LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Sa e përhapur është autocensura në Turqi?

Ekspertët presin më shumë arrestime pas intervistave dhe shprehjes së mendimit të lirë në rrugë. Sipas tyre frika do të shtojë autocensurën në Turqi.

29 Gusht 2024, 09:01 Nga I.A
Analiza/ Sa e përhapur është autocensura në Turqi?
Dilruba K

TURQI- Intervistat në rrugë janë shumë të përhapura në Turqi - por Turqia është një shoqëri ku opinionet nuk mund të shprehen lirisht kudo. Shumë njerëz kanë frikë të shprehen publikisht. Dilruba K., javën e kaluar në Izmir kritikoi qeverinë në një kanal në YouTube jo vetëm për bllokimin e Instagramit, por edhe për shpalljen e zisë kombëtare për ish-drejtuesin e Hamasit, Ismail Hanija.

"Nëse ne braktisim sistemin parlamentar në mesin e shekullit të 21-të dhe ia japim Republikën e Turqisë një njeriu të vetëm, ai mund ta përdorë atë si të ishte ferma e babait të tij”, tha ajo dhe kritikoi njerëzit që mendojnë se ndalimi i fjalës së lirë është e drejtë e shtetit: "Ju jeni budallenj sepse i dorëzoni të drejtat tuaja liberale një personi të vetëm dhe ate e shihni mbi vetë Zotin". Ajo kritikoi zinë kombëtare me fjalët: "Pse duhet të ndihem i trishtuar kur ka vdekur ndonjë arab? Kjo nuk më intereson fare".

“Nxitje e popullit dhe fyerje e presidentit” 

Këto fjalë mjaftuan që ajo të arrestohej javën e kaluar me akuzën për nxitjen e kryengritjes dhe fyerje ndaj presidentit. Ajo u lirua nga akuza e dytë më 20 gusht - por mbetet në paraburgim, sipas akuzës së parë dhe më 3 shtator do të dalë në gjykatë. Aktakuza u përgatit jashtëzakonisht shpejt. Në mbrojtjen e saj ajo tha: "Në intervistën time nuk kam sulmuar asnjë institucion shtetëror dhe asnjë person. Kur kam folur nuk kam pasur parasysh presidentin apo ndonjë person tjetër”. Ajo kërkoi falje "nëse është kuptuar gabimisht".

Veysel Ok është një avokat, i cili deri tani ka mbrojtur shumë gazetarë, duke përfshirë korrespondentin e "Welt", Deniz Yücel, i cili u burgos në Turqi për disa muaj në 2017 dhe 2018 për "propagandë terroriste". Ai thekson se ndalimi i Dilruba K. ka qenë i paligjshëm. "Mund të ndodhë që dikujt të mos i pëlqejë fare ajo që thotë. Por: E gjithë kjo duhet parë në kuadrin e lirisë së shprehjes. Të gjitha hapat ligjore të ndërmarra deri më tani nuk kanë asnjë bazë ligjore", kritikon Ok.

Edhe një deputet i shquar i partisë AKP në pushtet ndan këtë mendim: "Unë e dënoj atë që tha kjo grua, madje jam i inatosur, sepse i tha këto gjëra. Por si studiues juridik, më duhet të them arrestimi nuk është i drejtë, këtu nuk ka diskutim”, thotë Mücahit Birinci. Ju duhet të jeni të drejtë edhe ndaj personit ndaj të cilit ndiheni të zemëruar, thotë Birinci në X.

Vetëmbrojtje në vend të shtetit ligjor

Sipas kritikëve, ky vendim ka për synim mbijetesën e pushtetarëve. "Kriminelët pranë qeverisë shpërblehen me pafajësi, ndërsa ata që shprehin mendimet e tyre kritike dënohen. Kjo tregon se sistemi ligjor turk nuk është më një sistem ligjor, por një mekanizëm absolut mbrojtës për veprimet dhe deklaratat e qeverisë", tha Ok.

Ngjashëm mendon edhe politologu Berk Esen nga Universiteti Sabanci. "Dikur ka pasur disa vija të kuqe për shtetin turk – si islamizmi apo gjenocidi armen”, thotë ai. "Por ju keni mundur të kritikoni gjithçka dhe këdo që dëshironi - duke përfshirë partinë në pushtet, presidentin, kryeministrin. Sot nuk ka më vija të kuqe si dikur. Vija e vetme e kuqe është ruajtja e elitës në pushtet, sepse Qeveria është ajo që përcakton sot kufijtë e lirisë së shprehjes. Ajo kufizon çdo opinion që, sipas saj, mund të rrezikojë ekzistencën e saj", thotë Esen.

Qëllimi - frikësimi

Sipas vëzhguesve, veprimet e qeverisë po frikësojnë miliona njerëz. "Ky arrestim është një përpjekje për t'i heshtur ata që mendojnë ndryshe. Shteti po dërgon mesazhin se njerëzit duhet të mbyllin gojën," tha Hüseyin Yıldız, avokati i Dilruba K.

Esen dyshon se arrestimi mund të ketë një funksion parandalues ​​në të ardhmen. "Shumë njerëz që më parë shprehnin mendimet e tyre lirisht në rrugë, tani do të censurojnë veten. Ajo që po bën qeveria nuk është vetëm arrestimi i një personi, por kufizimi i të gjithëve."

Nga këndvështrimi i Ok, qeveria do të vazhdojë me përpjekjet për shtypjen e zërave kritikë. "Qeveria dëshiron të ndalojë të gjitha ankesat në rrugë," tha Ok. Vendi është në fillimin e një vale të re kufizimesh në lirinë e shprehjes: "Dilruba K. nuk është as e para dhe as e fundit. Ajo është një nga shumë personat që janë sot në burg në Turqi për shprehjen e lirë të mendimeve të tyre. Kështu që ky është vetëm fillimi. Do të kemi shumë raste të tilla në të ardhmen, kur personat do të arrestohen pas një interviste në rrugë."/DW

dilruba k ismail hanija veysel ok

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet