LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë ka pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel?

Në Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, ndër të tjera shkruhet se Kosova dhe Serbia do të përballen me pasoja, nëse nuk i përmbushin obligimet që dalin nga ujdia.

15 Shtator 2023, 17:44 Nga I.A
Analiza e REL: Çfarë ka pas bisedimeve të pafrytshme në
Takimi Vuçiç-Kurti

KOSOVË- Përfundimi i rundit të fundit të dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, pa ndonjë pajtim mes palëve, ka ngritur pikëpyetje të reja për të ardhmen e procesit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në një konferencë për media, më 15 shtator, se “dialogu nuk ka dështuar”, por se takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, “nuk ka dhënë rezultate”.

“Palët nuk janë në gjendje të tejkalojnë dallimet e tyre”, përfundoi Stano, duke theksuar se BE-ja është vetëm ndërmjetëse në dialog, dhe se përparimi në këtë proces varet nga Kosova dhe Serbia.

Në Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve, ndër të tjera shkruhet se Kosova dhe Serbia do të përballen me pasoja, nëse nuk i përmbushin obligimet që dalin nga ujdia.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili tha më 14 shtator se “pa normalizim nuk do të ketë të ardhme evropiane as për Kosovën, as për Serbinë”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetje për hapat e ardhshëm, dhe rreth asaj nëse BE-ja ka paralajmëruar ndonjë masë ndëshkuese për shkak të ngecjes në zbatimin e marrëveshjes. Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, ekzekutivi kosovar nuk është përgjigjur.

Lidhur me këtë çështje, nuk janë përgjigjur as nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar konsultime me vendet anëtare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hapat e ardhshëm pas bisedimeve të fundit të pasuksesshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Burimet në BE nuk kanë saktësuar nëse po shqyrtohen masa ndaj Kosovës dhe Serbisë, por vetëm kanë thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës nuk do të hiqen, pasi nuk janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë.

Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi, po ashtu, se do të “konsultohet brenda dhe me partnerët evropianë për hapat e mëtejshëm".

“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre ndaj Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in.

Njohësi i proceseve politike nga Prishtina, Agon Maliqi, vlerëson se rezultati i djeshëm i bisedimeve në Bruksel “krijon një kontekst të favorshëm politik për Serbinë”.

Ai shpreh mendimin se paralajmërimi i kryediplomatit evropian Borrell rreth të ardhmes evropiane për Kosovën dhe Serbinë e godet më shumë të parën.

“Për Serbinë, nuk ka kurrfarë problemi, sepse nuk është se ka në Serbi ndonjë besim se integrimi po ecë përpara. Në këtë kontekst, ajo çka na pret është se Kosova ngec në vend, dhe për Kosovën status quo-ja është ndëshkim. Cungohet edhe më shumë pozicioni ndërkombëtar [i Kosovës], përfshirë masat ndëshkuese prej BE-së, si dhe rriten rreziqet për përshkallëzimin e situatës së sigurisë në veri, gjë që mund të çojë në një formë të – le ta quajmë – protektorati ndërkombëtar mbi veriun”, thotë Maliqi për REL-in.

Ai sqaron se një protektorat i tillë nënkupton që misioni paqeruajtës i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, e merr rolin primar mbi sigurinë në veri, dhe jo Policia e Kosovës, si autoritet përgjegjës vendës për sigurinë.

Megjithatë, Maliqi thekson se i mbetet BE-së, por edhe SHBA-së, të vendosin se a do të përqendrohen më shumë në masa ndëshkuese apo stimuj ndaj palëve, për ta shtyrë procesin e dialogut përpara.

Sipas tij, marrë parasysh që vitin e ardhshëm SHBA-ja, por edhe institucionet e BE-së hyjnë në procese zgjedhore, mund të pritet edhe një përpjekje tjetër diplomatike nga ana e tyre që dialogu Kosovë-Serbi të shënojë sukses.

“Jemi në fund të afateve kohore për t’u arritur një marrëveshje. Prandaj, e lexoj si një sinjal të një nxitimi që të ecet përpara”, pohon Maliqi.

Dushan Janjiq, nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd, e quan “lojë” deklaratën e zyrtarit të lartë të BE-së, Borrell, se bisedimet e 14 shtatorit ishin të pasuksesshme. Ai beson se kryeministri i Kosovës, Kurti, në të vërtetë pati suksesin më të madh.

Borrell akuzoi drejtpërdrejt Kurtin për dështimin e bisedimeve, sepse nuk pranoi një “propozim kompromisi” që të dyja palët të zbatonin paralelisht detyrimet e tyre.

“Çfarëdo që të thonë për Kurtin, ai është më i suksesshmi nga të gjithë bashkë. Ai krijoi një realitet të ri në veri të Kosovës”, thekson Janjiq, duke shtuar se kjo situatë sjell rreziqe për sigurinë.

Sipas tij, Prishtina dhe Beogradi nuk duhet as të diskutojnë për zbatimin e Aneksit të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, derisa serbët e veriut të mos kthehen në institucionet e Kosovës.

Nëntorin e kaluar, serbët nga veriu i Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës për të penguar qeverinë e Kurtit që të heqë targat e lëshuara nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës.

Ndërkohë, një krizë e re ndodhi në fund të majit, sepse pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, në pushtet erdhën kryetarët shqiptarë.

Për kryeministrin e Kosovës, hapat e ardhshëm janë vazhdimi i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes në mënyrë “të sekuencuar”, përkatësisht, që të zbatohen pikat e marrëveshjes ashtu siç janë radhitur në Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti ka pohuar disa herë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë “parakusht” për zbatimin e marrëveshjes, dhe se çështja duhet të zgjidhet në kuadër të dhjetë pikave të Marrëveshjes bazë, të cilat të dyja palët i kanë pranuar në fund të shkurtit, me propozimin e BE-së.

“Për një gjë të tillë duhen negociata intensive, të cilat duhet të organizohen nga ndërmjetësit [BE-ja]. Shpresoj se së shpejti do të na ftojnë [në një rund të ri të dialogut]”, tha Kurti më 14 shtator.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, pas takimit të fundit në Bruksel, tha se nuk e di se cilat janë hapat e ardhshëm, por se “do të duhet gjithmonë të bisedojmë”.

„Nuk besoj që ky është fundi i botës. Jam i sigurt se do të dëgjojmë se kush është përgjegjës, është diçka që, thjeshtë, duhet të ndodhë. Por ajo që është e rëndësishme për ne, është se jam i sigurt se duhet të vazhdojmë bisedimet”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse BE-ja ka përmendur ndonjë masë ndëshkuese, udhëheqësi serb dekari se këtë “nuk e dëshiron për popullatën shqiptare në Kosovë”.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për Kosovën dhe Serbinë që të përparojnë në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE vitin e kaluar, ndërsa Serbia është vend kandidat nga viti 2012.

Marrë nga REL

dialogut kosovë-serbi peter stano

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet