All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Nga "Marco i vogël" në ministër të Jashtëm të SHBA/ Cila është historia e Marco Rubio

Dikur një alternativë e moderuar kundrejt Trumpit, sot Marco Rubio pritet të bëhet Sekretari i ri i Shtetit i SHBA. Po çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?

17 Nëntor 2024, 09:42 Nga I.A
Nga "Marco i vogël" në ministër të Jashtëm
Marco Rubio
All - Paragraf - 1

SHBA- Çështja e pushtetit midis Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe Donald Trump u vendos që në zgjedhjet paraprake të republikanëve amerikanë në vitin 2016. Senatori republikan i atëhershëm 44-vjeçar nga Florida hyri në fushatën parazgjedhore  të partisë së tij si shpresa e një "gjenerate të re". Rubio kishte fituar reputacion si kundërvënës i moderuar ndaj pozicioneve ekstreme të fituesit përfundimtar Donald Trump, i cili hyri në garë nga jashtë.

I lindur në Miami si bir i emigrantëve kubanezë, babai punonte si banakier, nëna si pastruese, Rubio donte të mishëronte idealin e "ëndrrës amerikane" të avancimit në shoqëri si politikan. Megjithëse fillimisht sondazhet ishin premtuese, senatori Rubio u detyrua të braktiste garën presidenciale në mars 2016, pas një humbjeje të qartë në shtetin e Floridës kundër Donald Trump-it. Gjatë fushatës para zgjedhore ai e kishte përshkruar Trumpin si një "diktator të botës së tretë". Por pavarësisht humbjes kundër Trumpit, të cilin ai e quajti gjatë fushatës një "mashtrues që nuk do ta kontrollojë kurrë partinë", fushata forcoi imazhin kombëtar të Rubios dhe rolin e tij si një zë i fuqishëm brenda partisë republikane.


Donald Trump dhe Marco RubioFotografi: Evan Vucci/AP Photo/picture alliance
Trumpi e quan "Marko i vogël"
Përkundër faktit se Trump e talli Marco Rubion, si "Marko i vogël" gjatë fushatës parazgjedhore, më pas pati përputhje të fortë mes dy politikanëve për çështjet e politikës së jashtme gjatë mandatit të parë të Trumpit në detyrë. Rubio shërbeu në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Komitetin e Inteligjencës, dhe ashtu si Trumpi, mbrojti një vijë të ashpër politike ndaj Kinës dhe një qëndrim konfrontues kundër regjimeve autoritare si Irani, Venezuela dhe Kuba. Qëndrimi i tij pro-izraelit dhe afërsia me kryeministrin Benjamin Netanyahu krijon gjithashtu një lidhje ideologjike me presidentin e ri të SHBA.

Nga ana tjetër Rubio ka shprehur kritika për politikën e NATO-s të ndjekur nga Trumpi dhe marrëdhëniet e tij me Vladimir Putin në të kaluarën. Kredon e tij - një politikë të jashtme ndërhyrëse, ai e favorizoi për shumë vite.

Ruajtja e distancës

Nga ana tjetër Rubio nuk i miratoi gënjeshtrat e Trumpit për "zgjedhjet e vjedhura" në vitin 2020 - dhe e dënoi qartë mësymjen mbi Kapitolin. Por përsa i përket politikës së jashtme, megjithatë, politikani ndryshoi gjatë këtij viti zgjedhor dhe iu afrua më shumë qëndrimit izolues të shefit të tij të ardhshëm, Trump. Ai votoi në Senat kundër zgjerimit të ndihmës për Ukrainën dhe tani llogarit me një fund të shpejtë të luftës: "Unë nuk jam në anën e Rusisë - por fatkeqësisht realiteti është se lufta në Ukrainë mund të përfundojë vetëm përmes një zgjidhjeje të negociuar", tha Rubio në një intervistë për NBC.

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump tani nuk i kursen lëvdatat për sekretarin e tij të ardhshëm të Departamentit të Shtetit: "Ai do të jetë një avokat i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i patrembur, i cili kurrë nuk do t'u shmanget kundërshtarëve tanë”, tha Trump në një deklaratë.

Kritika ndaj Gjermanisë

Rubio nuk ka gjasa të jetë një partner i lehtë për qeverinë federale gjermane. Politikani amerikan i ka kritikuar vazhdimisht kompanitë gjermane që ende investojnë në Kinë. Ashtu si shefi i tij i ardhshëm, Rubio po kërkon që evropianët të rrisin masivisht shpenzimet e mbrojtjes. Qëndrimi i tij: Anëtarët evropianë të NATO-s do të duhet të rrisin pjesën e tyre të përgjegjësisë së mbrojtjes, SHBA nuk mund të paguajnë vetëm për mbrojtjen e Evropës.

Kurse në lidhje me konfliktin në Ukrainë, ministri i Jashtëm i ardhshëm amerikan, do të donte që Gjermania të luante një rol më aktiv. Rubio e ka kritikuar Berlinin disa herë në të kaluarën për mbështetjen e tij fillimisht hezituese për Ukrainën, por ka nënvizuar edhe rëndësinë e Gjermanisë për sigurinë evropiane. Megjithatë, pavarësisht nga të gjitha kritikat për çështje individuale, eksperti me përvojë i politikës së jashtme Rubio ka shumë të ngjarë të jetë mjaft i interesuar për të punuar ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët e tjerë evropianë./DW

marco rubio

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet