LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A po i mban Gjermania premtimet për gjysmëpërçuesit?

Qeveria gjermane dëshiron të zgjerojë aftësitë e saj të prodhimit të gjysmëpërçuesve. Por a po i mban Gjermania premtimet e saj dhe po e bën vendin një qendër për këtë teknologji qendrore?

5 Shtator 2024, 09:38 Nga M.B
Analiza e DW: A po i mban Gjermania premtimet për
TSMC me bazë në Tajvan, prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në botë nisi hapjen e fabrikës në Dresden. Pojekti është një sipërmarrje e përbashkët e ESMC (European Semiconductor Manufacturing Company) dhe partnerëve të saj Bosch, Infineon dhe NXP.

GJERMANIA- Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vizitoi Dresdenin më 20 gusht për ceremoninë e themelimit të një fabrike të re të prodhimit të gjysmëpërçuesve, ajo solli një dhuratë prej 5 miliardë eurosh. Në fakt nuk ishte vërtet dhuratë, madje nuk ishin as para evropiane. Ajo që bëri von der Leyen në orët e para të mëngjesit ishte miratimi i granteve të qeverisë gjermane për projektin.

Ishte drita jeshile zyrtare e nevojshme për të realizuar një projekt në shkallë të gjerë, i cili është pjesë e synimit të Gjermanisë për të zhvilluar sektorin e saj të prodhimit të gjysmëpërçuesve. Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në vendosjen e gurthemelit u shpreh i kënaqur.

Silicon Saxony së shpejti funksionale

Fabrika e re pritet të punësojë 2000 vetë dhe do të jetë funksionale deri në vitin 2027. Projekti është një sipërmarrje e përbashkët e ESMC (European Semiconductor Manufacturing Company) dhe partnerëve të saj Bosch, Infineon dhe NXP.

Shtysa pas marrëveshjes është TSMC me bazë në Tajvan, prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në botë. Ky është hapi i parë i kompanisë në Evropë.

Fabrika e re, me vlerë 10 miliardë euro, do të ndërtohet pranë kompanisë inxhinierike gjermane Bosch dhe objekteve të prodhuesit më të madh të gjysmëpërçuesve në Gjermani, Infineon, në atë që shumë e quajnë "Silicon Saxony" (Saksonia e Silikonit).

Kur bëhet fjalë për gjysëmpërçues, ka rëndësi madhësia

Silicon Saxony është një rajon që përfshin një rreze prej 100 kilometrash rreth Dresdenit, kryeqyteti i landit rajonal gjerman të Saksonisë. Pas një periudhe të vështirë, rajoni ka parë një trajektore në rritje gjatë 15 viteve të fundit.

Sot, kjo qendër e teknologjisë së lartë ka 3600 kompani aktive në fushën e mikroelektronikës, softuerëve apo si furnizues të këtyre kompanive. Këto kompani punësojnë rreth 81.000 njerëz, një e treta e të cilëve janë gra.

Sipas Frank Bösenberg, shefit ekzekutiv të një shoqate industrie të quajtur gjithashtu Silicon Saxony, rritja e vazhdueshme përgatit terrenin që në këtë industri të punojnë rreth 100.000 punonjës deri në vitin 2030. Sipas llogaritjeve të tij, ky sektor atëherë do t'ia kalonte sektorit të automobilëve dhe do të bëhet industria më e rëndësishme në Saksoni.

Në një intervistë për DW, Bösenberg e përshkroi punën e tij si një përzierje të politikës, zhvillimit ekonomik, ekspertizës së marketingut dhe menaxhimit. Përveç fokusimit në Saksoni, ai koordinohet me grupe të tjera gjysmëpërçuese në Francë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Itali, Austri dhe Republikën Çeke.

Ndërto dhe ata do të vijnë?

Saksonia ka qenë një qendër prodhimi që nga vitet 1980. Pjesërisht në sajë të kësaj historie të gjatë, Silicon Saxony është sot qendra më e madhe e mikroelektronikës në Evropë, me zgjedhjen më të madhe të punëdhënësve dhe numrin më të madh të partnerëve ose konkurrentëve. Ky ekosistem, i cili përfshin universitetet teknike të Dresdenit dhe qytetin e afërt të Chemnitz-it, ka qenë në gjendje të mbështesë veten dhe të rritet.

Ndërtimi i fabrikave është njëra pjesë e ekuacionit. Të kesh njerëz të kualifikuar për të punuar në to është pjesa tjetër, dhe këtu Saksonia dhe Turingia fqinje mund të kenë probleme.

Landet, dhe Gjermania Lindore në përgjithësi, nuk kanë qenë gjithmonë mikpritës me të sapoardhurit. Për një rajon që mbështetet shumë te punëtorët e huaj të kualifikuar, frika e intolerancës mund t'i mbajë punëtorët larg. Nëse këto frikëra mbështeten nga një qeveri më e djathtë, gjërat mund të përkeqësohen.

Deri tani, kompanitë e Silicon Saksonisë kanë qenë në gjendje të përballojnë sfidën e gjetjes së punëtorëve të kualifikuar. Frika se fabrikat e reja të mëdha do të largonin punëtorët nga bizneset e vogla nuk u materializuan, pasi gjithnjë e më shumë njerëz nga jashtë rajonit i zbuluan vendet e punës që ofroheshin.

Bösenberg tha se rritja mund të çojë në probleme të tjera, si vështirësi strehimi, shkollat dhe transporti publik. Projektet e infrastrukturës në Gjermani janë të njohura se janë të ngadalta dhe e kapërcejnë buxhetin e paracaktuar. Në Saksoni, shumica e planifikimit bazohet në tkurrjen e rajonit dhe jo në rritjen e tij. Rreth Dresdenit, situata aktuale është "e mirë deri në shumë e mirë", thotë Bösenberg, por ajo duhet të ruhet. Së shpejti do të nevojiten më shumë banesa. Tashmë është e vështirë të gjesh apartamente më të mëdha. Një nga sfidat është të përcaktohet se kush do të vijë për të plotësuar vendet e punës: beqarë apo çifte dhe sa fëmijë do të sjellin? Ka shumë faktorë që modifikojnë nevojat.

Premtime të pambajtura ndërtimi

TSMC në Dresden kaloi shpejt nga diskutimet në vendosjen e gurit të themelit. Diku tjetër, projektet nuk kanë ecur kaq shpejt. Vitin e kaluar, qeveria nënshkroi një marrëveshje me Intel-in për të ndihmuar në ndërtimin e dy vendeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në qytetin lindor të Magdeburgut. Investimi total mund të arrijë në rreth 30 miliardë euro.

Në atë kohë, kancelari i quajti planet e kompanisë si investimi më i madh i huaj direkt në historinë gjermane. Ndërtimi pritet të fillojë këtë vit, por ende nuk ka ndodhur gjë. Ndërkohë, kompania njoftoi se duhej të reduktonte fuqinë punëtore dhe investimet. Në rajonin e Magdeburgut, shumë dyshojnë se a do të ndërtohet gjë.

Wolfspeed, një prodhues amerikan i gjysmëpërçuesve, po përpiqet gjithashtu të hapë një fabrikë prej disa vitesh në landin e Zarës, në Gjermaninë perëndimore. Vendosja e gurthemelit të kësaj fabrike, e cila do të prodhonte gjysmëpërçues për industrinë e automobilëve, është shtyrë nga viti 2023 në 2025.

Për më tepër, Gjermania duhet të mendojë në plan më të gjerë. Fabrika prej 10 miliardë eurosh e TSMC është një shtesë e mirë për Silicon Saxony, por ajo zbehet pas 65 miliardë dollarëve (58 miliardë euro) që kompania planifikon të shpenzojë për të investuar në tre fabrika të reja në Arizona, Shtetet e Bashkuara, deri në vitin 2030.

Në gusht, Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi se gjatë dy viteve të fundit, Akti i CHIPS dhe Shkencës ka siguruar më shumë se 30 miliardë dollarë financim për 23 projekte, duke përfshirë 16 objekte të reja të prodhimit të gjysmëpërçuesve, në 15 shtete amerikane.

Disa i vënë në dyshim të gjitha këto subvencione, veçanërisht kur investimet mbështesin prodhimin dhe jo kërkimin dhe zhvillimin (R&D). TSCM dhe Intel, për shembull, do të vazhdojnë të mbajnë kërkimin dhe zhvillimin afër vetes, duke e lënë Gjermaninë të bëhet një linjë prodhimi për të tjerët.

A ka rëndësi "Made in Germany" tek gjysëmpërçuesit?

Megjithatë, për shumë klientë etiketa "Made in Germany" nuk do të thotë shumë kur bëhet fjalë për gjysmëpërçues, veçanërisht pasi askush nuk i sheh vërtet gjysmëpërçuesit. "Si klient, nuk të intereson nëse çipi vjen nga Dresdeni apo Hsinchu [në Tajvan]. Cilësia duhet të jetë e duhur," tha Frank Bösenberg për DW.

Nëse Gjermania dëshiron të bëhet më pak e varur nga të tjerët për gjysmëpërçuesit e saj, ajo duhet të sigurojë cilësi superiore me një çmim konkurrues global. Made in Germany nuk mjafton. Sipas Bösenberg-ut, Gjermania ende merr pjesë në garën e gjysmëpërçuesve. Megjithëse ai beson se duhen bërë ende përparime. "Po, ne jemi Silicon Saxony. Po, ne jemi qendra më e madhe e mikroelektronikës në Evropë," tha ai. "Por në fund të fundit, Evropa është shkalla e matjes, rajoni, niveli në të cilin gjërat duhet të arrihen, sepse përndryshe do të jemi shumë të vegjël dhe askush nuk dëshiron të jetë i vogël kur bëhet fjalë për gjysmëpërçuesit./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi