LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Sa influencë politike ka në Turqi kumbari i mafies Sedat Peker?

Zbulimet e tij të fundit për implikimet e politikës me krimin e organizuar tregojnë, se korrupsioni është shtrirë deri në pallatin presidencial: Në Twitter ai ka publikuar biseda private në WhatsApp dhe fotografi të disa teksteve që mund të vërtetojnë, se disa persona në rrethin e ngushtë të Erdoganit janë të involvuar në afera ryshfeti.

9 Shtator 2022, 10:34 Nga k.m.
Analiza e DW: Sa influencë politike ka në Turqi kumbari i mafies Sedat
Foto ilustruese

Këto zhvillime erdhën falë kumbarit ultranacionalist të mafies Sedat Peker. Ish-udhëheqësi i një grupimi kriminal për vite të tëra mbante kontakte të ngushta me presidentin Erdogan, por tani ai është kthyer në kritikun më të fortë të tij. Zbulimet e tij të fundit për implikimet e politikës me krimin e organizuar tregojnë, se korrupsioni është shtrirë deri në pallatin presidencial: Në Twitter ai ka publikuar biseda private në WhatsApp dhe fotografi të disa teksteve që mund të vërtetojnë, se disa persona në rrethin e ngushtë të Erdoganit janë të involvuar në afera ryshfeti.

Në një video dekonspiruese bosi i mafies Desat Peker flet për pështjellime mes mafies e politikës

Në këtë sfond Peker ka akuzuar për korrupsion edhe një deputet të AKP-së, Zehra Taşkesenlioğlu dhe vëllain e tij si dhe ish-shefin e autoritetit mbikqyrës të bursës (SPK), Ali Fuat Taşkesenlioğlu. Thuhet, se ata duhet të kenë kërkuar nga sipërmarrja Marka Investment Holding 12 milionë lira turke (rreth 660 mijë euro). Pasi shefja e firmës Marka, Mine Tozlu Sineren, i konfirmoi në televizionin turk këto akuza, SPK ka bërë kallëzim penal. Prokuroria për herë të parë që nga fillimi i zbulimeve të Peker ka nisur hetimet.

Edhe opozita së fundi duke u bazuar në dëshmitë e Peker ka bërë kallëzim kundër anëtarëve të qeverisë, por nuk ka mundur të gjejë hetues, që të ndërmarrë hetime ndaj qeverisë. Nuk ka ndonjë shpresë të madhe, se hetimet mund të realizohen në mënyrë të pavarur.

Nga kriminel në influencer politik

Me demaskimet e tij Peker vitin e kaluar u kthye në një aktor kryesor të politikës turke. Dijenitë e tij për prapaskenat prej disa kohësh po rëndojnë ndaj qeverisë turke. Në fillim ai publikoi video në kanalin e tij të YouTube, ku ngrinte akuza të rënda ndaj politikanëve nga radhët e partisë në pushtet, AKP: Ata, sipas tij, janë të implikuar në vrasje, kontrabandë droge, shpërdorim pushteti, përdhunime dhe shumë afera të tjera ilegale. Ai ka pasur veçanërisht në fokus ministrin turk të Punëve të Brendëshme Syleyman Soylu.

Për t’i shpëtuar një urdhër-arresti, Pekerit iu desh të largohet nga Turqia dhe pas disa stacionesh tashmë ai është vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai poston mesazhe në twitter me pseudonimin “Deli Çavuş”, që do të thotë “reshteri i çmendur”. Abu Dhabi deri tani e ka injoruar kërkesën e Turqisë për ekstradim.

A mund t’i influencojë Peker zgjedhjet?

Më 18 qershor të vitit të ardhshëm në Turqi zhvillohen zgjedhjet. Me votën e tyre turqit mund të vendosin për një tjetër qeveri dhe teorikisht ta nxjerrin në pension Erdoganin. Deri tani Peker asnjëherë nuk e ka sulmuar direkt Erdoganin. I besuari më i afërt i tij Emre Olur ka deklaruar megjithatë, që Peker dy muaj para zgjedhjeve do të zbulojë informacione të rëndësishme. Por sa mund të influencojë Peker elektoratin me këto informacione?

Profesori nga SHBA Ryan Gingeras studion raportet mes shtetit dhe organizatave kriminale dhe prej kohësh ka në fokus kryesisht krimin e organizuar në Turqi. Zbulimet e fundit dhe pasojat në personel të japin të kuptosh, se pandehmat e Pekerit kanë efekt në mediat sociale, shpjegon Gingeras.

“Por nuk është e qartë, se çfarë influence mund të kenë akuzat e Pekerit tek zgjedhësit e pavendosur dhe tek mbështetësit e pasionuar të Erdoganit. Në rast se akuzat e deritanishme të Pekerit deri tani nuk e kanë ndryshuar mendimin e zgjedhësve, përse duhet që demaskimet e reja të tij t’i bindin ata për të ndryshuar mendim?”, shtron pyetjen Gingeras.

Të gjithë dëmin që mund të shkaktonte Peker ndpnjëherë tashmë e ka bërë, thotë Gingeras: Nuk besoj se pritet ndonjë demaskim spektakolar, që të mund të ndryshonte opinion publik në mënyrë masive në Turqi.

“Me gjasë zgjedhësit, që i besojnë ose i konsiderojnë si relevante akuzat e Pekerit, ndërkohë kanë vendosur, të mos e votojnë Erdoganin vitin e ardhshëm.” Studiuesi thotë më tej, se nuk është i sigurtë, nëse qeveria e Erdoganit ka zhvilluar ndonjë strategji apo perspektivë të njësuar ndaj Pekerit dhe akuzave të tij.

Një problem me rrënjë të thella

Pretendimet e fundit të Pekerit kanë ndezur sërish debatin publik rreth strukturave kriminale në Turqi. Por bizneset ilegale nuk janë ndonjë dukuri e re në Turqi. Korrupsioni në Turqi nuk erdhi me qeverinë e AKP-së, por historikisht ka rrënjë të thella në këtë vend.

“Prej njëqind vjetësh politika ekonomike e Turqisë u ka lënë shumë hapësirë aferave ilegale. Përçarjet, kundërshtitë dhe tensionet në politikë kanë krijuar terrenin pjellor për një ekonomi informale joshëse”, thotë eksperti për Turqinë Gingeras.

Sedat Peker nuk është i vetmi, që ka vënë në shënjestër korrupsionin në Turqi. Vitin e kaluar Turqia u klasifikua prej Financial Action Task Force (FATF) në të ashtuquajturën „lista gri”, sepse masat në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit u vlerësuan të pamjaftueshme.

Në “Global Organized Crime Index” të “Nismës Globale kundër Kriminalitetit Transnacional” Turqisë gjithashtu i bëhen kritika të ashpra. Në të thuhet: Turqia është bërë e njohur si shtet mafioz dhe dëshmitë konfirmojnë, se tani ky zhvillim është më i pranishëm se asnjëherë më parë. 

Edhe sipas vlerësimit të Gingeras, ndërkohë Turqia „është kthyer në një qendër të kriminalitetit të organizuar” – dhe partia e Erdoganit AKP ka një problem me këtë. Çështja, nëse demaskimet e Pekerit mund të çojnë në fundin e kësaj qeverie, është e vështirë të parathuhet. Por është e padiskutueshme, që një bos ekstremist i djathtë i mafies është kthyer në kritikun më të ashpër të Erdoganit. Ai mbetet një aktor i rëndësishëm, që vazhdon të ndikojë shoqërinë turke: Njerëzit duan që dyshimi i tyre të konfirmohet. Peker u jep njerëzve atë që duan, vëren Gingeras.

sedar peker

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!