndaj klientit të publikuar në fillim të këtij viti nga shoqëria kërkimore Gartner, pothuajse gjysma thanë se shërbimi ndaj klientëve i kryer me Inteligjencë Artificiale, do të kishte ndikim të rëndësishëm në organizatat e tyre në 12-18 muajt e ardhshëm. Firmat startup dhe kompanitë e mëdha teknologjike, kanë hedhur në treg një sërë produktesh të reja, që premtojnë të shndërrojnë shërbimin ndaj klientit dhe miliona vende pune.

Shërbimi ndaj klientit është një industri e madhe. Shumica e kompanive kanë një lloj mbështetjeje ndaj klientit, qoftë brenda apo jashtë vendit. Vetëm në Amerikë, ka pothuajse 3 milionë punonjës të shërbimit ndaj klientit, sipas Zyrës së Statistikave të Punës. Me një pagë mesatare prej rreth 40,000 dollarësh në vit, kjo kosto pagash arrin në rreth 120 miliardë dollarë. Shumë të tjerë punojnë në qendrat e thirrjeve telefonike në vende si India dhe Filipinet, ku pagat janë më të ulëta.

Sidoqoftë, në vitet e fundit, kjo industri i ka zemëruar klientët me përdorimin e pareshtur të teknologjisë. Ky zemërim është i merituar, thotë Andy Lee, bashkëthemelues i firmës Alorica, me 100,000 punonjës.

Është e kushtueshme për firmat që të përdorin njerëz për të zgjidhur problemet e klientëve të tyre, kështu që ata e bëjnë procesin sa më të ndërlikuar që të jetë e mundur, duke i detyruar ata të shtypin një sërë numrash në celular, ose të bisedojnë me një robot që kthen përgjigjet e përgjithshme, një strategji e njohur si “shmangie”.

Pasi përfshihen njerëzit si ndihmës në telefonatë, është në interesin financiar të kompanive që ta bëjnë procesin sa më të shpejtë, duke i zemëruar të gjithë.

Tani, sipërmarrësit dhe investitorët po vënë bast se Inteligjenca Artificiale gjeneruese mund t’i bëjë gjërat më pak të tmerrshme. Financimi për firmat startup që zhvillojnë mjete të shërbimit ndaj klientit që përdorin Inteligjencën Artificiale gjeneruese, arriti në 171 milionë dollarë në tremujorin e tretë, nga 45 milionë dollarë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas firmës së të dhënave PitchBook (shih grafikun).

Këtë muaj, firma Crescendo, e bashkëthemeluar nga zoti Lee i firmës Alorica, grumbulloi 500 milionë dollarë. Kompania e Inteligjencës Artificiale Sierra, që mblodhi fonde me vlerë rreth 1 miliard dollarë në janar, tani thuhet se po kërkon më shumë, deri në 4 miliardë dollarë, gjë që ka shkaktuar ngritje vetullash edhe midis disa kapitalistëve sipërmarrës, që janë të çmendur pas Inteligjencës Artificiale.

Por nuk janë vetëm firmat startup që kanë hyrë në këtë fushë. Titanët e teknologjisë si Alphabet, Amazon dhe Microsoft, po përfshijnë Inteligjencën Artificiale gjeneruese në ofertat e tyre të shërbimit ndaj klientit.

Edhe firma të ndryshme softuerike si Salesforce. Disa kompani po përdorin modele të mëdha gjuhësore, si ato të prodhuara nga OpenAI, për të krijuar robotët e tyre të shërbimit ndaj klientit.

Ndryshe nga paraardhësit që riprodhonin fjali të mësuara përmendësh, robotët me Inteligjencë Artificiale gjeneruese nuk kthejnë përgjigje të parapërgatitura ndaj pyetjeve. Në vend të kësaj, ata krijojnë përgjigje të mbështetura në materialet e trajnimit dhe në ndërveprimet me klientët e mëparshëm.

Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim

Po debatohet ende se çfarë roli duhet të luajnë këta robotë. Disa mbrojnë një qasje ku njerëzit vazhdojnë të kryejnë bisedat me klientët, por kanë në krah një ndihmës me Inteligjencë Artificiale, që jep këshilla. Shumë të tjerë mendojnë se robotët që funksionojnë me Inteligjencë Artificiale gjeneruese, tani janë mjaftueshëm të zgjuar për të kryer vetë shumicën e bisedave.

Këtë muaj, firma e softuerëve Twilio, njoftoi se do të hidhte në treg një mjet që do t’i mundësojë kompanive që të ndërtojnë një robot të shërbimit ndaj klientit, që mund të dëgjojë dhe të flasë, në vend që thjesht të lexojë dhe të shkruajë.

Një sërë firmash startup kanë miratuar metodën “e çmimeve të mbështetura në rezultate”, pra duke tarifuar për teknologjinë e tyre vetëm atëherë kur zgjidhet një pyetje e klientit, dhe jo për minutat e ndërveprimit, siç është standardi.

Kjo ngre dy pyetje. E para është se çfarë mendojnë klientët për këtë. Mbrojtësit e kësaj teknologjie të re thonë se klientët tashmë nuk do të duhet të presin pafundësisht derisa një njeri t’i përgjigjet telefonit dhe theksojnë se robotët do të flasin rrjedhshëm në shumë gjuhë dhe do të kenë thekse më të kuptueshme sesa agjentët e huaj të qendrave të thirrjeve telefonike. Sidoqoftë, klientët nuk janë ende të bindur:

64% e të anketuarve nga kompania Gartner thanë se do të parapëlqenin që kompanitë të mos përdorin Inteligjencën Artificiale për shërbimin ndaj klientit, kryesisht sepse shqetësohen se kjo do ta bëjë edhe më të vështirë arritjen e një personi.

Njerëzit ende e vlerësojnë kontaktin e njeriut me njeriun, këmbëngul Rob Goeller, bashkëthemelues i firmës Clearsource, me seli në Utah dhe me punonjës në Amerikë, Kosta Rika, Indi dhe Filipine.

Për më tepër, robotët me Inteligjencë Artificiale gjeneruese kanë prirjen për të krijuar besim të plotë në përgjigjet e tyre, edhe kur ato janë të gabuara, gjë që mund të shkaktojë rrëmuja të mëdha. Në fillim të këtij viti, Air Canada u detyrua të kompensonte një klient të cilit i ishte premtuar gabimisht një zbritje çmimi nga një chatbot i Inteligjencës Artificiale në shërbimin e linjës ajrore.

Pyetja e dytë është se çfarë do të sjellë e gjithë kjo për punët e agjentëve në qendrat e thirrjeve telefonike. Vitin e kaluar, kompania Gartner parashikoi se Inteligjenca Artificiale gjeneruese do të shkurtonte vendet e punës të shërbimit ndaj klientit, me 20-30%, deri në vitin 2026.

Tani për tani, zoti Goeller thotë se firma Clearsource është e përqendruar në përdorimin e Inteligjencës Artificiale gjeneruese për të ndihmuar në trajnimin e agjentëve njerëz dhe për përmbledhjen e telefonatave.

Por ai shton: “Unë nuk do të tregohesha i ndershëm nëse do të thoja se nuk ka shanse që Inteligjenca Artificiale gjeneruese një ditë do të zëvendësojë njerëzit”.

Edhe valët e mëparshme të teknologjisë së shërbimit ndaj klientit, duke përfshirë email-in dhe menutë e bezdisshme zanore, nxitën shqetësime të ngjashme për humbjen e vendeve të punës, dhe këto shqetësime nuk dolën të vërteta.

Por me Inteligjencën Artificiale mund të ndodhë ndryshe. Dhe nëse ndodh, efektet mund të jenë të dobishme. Sepse agjentët njerëz mund të lirohen nga detyrat rutinë dhe të kenë më shumë kohë për detyra më krijuese dhe shpërblyese, si përdorimi i komenteve të klientëve për t’i bërë produktet më të mira, si dhe do të ishin më pak të stresuar, sepse nuk do të dëgjonin çdo ditë ulërimat e klientëve të zemëruar./Monitor.al

openai bret taylor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet