LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW:Si ndikon klima në qarkullimin global të ujërave

Shirat e musoneve dhe thatësirat janë të lidhura me njëra tjetrën: të dyja janë pjesë e qarkullimit të ujërave në tokë. Ndryshimi i klimës e dëmton këtë sistem që mundëson jetën në planet.

25 Tetor 2022, 08:33 Nga d.a.
Analiza e DW:Si ndikon klima në qarkullimin global të ujërave
Foto ilustruese

Çfarë është qarkullimi i ujërave? 

E thënë thjeshtë, qarkullimi i ujërave, quajtur edhe cikli hidrologjik, është procesi me të cilin ujërat e botës lëvizin nëpër tokë, oqeane dhe atmosferë. Qarkullimi i ujit në tri gjendjet natyrore, në formë gazi, të lëngshëm, ose të ngurtë, kujdeset që rezervat e ujit që na duhen neve dhe qenieve të tjera për jetën të rinovohen vazhdimisht. 

97 përqind e rezervave ujore të botës janë të kripura. Vetëm tre përqind janë ujë i ëmbël, ujë që pijmë, uji me të cilin lahemi ose ujisim në bujqësi. Por pjesa më e madhe e këtij uji është e paarritshme, e futur thellë në tokë në akuifer ose e ngrirë në akull. Vetëm një përqind e gjithë rezervave ujore të tokës është në dispozicion për të mundësuar jetën mbi tokë.

Si funksionon qarkullimi i ujërave? 

Uji i liqeneve, lumenjve, detrave dhe oqeaneve ngrohet vazhdimisht nga dielli. Kur sipërfaqja e ujit ngrohet, uji avullon dhe kthehet në avull që shpërndahet në atmosferë. Era mund ta përshpejtojë këtë proces avullimi. Edhe bimët japin avuj uji nëpërmjet poreve të gjetheve dhe degëve, gjë që quhet transpiracion. 

Sopo avujt e ujit përfundojnë në ajër, ato ftohen dhe kondensohen. Kjo do të thotë që avujt grumbullohen rreth grimëzave që qëndrojnë pezull të pluhurit, tymit dhe lëndëve të tjera, duke krijuar kështu retë. Këto re lëvizin përreth planetit në grumbuj horizontalë, të ashtuquajturat fashat atmosferike. Ato janë element i rëndësishëm për qarkullimin global të sistemeve të motit. 

Kur mblidhjet sasi e mjaftueshme e avullit ujor, pikat e ujit bashkohen me njëra tjetrën tek retë që qëndrojnë pezull duke u bërë gjithnjë e më të mëdha. Deri sa rëndohen shumë dhe bien në tokë në formë shiu, ose bore apo breshëri, në varësi të temperaturës së ajrit. Këto reshje mbushin lumenjtë, liqenet dhe ujërat e tjerë dhe cikli fillon nga e para. 

Nën ndikimin e forcës së rëndesës dhe presionit ky ujë infiltrohet edhe në tokë, ku mblidhet në rezervuarët nëntokësorë ose në akuiferë. Me një proces që quhet rrjedhë e ujërave nëntokësore, ai vazhdon të lëvizë në thellësi, nganjëherë për mijëra vjet me radhë, deri sa më në fund përfundon sërish në një nga ujërat duke u futur sërish në cikël.  

Si dëmton ndryshimi i klimës qarkullimin e ujit 

Rezultatet e fundit studimore tregojnë se si qarkullimi i ujit në disa pjesë të botës është përshpejtuar për shkak të ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu. Temperaturat më të larta nxehin pjesën e poshtme të atmosferës dhe rrisin avullimin. 

Kështu në ajër përfundon më shumë avull uji. Më shumë ujë në ajër do të thotë propabilitet më i lartë për reshje, shpesh në formë stuhish intensive, të paparashikueshme. Anasjelltas, shtimi i avullimit mund të rrisë thatësirën në territoret, që kanë tendenca thatësire, sepse në vend që të qëndrojë në tokë, ku dhe nevojitet, uji përfundon në atmosferë. 

Një studim aktual i studiuesve të Institutit për shkencat detare në Barcelonë të Spanjës, tregon se si ndryshimi i klimës përshpejton ciklin e qarkullimit të ujrave. Për këtë gjë u analizua sasia e kripës në sipërfaqe të detrave, i cili rritet me shtimin e avullimit. 

"Përshpejtimi i qarkullimit të ujrave ka efekte si mbi oqeane ashtu edhe në kontinent, ku stuhitë bëhen gjithnjë e më të forta", thotë në një deklaratë për shtyp Estrella Olmedo, autorja kryesore e studimit. "Këto sasi të rritura uji që qarkullojnë në atmosferë, mund të shpjegojnë edhe shtimin e reshjeve të shiut, që shihen në disa vende polare." Fakti që atje bie shi në vend që të bjerë borë, përshpejton nga ana e vet shkrirjen e akullit në këto zona, thotë Olmedo. 

Si mund ta stabilizojmë qarkullimin e ujrave 

Ndërkohë që reduktimi i madh i emisioneve të dioksidit të karbonit është i vështirë dhe përmirësimi klimatik bëhet ngadalë, disa nga masat për stabilizimin e ciklit të qarkullimit të ujrave janë direkt të realizueshme. 

Rikrijimi i moçalishteve dhe ndryshimi i mënyrës së të menduarit në bujqësi dhe metodat e kultivimit me pak ujë dhe ato që nuk dëmtojnë tokën mund të kontribuojnë që toka të marrë sërish më shumë ujë, ta pastrojë dhe ta ruajë atë.  

Rinatyralizimi i lumenjve dhe rrugëve ujore mund të kontribuojë po ashtu në riparimin e dëmeve. Kështu prishja e digave dhe mburojave të lumenjve në Europë dhe gjetkë ka bërë që sipërfaqet që kanë qenë të mbuluara me ujë më parë të ngjallen sërish. Këto zona mund të absorbojnë shumë ujë gjatë reshjeve të mëdha dhe mund të mbushin rezervat e akuiferëve. 

Qytetet mund të ndihmojnë qarkullimin e ujrave duke e bërë tokën e qytetit më poroze „qytete sfungjer" përdorin sipërfaqe poroze të tokës për të thithur ujin nga rrugët, sheshet dhe hapësirat e tjera, në vend që ta lenë ujin të rrjedhë nëpër kanalizime. Në këtë mënyrë uji i mbledhur mund të përdoret në periudhat e thatësirës, ndërkohë që ulet edhe rreziku nga përmbytjet.  

Mungesë uji për miliarda njerëz 

Qytetet dhe rajonet e Hindukushit dhe Himalajës në Azinë Qëndrore do duhet të marrin masa të tilla vitet e ardhshme për të mbledhur ujin e shtrenjtë, që nuk është në dispozicion gjatë gjithë vitit në sasi të njëjtë. Miliarda njerëz varen atje nga uji i shkrirë nga bora dhe akullnajat e maleve. 

Sipas një studimi të Qendrës Ndërkombëtare për zhvillimin e integruar të malësisë në Nepal, International Centre for Integrated Mountain Development, bërë në vitin 2019, pritet që një e treta e fushave me akull të Himalajës të zhduket deri në fund të këtij shekulli. Nëse njerëzit nuk arrijnë të kufizojnë ngrohjen globale në 1,5 gradë Celsius, humbja do të jetë edhe më e madhe. 

Pa rrjedhën e vazhdueshme të ujit të shkrirë nga bora dhe akulli, mungesa në rritje e ujit bëhet kërcënuese për miliarda njerëz. Vërtet që uji i akuiferit mund të mbulojë një pjesë të deficitit, por edhe ky ujë do të pakësohet vitet e ardhshme si pasojë e ndryshimit të klimës. Në vendet si rajoni Ladakh në malet Hindukush- Himalaja, rajon që administrohet nga India, shkencëtarët kanë parë dekadat e fundit rënie të sasisë së reshjeve të borës dhe shkrirje të akullnajave. Kështu është bërë më e vështirë të merresh atje me bujqësi. 

"Rajoni është ashtu kështu rajoni malor më i rrezikuar dhe i pambrojtur në botë", thotë Philippus Wester nga International Centre for Integrated Mountain Development. "Ndikimi i krizës së klimës mbi njerëzit këtu fillon me shtimin e motit ekstrem, vazhdon me rënien e prodhimit bujqësor e shkon deri tek shtimi i katastrofave.” /DW/

philippus wester estrella olmedo qarkullimi global i ujerave

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë