LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Personat civilë në Ukrainë, shënjestër e sulmeve me dronë rus

Qyteti i vogël ukrainas, Berislav është goditur për muaj me radhë nga një valë sulmesh të paprecedentë me dronë rusë. Sipas hulumtimeve të DW, këto sulme kanë pasur në shënjestër shumë shpesh persona civilë.

29 Gusht 2024, 09:26 Nga I.A
Analiza e DW: Personat civilë në Ukrainë, shënjestër e
Arme

UKRAINË- Volodymyr Kindrat dhe e shoqja e tij, Ljubova, nuk do ta harrojnë kurrë atë gumëzhimën kërcënuese të dronëve më 7 shkurt të këtij viti. Sapo kishin nisur të mësoheshin me të, kur dy dronë të mbushur me lëndë shpërthyese papritmas goditën shtëpinë e tyre.

"Pashë se si dronët goditën garazhin," tregon Volodymyr Kindrat. Porta e garazhit dhe makina e familjes u dëmtuan rëndë nga sulmi. "Ishte sikur ushtarët po luanin ndonjë lojë kompjuterike," përshkruan Ljubova sulmin tronditës. "Por në jetën reale," ndërhyn Volodymyri. "Dhe mbi njerëz të gjallë," shton e shoqja.

Sulmet me dronë ndaj civilëve

Pas kësaj tronditjeje, familja Kindrat, së bashku me vajzën e tyre të rritur, u larguan nga Berislavi, vendlindja e tyre në jug të Ukrainës.

Prej shtatorit 2023 e deri në korrik 2024, Berislavi është sulmuar nga mbi 120 sulme me dronë rusë. Në këto sulme janë vrarë 16 persona dhe janë plagosur mbi 130 të tjerë - të gjithë civilë, sipas raportimeve.

Ekipi hulumtues i DW-së ka analizuar prej disa muajsh një sërë raportimesh dhe të dhënash nga burime të hapura mbi sulmet me dronë. Atij i erdhën në ndihmë edhe dy organizata joqeveritare: projekti "Eyes on Russia" i "Centre for Information Resilience" dhe arkivi ukrainas "Mnemonic".

Në qytet, ekipi nuk mundi të kryente hulumtime. Për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm, policia ukrainase e ka bllokuar hyrjen në qytet. Megjithatë, nga analiza e të dhënave dhe intervistat me dëshmitarë dhe ekspertë përforcohet dyshimi se ushtarët rusë i kanë përdorur sistematikisht dronët kundër civilëve.

Berislavi ndodhet në bregun verior të lumit Dnjepër, afër qytetit Kherson. Menjëherë pas pushtimit të madh të Ukrainës në shkurt 2022, trupat ruse pushtuan qytetin Kherson dhe rrethinat. Në vjeshtën e vitit 2022, ushtria ukrainase e rimori kontrollin e kësaj zone. Trupat ruse u tërhoqën në anën tjetër të lumit.

Që atëherë, forcat ruse të vendosura në anën tjetër të lumit bombardojnë intensivisht Berislavin me artileri, bomba të telekomanduara dhe dronë. Pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar dhe nga 11 000 banorët e dikurshëm, tani kanë mbetur thuajse vetëm të moshuarit.

Dronët më të përdorur janë të tipit FPV (First Person View) të ngarkuar me lëndë shpërthyese. Ky lloj droni fillimisht është përdorur vetëm nga pilotë amatorë dhe është i pajisur me një kamerë.

Në vitin 2023 është rritur ndjeshëm numri i dronëve të tillë të përdorur në front. "Mendohet të ketë mbi dhjetëra mijëra dronë të tipit FPV që veprojnë në qiellin e Ukrainës," shpjegon Samuel Bendett, anëtar i programit të studimeve mbi Rusinë në Center for Naval Analyses, një institut kërkimor amerikan.

Piloti i dronit ose mund ta hedhë eksplozivin, ose ta drejtojë dronin me gjithë ngarkesën e tij drejt një caku, ku ai shpërthen.

Ndjekur nga dronët

Edhe Jevheni ka qenë në shënjestër të një droni rus. Ai nuk dëshiron ta publikojë mbiemrin e tij. Ndodhi në janar, kur punonjësi i organizatës humanitare World Central Kitchen solli ushqime në Berislav. Gjatë kthimit nga qyteti, makina e tij u ndoq nga një dron. "Nuk e di sa gjatë më ndoqi droni," tregon ai për DW, shumë i lehtësuar që arriti të shpëtojë. "Kisha shumë frikë."

Një aksion tjetër i ngjashëm përfundoi me viktima. Edhe ata "u ndoqën nga dronët," siç raportoi më vonë njëri nga të mbijetuarit. Automjetet e tyre, të cilat ishin të shënuara si konvojë ndihmash, u sulmuan. Disa dëshmitarë i thanë DW se bëheshin goditje të dyfishta, të ashtuquajtura "double taps", ku pas goditjeve të para, viheshin në shënjestër personat që përpiqeshin të shpëtonin viktimat.

Sulmet nga bregu tjetër i Dnjeprit

Nuk është e mundur të përcaktohet me siguri se kush është përgjegjës për sulmet me dronë. Megjithatë, bazuar në distancën mesatare të fluturimit dhe trajektoren e mundshme të dronëve, DW arriti të lokalizojë zonat e mundshme nga ku janë nisur sulmet: Ato janë zonat përreth qyteteve Kakhovka dhe Nova Kakhovka, të cilat ndodhen përballë Berislavit në anën tjetër të Dnjeprit.

Aty janë të stacionuara disa njësi ruse që përdorin dronë. Ndër to janë Brigada e 10-të Speciale, Brigada e 205-të e Këmbësorisë dhe Batalioni Vullnetar BARS-33, i emërtuar sipas heroit sovjetik të Luftës së Dytë Botërore, Vasili Margelov.

Ka shumë pak të dhëna të hapura rreth operacioneve të Brigadës së 10-të Speciale, e cila i përket shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, GRU. Por janë bërë të njohura disa detaje nga një sulm me dron: Prokuroria në Kherson nisi hetimet në qershorin e kaluar kundër një ushtari të kësaj brigade, pasi kishte regjistruar një bisedë me eprorin e tij. Ai akuzohet për sulm të qëllimshëm me dron ndaj dy civilëve në Berislav, në maj 2023.

Brigada e 205-të e Këmbësorisë operon prej kohësh në rajonin e Kakhovkës. Në Telegram, ajo ka pranuar hapur disa sulme me dron në Berislav, shumica e të cilave janë drejtuar ndaj automjeteve. Këto automjete "janë të gjitha të shkatërruara," ka shkruar një pilot droni në kanalin e Telegramit. Ai pretendon se në zonë nuk ka civilë. Ky koment e dëmton vetë pilotin, thotë juristi Wayne Jordash. Ushtari nuk përpiqet të shmangë viktimat civile. De facto, "ai vendos që çdo individ është një objektiv legjitim ushtarak."

Batalioni Vullnetar BARS-33 vepron në rajonin e Kakhovkës dhe Nova Kakhovkës që nga pranvera e vitit 2023. Njësia duket se është e fokusuar sidomos te luftimi me dronë. Në njoftimet për rekrutime, ajo kërkon kryesisht pilotë dronësh. Batalioni u themelua me iniciativën e Vladimir Saldo, guvernatorit të autoriteteve ruse të okupimit në rajonin Kherson. Në tetor 2023, ai njoftoi se BARS-33 kishte testuar një dron të ri të quajtur "Weles". Në Telegram janë publikuar video që tregojnë sulme me dron të kryera nga BARS-33 në rajonin e Berislavit, përfshirë edhe me dronin e ri "Weles".

Sanksione ndaj prodhuesit të dronit

Droni "Weles" prodhohet nga kompania Aero-Hit në qytetin Khabarovsk, në lindje të Rusisë. Kompania është e lidhur ngushtë me politikanin rus Konstantin Basjuk, një mbështetës i fuqishëm i Batalionit Vullnetar BARS-33. Basjuk përfaqëson rajonin Kherson, i aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Ukraina, në Këshillin e Federatës Ruse në Moskë dhe promovon rregullisht Batalionin Vullnetar. Si Saldo ashtu edhe Basjuk janë nën sanksione perëndimore.

Në qershor, Departamenti i Thesarit të SHBA-së vendosi sanksione edhe ndaj kompanisë Aero-Hit, me arsyetimin se "dronët Weles janë përdorur nga forcat ruse të stacionuara në Kherson kundër objektivave ukrainase."

Këto sanksione nuk do të ndikojnë në prodhimin, tha drejtori i kompanisë Viktor Yatsenko në një intervistë, duke u krenuar me "400 sulme të suksesshme luftarake" të dronit të ri. "Konsumatori kryesor" është Batalioni Vullnetar BARS-33. I ballafaquar me rezultatet e këtij hetimi, Aero-Hit deklaroi se është "një kompani jo-ushtarake dhe nuk bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes."

Asnjë përgjigje

Nuk është e mundur të përcaktohet me siguri se kush ka urdhëruar dhe kryer sulmet me dron ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Berislav dhe zonat përreth. Por, sipas hulumtimeve tona, ka shumë gjasa që përgjegjëse për sulmet të jenë tre njësitë e përmendura.

DW ka kërkuar komente nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, politikanët Vladimir Saldo dhe Konstantin Basjuk, Batalioni Vullnetar BARS-33 dhe administratorët e dy kanaleve të lidhura në Telegram për gjetjet e këtij hulumtimi. Asnjë prej tyre nuk ka kthyer përgjigje./DW

volodymyr kindrat samuel bendett

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet