LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A mundet Kina të ndërmjetësojë paqen mes Rusisë dhe Ukrainës?

Kina kishte propozuar më parë një plan prej 12 pikash për paqen në Ukrainë dhe është spekuluar se ajo mund të përpiqet të lehtësojë negociatat midis palëve kundërshtare.

16 Mars 2023, 16:30 Nga a.l
Analiza e REL: A mundet Kina të ndërmjetësojë paqen mes
Rusi-Kinë

RUSI-  Mediat raportojnë se presidenti kinez, Xi Jinping, po planifikon të vizitojë Vladimir Putinin në Rusi dhe të zhvillojë një takim virtual me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në një të ardhme të afërt.

Kina kishte propozuar më parë një plan prej 12 pikash për paqen në Ukrainë dhe është spekuluar se ajo mund të përpiqet të lehtësojë negociatat midis palëve kundërshtare. Ministria e Jashtme kineze nuk i ka konfirmuar planet e presidentit Xi për bisedime me asnjërin lider, por ka deklaruar se ai po komunikon me të dyja palët. Në vijim janë disa nga çështjet që Kina ka të ngjarë t’i marrë parasysh derisa shqyrton perspektivat për paqen në Ukrainë.

Kina, tradicionalisht, i është përmbajtur një parimi për të mos ndërhyrë në konfliktet e vendeve të tjera, veçanërisht në ato me shtrirje territoriale më të largët. Por, një marrëveshje paqeje e arritur në Pekin javën e kaluar midis Arabisë Saudite dhe Iranit nxjerr në pah një synim kinez për ta projektuar veten si një fuqi e madhe e përgjegjshme nën drejtimin e presidentit Xi, thonë analistët.

Xi do të dëshironte të shihej në skenën globale si një burrë shteti, ndikimi i të cilit të paktën është i barabartë me atë të liderit të SHBA-së”, tha Wang Jiangyu, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Hong Kongut.

Analistët sugjerojnë se Kina është e motivuar të ndërmjetësojë paqen në Ukrainë për të kundërshtuar akuzat se ka mbështetur Rusinë, që është agresore në konfliktin e vazhdueshëm, por që i referohet si një “operacion i posaçëm ushtarak”. Edhe pse shanset për një përparim të menjëhershëm janë të ulëta, ndjekja e negociatave të paqes është një nismë relativisht me kosto të ulët që mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për Kinën.

Dokumenti 12-pikësh i Kinës mbi “zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë” theksoi nevojën që të dyja palët të de-përshkallëzojnë gradualisht konfliktin, duke çuar në një armëpushim gjithëpërfshirës. Plani kërkon mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e sovranitetit të të gjitha vendeve. Megjithatë, Kina nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë. Plani i propozuar nuk u prit me shumë ngrohtësi në Rusi e as në Ukrainë, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e shikuan me skepticizëm.

Ukraina, e cila thotë se do të marrë parasysh planet e paqes vetëm pasi trupat ruse të largohen nga territori i saj, nuk u pajtua me këtë plan pasi në të nuk nënvizohet se Rusia duhet të tërhiqet nga kufijtë e vendosur të vendit që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Megjithatë, vendi më vonë tha se mund të pajtohet me “disa pjesë të tij”.

Rusia u përgjigj duke thënë se tha se do të kryente një “studim të detajuar” të planit, porse nuk shihte ndonjë indikacion për një zgjidhje paqësore për momentin. Shtetet e Bashkuara thanë se Kina, pasi e ka prezantuar veten publikisht si neutrale, po pasqyron “narrativën e rreme” të Rusisë për luftën.

NATO, në anën tjetër, tha se Kina nuk kishte shumë besueshmëri si ndërmjetëse për Ukrainën. Analistët thonë se do të jetë e vështirë për Kinën që të arrijë t’i ulë Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve, ndryshe me Arabinë Saudite dhe Iranin, që paraqesin një fitore më të lehtë diplomatike.

Arabia Saudite dhe Irani në të vërtetë duan të bisedojnë dhe të përmirësojnë marrëdhëniet, ndërsa Rusia dhe Ukraina nuk e duan një gjë të tillë, të paktën jo tani”, tha Yun Sun, drejtor i Programit të Kinës në Stimson Center në Uashington. Megjithatë, Xi mund të luajë rolin e një ure lidhëse, tha Yun, që mund të jetë një hap i parë në drejtim të bisedimeve – gjë që për momentin duket si diçka e pamundur.

Një përpjekje e pafrytshme nga Turqia, që është anëtare e NATO-s, për të lehtësuar një dialog të mundshëm në Stamboll në javët e para të fillimit të luftës vitin e kaluar, nxori në pah vështirësitë për t’i ulur palët në tryezë të përbashkët. Disa analistë thonë se Kina është në një pozitë më të mirë se Turqia për të ndërmjetësuar sepse ka levë të rëndësishme mbi Rusinë.

Kina është aleati më i rëndësishëm i Rusisë dhe ka blerë naftë ruse dhe ka siguruar një treg për mallra ruse, që është ndërprerë nga vendet perëndimore përmes sanksioneve të vendosura pas pushtimit të Ukrainës. Kina, gjithashtu, ka disa leva mbi Ukrainën, e cila nuk do të donte të shkatërronte shanset e mbështetjes së Kinës për rindërtimin e saj pas luftës, tha Samuel Ramani, ekspert i Rusisë në Universitetin e Oxfordit. Kina ka zgjeruar tregtinë me Ukrainën pasi Rusia pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe nuk e njohu territorin si rus, tha ai.

Mbi të gjitha, Zelensky nuk dëshiron të provokojë Kinën aq shumë sa ajo të fillojë ta armatosë Rusinë”, tha Ramani.

Për shkak të marrëdhënies së saj të fortë me Rusinë, roli i Kinës shihet me skepticizëm të konsiderueshëm. Pak para pushtimit rus të Ukrainës, të dyja vendet kishin shpallur një partneritet të pakufizuar. Pavarësisht thirrjeve të Kinës për paqe, ajo është rreshtuar kryesisht me qëndrimin e Rusisë, e cila fajëson NATO-n për kërcënimin e vendit për shkak të ambicieve për t’u zgjeruar drejt lindjes dhe aleatët perëndimorë të Ukrainës për nxitjen e konfliktit duke siguruar tanke dhe raketa. Andrew Small, një bashkëpunëtor i lartë në fondin gjerman, Marshall, ka vënë në dukje se Kina dëshiron të perceptohet si kontribuuese në përpjekjet për paqe, por nuk është e gatshme të bëjë presion ndaj Putinit që të ndalojë luftën dhe t’i rrezikojë lidhjet e saj me Rusinë. “Pekini nuk e ka përdorur peshën e tij dhe nuk ka kërkuar të detyrojë Rusinë të bëjë ndonjë gjë”, tha ai./REL 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim