LIVE UPDATES
Bota

5 mln euro garanci/ Paditet shefi i Telegramit dhe i ndalohet largimi prej Francës

Dyshohet që platforma e udhëhequr prej Durovit është duke u përdorur për të siguruar materiale për abuzim seksual të fëmijëve dhe trafikim të drogës, dhe që Telegrami ka refuzuar t'i dorëzojë informacionet apo dokumentet që kanë kërkuar hetuesit.

29 Gusht 2024, 08:57 Nga I.A

5 mln euro garanci/ Paditet shefi i Telegramit dhe i ndalohet largimi prej

FRANCW- Shefi i Telegramit, Pavel Durov, është paditur për dështim të ndalimit të përmbajtjes ekstremiste dhe ilegale në platformën e popullarizuar për mesazhe, dhe do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve, ka thënë Zyra e Prokurorit në Paris. Ai detyrohet të paraqitet në stacionin policor dy herë në javë dhe i është ndaluar largimi prej Francës, ka thënë Zyra e Prokurorit përmes një deklarate në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Gjyqtarët hetues në Paris kanë kërkuar që shefi i Telegramit të paguajë 5 milionë euro si garanci. Durov, i lindur në Rusi, por që ka edhe shtetësi franceze, është ndaluar në aeroportin Le Bourget në Paris, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje. Sipas raportimeve të mediave franceze, ai është ndaluar me kërkesë të një departamenti special brenda Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila angazhohet për hetim të krimeve kundër të miturve.

Dyshohet që platforma e udhëhequr prej Durovit është duke u përdorur për të siguruar materiale për abuzim seksual të fëmijëve dhe trafikim të drogës, dhe që Telegrami ka refuzuar t'i dorëzojë informacionet apo dokumentet që kanë kërkuar hetuesit.

Zyra e Prokurorit ka thënë se akuzat ndaj tij nënkuptojnë që nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me 10 vjet burgim dhe 500.000 euro gjobë.

Akuzat preliminare, sipas ligjit francez, nënkuptojnë që prokurorët kanë arsye për të besuar që është kryer një krim, mirëpo kanë nevojë për më shumë hetime. Telegrami ka thënë përmes një deklarate më 25 gusht se Durov nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që është absurde të ndalohet shefi i kompanisë për abuzimet që ia ka bërë dikush platformës.

Përveç shtetësisë ruse dhe franceze, Durov ka edhe pasaporta të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të një shteti të vogël në Karaibe.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 27 gusht se dyshimet kundër Durovit janë “shumë serioze” dhe që “duhen dëshmi për t’u vërtetuar që janë aq serioze”, për t'i zhdukur dyshimet e shumë njerëzve që besojnë se miliarderi është arrestuar mbi motive politike.

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë më 26 gusht se arrestimi i Durovit është kryer vetëm në bazë të hetimeve të pavarura. Telegrami është themeluar nga Durov dhe vëllai i tij, më 2013, pas shtypjes që u ka bërë Qeveria ruse protestave masive pro-demokracisë në Moskë, më 2011 dhe 2012.

Një prej avantazhe të platformës është që bisedat janë të sigurta dhe garantohet anonimiteti i përdoruesve. Në grupe nuk shihet numri kontaktues i një personi. Durov pati thënë në disa intervista se Telegrami synon të jetë “platformë neutrale” dhe jo “lojtare në gjeopolitikë”.

Megjithatë, kritikët në Ukrainë besojnë se në platformë përhapen dezinformata dhe lehtësohen veprime ilegale. Disa e akuzojnë Telegramin se ka lidhje me shtetin rus dhe ka kontribuar në përpjekjet e tij për luftë në Ukrainë. Telegrami, tani me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues dhe shumica e tyre janë në Rusi, Ukrainë dhe ish-republika tjera sovjetike./REL

pavel durov

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd