LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit amerikanë kujtojnë iranianen Mahsa Amini një vit pas vdekjes

Mahsa Amini vdiq në paraburgim më 16 shtator të vitit të kaluar e arrestuar, sipas policisë të Iranit, për shkelje të kodit islamik të veshjes. Vdekja e saj ndezi protesta në mbarë Iranin, që u kujtuan një vit më vonë në Kongresin amerikan.

15 Shtator 2023, 17:04 Nga a.l
Ligjvënësit amerikanë kujtojnë iranianen Mahsa Amini
Mahsa Amini

IRAN- Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini ndërsa mbahej në paraburgim nga policia iraniane, duke thënë se lëvizja e protestave, që u nxitën nga vdekja e saj, po vazhdon. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, ligjvënësit amerikanë janë ende të ndarë rreth asaj se si ta mbajnë Iranin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.

Mahsa Amini vdiq në paraburgim më 16 shtator të vitit të kaluar e arrestuar, sipas policisë të Iranit, për shkelje të kodit islamik të veshjes. Vdekja e saj ndezi protesta në mbarë Iranin, që u kujtuan një vit më vonë në Kongresin amerikan.

“Protestat me gratë dhe vajzat si udhëheqëse, duke kërkuar dinjitet, respekt dhe ndryshim, u shtypën nga regjimi me ashpërsi, duke çuar në mbi 600 iranianë të vrarë dhe gati 22,000 arrestime. Shpërdorimi i pushtetit në këtë mënyrë është i paarsyeshëm”, thotë Dean Phillips, ligjvënës demokrat.

Shumë republikanë në Kongres janë të shqetësuar se Irani i vazhdon shkeljet e të drejtave të njeriut dhe po përfiton nga marrëveshja e administratës së Presidentit Biden për të zhbllokuar 6 miliardë dollarë nga fondet iraniane, në këmbim të lirimit të pesë pengjeve amerikane.

“Irani po mburret për marrjen e këtyre fondeve. Presidenti i Iranit thotë se do të bëjë çfarë të dojë me paratë, edhe pse ato do të duhej të përdoreshin për qëllime humanitare”, thotë Michael McCaul, kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Analisti Behnam Ben Taleblu, i cili thotë se ka marrë kërcënime nga Republika Islamike, gjithashtu e kritikoi marrëveshjen.

“Pagesat e fundit mund të jenë duke i hapur rrugën asaj që po shfaqet me shpejtësi si anashkalim i Kongresit. Marrëveshja gjithashtu vetëm e bllokon programin bërthamor, por nuk do zvogëlojë aftësitë dhe infrastrukturën e paligjshme bërthamore të Iranit”, thotë analisti Behnam Ben Taleblu.

Shtëpia e Bardhë e mbrojti marrëveshjen të enjten, duke thënë se fondet do të jenë nën një vëzhgim më të rreptë, pas transferimit të tyre.

“Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë Iranin, shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë veprimet e tyre destabilizuese jashtë vendit, mbështetjen e tij për terrorizmin”, thotë John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare.

Analistët u thanë ligjvënësve amerikanë këtë javë se vendimi i ish-presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund marrëveshjes bërthamore me Iranin, i vendosi Shtetet e Bashkuara në një pozitë të vështirë.

“Diplomacia, negociatat, zhbllokimi i fondeve – janë të vetmet masa që kanë funksionuar ndonjëherë”, thotë Barbara Slavin, nga organizata “The Stimson Center”.

Ndërkohë, ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve miratuan këtë javë ligjin MAHSA, me përkrahje nga të dy partitë, duke kërkuar që presidenti Biden të vendosë sanksione ndaj udhëheqësve iranianë për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut dhe përkrahjen për terrorizmin./VOA

mahsa amini

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet