Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Shtetet e Bashkuara do të vendosin për hapat ardhshëm në konsultim me partnerët evropianë, përfundon zëdhënësi.
SHBA- Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin me mungesën e përparimit në bisedimet e së enjtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
“Siç e kemi thënë vazhdimisht, dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë. Ne presim që të dyja vendet t'i marrin seriozisht detyrimet e tyre sipas marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që arritën në fillim të këtij viti”, tha në një koment për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Ai thekson se nuk ka më kohë për të humbur dhe Shtetet e Bashkuara duan të shohin përparim në detyrimet ekzistuese të parashikuara në Marrëveshjen e Ohrit si edhe ato më të hershme, duke përmendur veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Ne kemi plotësisht të njejtin qëndrim me partnerët tanë të Kuintit në mbështetje të Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në komentin e Departamentit të Shtetit.
Shtetet e Bashkuara do të vendosin për hapat ardhshëm në konsultim me partnerët evropianë, përfundon zëdhënësi.
Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk ranë dakord rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, duke theksuar se pa normalizim nuk ka ardhmëri evropiane për të dyja vendet.
Zoti Borrell tha se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim të tij për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas zotit Borrell, kryeministri Kurti kërkon zbatimin e aspekteve politike fillimisht, ndërsa Beogradi kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Kryeministri Kurti, tha ndërkaq se nuk mund të bënte kompromis me atë që ai e cilësoi si "kushtëzim të vjetër të Serbisë" për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Marrë nga VOA
AfD GJERMANI- Gjykata e Mynihut ka vendosur që shërbimet e inteligjencës në Bavari mund të monitorojnë në mënyr&eum...
Nagip Krasniqi KOSOVË- Ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi m...
foto e liderëve të G-20 SHBA- Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Evropën po konsiderohet si ...
Serbi-Kosovë GREQI- Media greke Protothema.gr i ka kushtuar një artikull takimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe...
Ukrainasit UKRAINË- OKB-ja pret që situata humanitare në Ukrainë të përkeqësohet nëse trendi aktual...
Diamant RUSI- Një përfaqësues i qeverisë belge pret që vendet e G7 të shpallin një ndalim indirekt të tregtis&...
Greta Thunberg SUEDI- Aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg është akuzuar për mosbindje ndaj urdhrit të policis&eu...
foto ilustruese EUROPË- TikTok, rrjeti social për shpërndarjen e videove, është gjobitur nga Bashkimi Europian me 345 milionë...
OKB SHBA- Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin vit me radhë, kur udhëheqësit të...
foto ilustruese BRITANI- Grupi mercenar rus "Wagner", konsiderohet zyrtarisht një organizatë terroriste në Brtianinë e Madhe. Ky vendim...