LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A “ia ka vënë syrin” Prigozhin karriges së Putinit?

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Wagner komandon 50.000 trupa në Ukrainë dhe është bërë një komponent kyç në këtë luftë.

12 Mars 2023, 15:06 Nga a.l
Analiza e REL: A “ia ka vënë syrin” Prigozhin karriges
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Në vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik, Yevgeny Prigozhin ka bërë burg për vjedhje. Sot udhëheq grupin më të fuqishëm mercenar të Rusisë, Wagner. Dhjetëra mijëra pjesëtarë të tij luftojnë për Rusinë në Ukrainë. Aktualisht, janë të përfshirë rëndë në një nga betejat më të përgjakshme për kapjen e Bahmutit – qytet në lindje të Ukrainës. Dhe Prigozhin raporton vazhdimisht për sukseset e luftëtarëve të tij në fushëbetejë.

Dua t’i përgëzoj të gjithë djemtë që luftojnë, që janë në vijën e parë të frontit ose në spital; ushtarët që luftojnë për atdheun tonë dhe vullnetarët që punojnë në fabrika dhe prodhojnë municione”, ka thënë Prigozhin nga një zonë e Bahmutit.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Wagner komandon 50.000 trupa në Ukrainë dhe është bërë një komponent kyç në këtë luftë. Sipas Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, rreth 80% e luftëtarëve të tij janë të dënuar që janë nxjerrë nga burgjet. Vetë Prigozhin, një biznesmen i pasur, e portretizon veten si nacionalist të drejtpërdrejtë që përpiqet të mbrojë nderin dhe njerëzit e Rusisë.

Disa ekspertë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ai ndihet i nevojshëm dhe i domosdoshëm për presidentin rus, Vladimir Putin, sidomos pas dështimit të ushtrisë ruse në disa beteja në Ukrainë.

Por, a e synon Prigozhin karrigen e Putinit në këmbim? Kështu së paku kanë aluduar dhe spekuluar disa media dhe vëzhgues. Në fund të janarit, gazetari rus, Mikhail Zygar, ka shkruar një opinion për gazetën amerikane New York Times, ku Prigozhinin e ka përshkruar si “konkurrent të rrezikshëm” të pushtetit të Putinit.

“Zoti Prigozhin mund ta sfidojë presidentin dhe zoti Putin mund të mos jetë më në gjendje ta kundërshtojë ish-kuzhinierin e tij”, ka shkruar Zygar.

Një tjetër artikull i publikuar në New York Times në muajin shkurt ka cituar disa analistë që besojnë se “Prigozhin mund të kthehet kundër Putinit”. Gazeta amerikane, Newsweek, ka cituar një ekspert të ketë thënë se Prigozhin, përfundimisht, do të ngrihet kundër liderit rus”.

Aktivisti opozitar rus, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim, ka shkuar edhe më larg, duke spekuluar për një juntë ushtarake, që Prigozhin dhe kundërshtarë të tjerë të mundshëm të Putinit do të mund ta drejtonin.
Tani, është fakt që Prigozhin është bërë fytyra e luftës ruse në Ukrainë, sidomos për shkak të taktikave brutale të grupit të tij në fushëbetejë. Por, a përbën ai vërtet kërcënim për fuqinë e Putinit?

Rebekah Koffler, eksperte e inteligjencës amerikane dhe autore e librit “Doracaku i Putinit”, shpjegon për programin Expose të Radios Evropa e Lirë:

Nuk besoj se Prigozhin është një konkurrent i rrezikshëm. Ju e dini se Putin e ka rrethuar veten me njerëz jashtëzakonisht besnikë. Këta njerëz, ish-operativët e inteligjencës, e mbrojnë Putinin. Ata, po ashtu, janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga një sistem teknik i monitorimit i quajtur SORM”.

Prigozhin, në anën tjetër, nuk është person presidencial. Ai ka qenë i dënuar, ka kaluar kohë në burg, ai mund të tregojë fuqi në rrugë, por nuk është burrështetas”, thotë Koffler.

Prigozhin, në disa raste, është përplasur me zyrtarë të Kremlinit. Në mosmarrëveshjen e fundit, ai ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, e kanë penguar dërgimin e municioneve për luftëtarët e Wagnerit, nga urrejtja personale që kanë për të. Prigozhin i ka akuzuar ata për tradhti.

Ai, po ashtu, ka thënë se Bahmuti do të ishte marrë nën kontroll të Rusisë qysh para Vitit të Ri, po të mos ishte “burokracia monstruoze ushtarake”.

Putin, i cili e ka lejuar Wagnerin të operojë, ka pranuar se te pala ruse ka rivalitete të brendshme dhe ka thënë se ato duhet të marrin fund. Në një fjalim drejtuar kombit, më 21 shkurt, ai ka thënë se “kontradiktat ndërinstitucionale, mëritë, keqkuptimet dhe marrëzitë tjera, duhet të hiqen qafe”. Por, Kasia Kaczmarska, ligjëruese e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Edinburgut, vlerëson për Exposenë se Prigozhin i duhet Putinit. Sipas saj, është taktikë e presidentit rus që t’i lejojë përçarjet mes ushtrisë dhe mercenarëve, në mënyrë që askush prej tyre të mos forcohet së tepërmi. Kaczmarska thotë se pushteti i Putinit, tash për tash, është relativisht i sigurt.

Vladimir Putin ka mbështetje popullore pas vetes, ka media dhe makineri propaganduese pas vetes. Janë bërë përpjekje enorme për ta bërë atë aq të rëndësishëm dhe të mbështetur nga popullata ruse. Prigozhin, pa marrë parasysh se sa i fuqishëm është si biznesmen, sigurisht që nuk e ka atë lloj mbështetjeje”, thotë Kaczmarska.

Portali i pavarur rus, Meduza, ka shkruar se Prigozhin planifikon “të nisë një lëvizje patriotike dhe konservatore” që “do të mund të evoluojë në një parti politike” – gjë të cilën Prigozhin e ka mohuar publikisht. Rebekah Koffler, e cila ka punuar edhe për disa shërbime të CIA-s, thotë se kërcënimi që vjen nga Prigozhini duket më shumë si i sajuar.

“Në bazë të analizave të mia të inteligjencës, Prigozhin nuk ka shanse të bëhet president i Rusisë, e as madje likuidues i madh. Putin do që ai vetë të shihet si likuiduesi kryesor në Rusi. Ai është spiun, operativ i KGB-së, është i pamëshirshëm. Ai nuk do të lejojë që dikush si Prigozhini ta marrë vëmendjen prej tij”, thotë Koffler.

Aktualisht, shton ajo, kolapsi i regjimit të Putinit është thjesht një dëshirë. Skena politike ruse, sipas saj, mbetet e hapur vetëm për aktorët që Putini i toleron. Kaczmarska, nga Universiteti i Edinburgut, pajtohet.

Konkurrentët kryesorë të Putinit janë në burg. Putin e ka pranuar se [aktivisti opozitar] Aleksey Navalny është një konkurrent shumë serioz. Dhe, kjo është arsyeja përse ai ndodhet në burg”, thotë ajo.

Sipas një sondazhi të Institutit të Kërkimeve “Levada” në Moskë, të publikuar në muajin shkurt, Putin mbetet politikani më i besueshëm në Rusi. Sipas sondazhit, katër në pesë të anketuar e mbështesin atë. Kaczmarska beson se Putin mund ta tërheqë Prigozhinin nga skena dhe ta rikthejë kur të dojë vetë. Sipas saj, ekziston vetëm një skenar i mundshëm për fundin e regjimit të tij.

Skenar i mundshëm është ai i Kazakistanit, sipas të cilit presidenti, fizikisht, nuk është në gjendje ta mbajë pushtetin dhe të mbetet në zyrë”, thotë Kaczmarska.

Putin, 70 vjeç, ka qenë politikani më i fuqishëm i Rusisë qëkur ka marrë presidencën në vitin 2000, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Boris Yeltsin. Në vitin 2021, ai ka nënshkruar një ligj, që i mundëson të garojë edhe dy herë të tjera për president dhe, potencialisht, të mbetet në zyrë deri në vitin 2036.

Me Prigozhinin, ai ka së paku 20 vjet që njihet. Kompania e biznesmenit e ka furnizuar Kremlinin me ushqime dhe, për këtë arsye, Prigozhin ka marrë nofkën “kuzhinier i Putinit”. Me ligjin rus, forcat mercenare janë ilegale, andaj grupi Wagner është regjistruar si kompani në vitin 2022 dhe ka hapur një seli të re në Shën Petersburg. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur Wagnerin organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi. Bashkëbiseduesit e Exposesë konkludojnë se çdo përpjekje e “kuzhinierit” për ta sfiduar drejtpërdrejt Putinin, do të dështojë. Prigozhin nuk do të donte të vetëvritej as në kuptimin politik, as të drejtpërdrejtë, thonë ato./REL

yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje