LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL/ A është në rrezik paqja në Bosnje? Udhëheqësi serb Dodik merr ftesë nga Putin të vizitojë Moskën

Dy zyrtarët janë takuar më 17 qershor, në margjina të një forumi në Shën Petersburg. Putin ka thënë në takim se Rusia e vlerëson faktin që Republika Sërpska nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër shtetit rus.

26 Qershor 2022, 12:24 Nga k.m.
Analiza e REL/ A është në rrezik paqja në Bosnje?
Foto ilustruese

Derisa ushtria ruse vazhdon bombardimin e qyteteve të Ukrainës – me intensitet të shtuar në lindje – presidenti rus, Vladimir Putin, ka gjetur kohë në agjendën e ngjeshur të luftës të takojë udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik. Dy zyrtarët janë takuar më 17 qershor, në margjina të një forumi në Shën Petersburg. Putin ka thënë në takim se Rusia e vlerëson faktin që Republika Sërpska nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër shtetit rus.

“Fatkeqësisht, në rrethanat aktuale i kemi disa vështirësi për shkak të sanksioneve, por ne e dimë shumë mirë qëndrimin tuaj dhe e vlerësojmë shumë”, ka thënë Putin.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, kanë sanksionuar Rusinë, si në rrafshin ekonomik, ashtu edhe atë diplomatik, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ushtria ruse ka nisur sulmet kundër fqinjit të saj më 24 shkurt.

Në të njëjtën ditë ka dalë edhe lajmi se misioni paqeruajtës i Bashkimit Evropian në Bosnje, EUFOR, do të rrisë praninë nga 600 ushtarë në 1,100. EUFOR ka thënë përmes një deklarate se “përkeqësimi i situatës së sigurisë në rrafshin ndërkombëtar ka potencial për të përhapur destabilitet në Bosnje e Hercegovinë”.

“Pozicionimi i këtyre forcave është një masë paraprake për forcimin e stabilitetit në këtë vend”, ka thënë EUFOR.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur në mënyrë eksplicite Bosnjën në disa diskutime për kërcënimet e mundshme. Në një adresim në fund të majit, Stoltenberg ka thënë se NATO-ja do ta ndihmojë Bosnjën në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes.

“Qëllimi është të parandalohet një jostabilitet i ri, një luftë e re”, ka thënë ai.

Sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss, gjatë qëndrimit në Sarajevë, më 26 maj, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë trajnimin e ushtrisë së Bosnjës.

“Historia tragjike e këtij vendi na kujton atë që ndodh kur ne dështojmë të ngrihemi kundër agresionit… Ato që shohim sot në këtë vend, janë shenjat e ndërhyrjes ruse, të cilat rrezikojnë të na zhysin sërish në ato ditë të errëta. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë Truss.

Bosnje e Hercegovina, qe pas përfundimit të luftës më 1995, është e ndarë në vija etnike: në Federatën Myslimane-Kroate në njërën anë dhe Republikën Sërpska, të banuar me shumicë serbe, në anën tjetër. Bashkëpunimi i tyre kurrë nuk ka qenë më i miri.

Udhëheqësi i serbëve, Dodik, që është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, ka disa muaj që ka intensifikuar përpjekjet për ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e territorit. Që nga vjeshta, ky entitet ka bllokuar shumicën e institucioneve shtetërore të Bosnjës. Mbi 200 ligje dhe akte ligjore janë pezulluar. Entiteti do, po ashtu, që të krijojë ushtrinë e tij dhe të pushojë së njohuri juridiksionin e gjyqësorit kombëtar dhe të autoritetit tatimor.

Për këtë plan, analistët, por edhe disa zyrtarë thonë se Dodik ka bekimin e Rusisë. Dodik, i cili nuk e fsheh admirimin e tij për Putinin, ka thënë në fillim të qershorit se plani i tij për ndarjen e Republikës Sërpska është shtyrë për gjashtë muaj, për shkak të luftës në Ukrainë. Pjesën tjetër të Bosnjës, Dodik e quan “eksperiment të komunitetit ndërkombëtar” dhe “shtet të dështuar”.

Harun Karçiç, analist politik nga Sarajeva, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se përparimi i ngadalshëm i ushtrisë ruse në Ukrainë, është arsyeja e stepjes së Dodikut nga plani i ndarjes – së paku tash për tash.

“Sikur Kievi të kishte rënë dhe Rusia ta kishte marrë kontrollin e Ukrainës, ne këtu do të ishim në luftë tashmë. Unë jam i bindur se Dodik do ta kishte shpallur pavarësinë [e Republikës Sërpska] dhe Bosnja do të ishte përfshirë nga kaosi”, thotë Karçiç.

Zyrtarë amerikanë kanë paralajmëruar se, nëse Putin mbështetet për muri në Ukrainë, ai do të kërkojë vende të tjera për të provuar fitoren. Dhe një prej tyre mund të jetë Bosnja, ka thënë senatori demokrat, Chris Murphy, pas një vizite në Ballkan në fund të prillit.

Harun Karçiç, analisti nga Bosnja, shpjegon se përse ky vend mund të jetë domethënës për Rusinë:

“Bosnje e Hercegovina është interesante për Rusinë, sepse është e ndarë thellësisht. Republika Sërpska, e cila përbën 49 për qind të territorit, udhëhiqet nga pro-rusët; ndërsa pjesa tjetër [Federata Myslimane-Kroate] dëshiron fuqishëm t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Por, në interesin e Rusisë është që të parandalojë zgjerimin e aleancës së NATO-s dhe të BE-së dhe për këtë do t’i shfrytëzojë lojtarët dhe surrogatët e saj në Bosnje”.

Bosnje e Hercegovina i është bashkuar Partneritetit të NATO-s për Paqe në vitin 2006. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, zyrtarët në Sarajevë kanë kërkuar anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Ambasadori rus në Bosnje, Igor Kalabukhov, ka thënë se nëse Bosnja shkon në këtë drejtim, Rusia do të përgjigjet. Kalabukhov ka përmendur shembullin e Ukrainës, e cila ka aspiruar po ashtu anëtarësimin në NATO. Deklarata e tij është cilësuar si kërcënim i hapur edhe nga zyrtarët në Sarajevë, edhe jashtë saj.

I pyetur nëse paqja në Bosnje është në rrezik, Karçiç thotë se situata ka qenë më serioze në janar, kur Dodik ka filluar të jetësojë planin për ndarje dhe kur lufta në Ukrainë ka qenë pa nisur.

“Pas rritjes së numrit të ushtarëve të EUFOR-it, situata, në njëfarë mënyre, është vënë nën kontroll. Por, unë mendoj se EUFOR-i duhet ta rrisë edhe më shumë praninë – në së paku 5-6 mijë ushtarë – në mënyrë që të ketë kapacitet veprimi nëse Republika Sërpska merr hapa konkretë drejt ndarjes. Nuk duhet harruar se Republika Sërpska ka forca të armatosura policore, që brenda natës mund të shndërrohen në formacion ushtarak”, thotë Karçiç.

Toby Vogel, njohës i Ballkanit Perëndimor me seli në Bruksel, thotë se nuk beson se Rusia mund të ndezë konflikt në Bosnje, por, në të njëjtën kohë, ai tregon se nuk ka besuar se Rusia do të pushtojë Ukrainën.

“Ajo që mendoj se është rrezik i vërtetë, është se Rusia mund të vazhdojë ta destabilizojë Bosnjën edhe më shumë, përmes ndikimit te Millorad Dodik, lideri serb, dhe te Dragan Çoviq, lideri i partisë nacionaliste kroate. Në këtë mënyrë, pastaj, do të përpiqet ta turpërojë Perëndimin – në një vend ku BE-ja, NATO-ja, amerikanët, Britania, kanë investuar bashkërisht ndoshta më shumë se kudo tjetër”.

“Pra, nëse Rusia arrin ta prishë situatën atje, një gjë e tillë do të dërgonte një sinjal shumë të fortë – se Evropa nuk mund të mbajë rendin në oborrin e saj. Unë mendoj se kërcënimi rus është real, dhe jo vetëm për Bosnje e Hercegovinën, por për gjithë Ballkanin Perëndimor”, thotë Vogel.

Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s. Kosova ka prani të NATO-s në territorin e saj, ndërsa Serbia deklarohet neutrale ushtarakisht.

Asnjëri nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është anëtar i Bashkimit Evropian. Ato ndodhen në faza të ndryshme të integrimit, ndërsa Kosova dhe Bosnja janë më së largu. Vendet e BE-së janë të ndara sa u përket hapave që duhen ndërmarrë për përafrimin e tyre. Disa, si Franca dhe Holanda, hezitojnë për arsye të ndryshme, të tjera, si Austria, thonë se gjashtë vendet duhet të integrohen sa më parë që është e mundur.

“Kjo do të ishte vetëmbrojtje” për BE-në, ka thënë ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg. Sipas tij, nëse konflikti zgjerohet nga Ukraina në vendet e ish-Jugosllavisë, ndikimet në Evropë do të ishin shkatërruese.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë pas kthimit nga Rusia se ka marrë ftesë të re nga Putini për vizitë në shtator. Vizita, nëse ndodh, do të jetë një muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë. Nëse do të ketë ndonjë ndikim ose jo, mbetet të shihet.

Në dy raste, më 2014 dhe 2018, Dodik dhe Putin janë takuar pak para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje. Herën e parë, Dodik ka fituar garën për kryetar të entitetit Republika Sërpska, ndërsa herën e dytë ka fituar më së shumti vota për t’u bërë anëtar i Presidencës. SHBA-ja, në muajin janar, e ka sanksionuar Dodikun, pasi e ka akuzuar për kërcënim të satibilitetit të rajonit. /REL

vladimir putin millorad dodik

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim