LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës

Zyrtarët kinezë kanë dhënë sinjale edhe për mosbesim ndaj Moskës, ndërsa, kohëve të fundit, kanë shprehur kritika të fshehta edhe për pushtimin rus të Ukrainës. Një zyrtar i lartë kinez i tha gazetës Financial Times në fillim të këtij muaji se presidenti rus, Vladimir Putin, është “i çmendur”.

28 Janar 2023, 20:15 Nga DOSJA
Analiza e REL: BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të
Flamujt

Kina po synon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin, e veçanërisht lidhjet e saj me Evropën, të cilat janë dëmtuar për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Rusisë gjatë pushtimit të Ukrainës. Por, ofensiva joshëse e saj është duke u përballur me skepticizëm në Bruksel, thonë zyrtarë të BE-së.

Ajo ka nisur në fund të vitit të kaluar, kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka udhëtuar në Pekin dhe, më pas, kur udhëheqësi kinez, Xi Jinping, ka ofruar një mesazh bashkëpunimi në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, në Bali. Që atëherë, diplomatët kinezë kanë intensifikuar punën e tyre, duke kontaktuar investitorë dhe qeveri. Ata, po ashtu, kanë paralajmëruar një vizitë të mundshme në Bruksel të ish-ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi, i cili së voni është emëruar mbikëqyrës i çështjeve të jashtme të Byrosë Politike – organ qeverisës i Partisë Komuniste.

Zyrtarët kinezë kanë dhënë sinjale edhe për mosbesim ndaj Moskës, ndërsa, kohëve të fundit, kanë shprehur kritika të fshehta edhe për pushtimin rus të Ukrainës. Një zyrtar i lartë kinez i tha gazetës Financial Times në fillim të këtij muaji se presidenti rus, Vladimir Putin, është “i çmendur”. Ndryshimi i qasjes do ta ndikojë të ardhmen e një prej marrëdhënieve më të mëdha tregtare në botë, që mund të ketë pasoja të gjera për Evropën dhe Azinë. Duke marrë parasysh se rreziku është i madh, zyrtarë të BE-së thonë se janë duke vëzhguar nga afër qasjen e Kinës.

“Unë nuk shoh ndonjë ndryshim revolucionar”, thotë për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i BE-së, i cili kërkon të mbetet anonim.

Qasjes së Kinës, sipas tij, i mungon thelbi dhe mund të jetë më shumë retorike.

“Unë mendoj se Kina duhet ta rehabilitojë veten së pari”, thotë një tjetër zyrtar i BE-së, duke komentuar iniciativat kineze në vitet e fundit, që kanë çuar në përkeqësimin e marrëdhënieve të saj me bllokun.

Një ofensivë joshëse

Pekini përballet me një betejë të vështirë në përmirësimin e imazhit të tij në Bruksel. Kina dhe BE-ja janë grindur për shumë gjëra, të tilla si: pozicionimi ushtarak i Pekinit në Tajvan, spiunazhi ekonomik dhe abuzimet me të drejtat e ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane në provincën kineze, Ksinjiang.

Në shkurt të vitit 2022, vetëm pak javë para se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, presidenti kinez, Xi Jinping, dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë shpallur partneritet “pa limite” mes vendeve të tyre.

Gjatë luftës, Pekini ka bërë përpjekje ta portretizojë veten si neutral, por ka vazhduar t’i japë mbështetje diplomatike Moskës. Po ashtu ka bërë përpjekje t’i japë shtytje tregtisë me partneren e tij, por duke respektuar sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Zyrtarët e BE-së thonë se nuk e shohin qasjen e tanishme të Pekinit si ndryshim të madh të politikës së jashtme, por si përpjekje për “normalizim”, pas disa viteve tensione dhe izolimit ndërkombëtar të Kinës dhe zyrtarëve të saj, për shkak të pandemisë.

“Ofensiva joshëse e Kinës tani mund të gjejë më pak terren pjellor në BE sesa në të kaluarën”, thotë për Radion Evropa e Lirë Francesca Ghiretti, analiste në institutin MERICS, me qendër në Berlin. “Por, pas kaq shumë vitesh kontakti të kufizuar, ka një oreks të fortë për të pasur shkëmbime dhe për t’u angazhuar me Kinën”, shton ajo.

Pekini duket se e ka kuptuar këtë fakt. Wang me turneun e tij në Evropë – i cili u raportua për herë të parë nga Politico – shpreson të përfitojë nga dëshira për t’u rikthyer në qetësi dhe për t’i joshur liderët evropianë me mundësitë ekonomike në një Kinë të sapohapur.

Retorikë e ngjashme është parë edhe nga zëvendëskryeministri kinez, Liu He, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, më 21 janar, ku ka thënë se Pekini jo vetëm që “duhet të hapet më shumë”, por gjithashtu duhet “të punojë më shumë” për t’i zgjeruar lidhjet tregtare.

Pekini po përpiqet të përafrohet edhe me Uashingtonin. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të udhëtojë në Kinë në fillim të shkurtit dhe Wang është takuar së voni në Zvicër me sekretaren amerikane të Thesarit, Janet Yellen, e cila po ashtu është ftuar ta vizitojë Kinën.

Por, me gjasë, karta më e fortë e Kinës ku mund të luajë, është marrëdhënia e saj komplekse me Rusinë.

Gjatë gjithë luftës, Pekini ka përdorur lidhjet e tij të ngrohta me Kremlinin për t’u paraqitur si një paqebërës potencial dhe si frenues i kërcënimeve të nënkuptuara të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë.

Në një artikull për gazetën The Financial Times, disa zyrtarë të lartë kinezë – duke folur në mënyrë anonime – kanë bërë përpjekje të nënvizojnë se përfitimet nga marrëdhëniet me Rusinë po rivlerësohen në Pekin dhe se Kina nuk ka ditur paraprakisht për planet e Putinit për të pushtuar Ukrainën.

Të njëjtët zyrtarë kanë thënë se ata besojnë se Rusia nuk do të ketë sukses në arritjen e qëllimeve të saj në Ukrainë dhe se do të mbetet një “fuqi e vogël” në skenën globale, si rezultat i konfliktit të ashpër.

Një tjetër shenjë e ndryshimeve të mundshme është ulja në detyrë e Le Yuchengut. Deri në qershor, Le ka qenë zëvendësministër i Jashtëm, i cili është marrë edhe me çështjet ruse. Ka pasur thashetheme se ai mund të jetë pasardhës i mundshëm i Wangut si ministër i Jashtëm. Megjithatë, ai është emëruar në postin e nënkryetarit të Administratës së Radio-Televizionit Kombëtar.​

Gjetja e një normaleje të re

Andrew Small, bashkëpunëtor i lartë në Fondin Gjerman Marshall në Berlin dhe autor i librit “No Limits: The Inside Story Of China’s War With the West”, thotë se Pekini është i etur për të riparuar marrëdhëniet e tij me Evropën, por deri më tash, sipas tij, ai nuk ka ofruar shumë gjëra në këmbim.

“Ata shohin se si marrin merita kur bëjnë gjëra modeste, që nuk i dëmtojnë lidhjet e tyre dypalëshe, por i bindin disa në Perëndim se ka hapësirë për të manovruar me Moskën, edhe kur duket se nuk ka”, thotë Small për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar deklaratave të bëra nga Xi, gjatë takimit me Scholzin në nëntor të vitit 2022 – kur ai ka dënuar përdorimin e armëve bërthamore.

“Këto komente rreth armëve bërthamore kanë qenë politikë standarde e Kinës për vite me radhë”, thotë Small.

Ai shton se Pekini sot e gjen veten në një pozitë shumë më të dobët se një vit më parë, me më pak besim në perspektivën e tij ekonomike, me pyetje të brendshme për trajtimin e pandemisë COVID-19 dhe me dyshime nëse marrëdhëniet me Rusinë shpaguhen.

Megjithatë, BE-ja ka deklaruar në të kaluarën se ka një pikëpamje të shumanshme për Kinën, duke e parë atë si rivale, por nganjëherë edhe si partnere – gjë që e lë derën hapur për angazhime të ardhshme.

Kina, gjithashtu, shpreson se ofensiva e saj joshëse do të rezonojë në komunitetin e biznesit të Evropës, i cili është i magjepsur nga mundësitë ekonomike në tregun kinez.

Por, çmimi për Pekinin mund të jetë rishikimi i një traktati tashmë të ngrirë investimesh midis Kinës dhe BE-së, i cili është vendosur anash në vitin 2021, kur Pekini ka futur në listë të zezë një grup të ligjvënësve, ekspertëve dhe diplomatëve evropianë, për shkak të sanksionimit nga BE-ja të katër zyrtarëve kinezë, në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në Ksinjiang.

Rigjallërimi i paktit tregtar do të kërkonte nga Kina që t’i hiqte sanksionet e saj. Por Pekini, deri më tani, nuk ka qenë i gatshëm ta bëjë këtë, nëse BE-ja nuk e ndjek shembullin. Për BE-në ky do të ishte një proces i vështirë dhe i gjatë, marrë parasysh se sanksionet e bllokut nuk mund të hiqen pa prova të përmirësimit të situatës së të drejtave të njeriut në Ksinjiang.

Marrë nga REL

kine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet