LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A do të prodhojë Ukraina së shpejti raketat e veta?

Ukraina synon të prodhojë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi. Çfarë dihet për këtë projekt?

10 Shtator 2024, 09:04 Nga r.ll
Analiza e DW: A do të prodhojë Ukraina së shpejti raketat e veta?
foto ilustruese

KIEV- Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia ka përdorur shpesh raketa me rreze të gjatë veprimi kundër Ukrainës. Kievi ende nuk është në gjendje t'i përgjigjet në mënyrë adekuate sulmeve me raketa të prodhimit të saj. Raketat e dërguara ukrainasve nga partnerët e tyre kanë disa kufizime - si për nga aftësia e goditjeve ashtu edhe për mundësinë e përdorimit në territorin rus.

Ukraina dëshiron të ndryshojë këtë dhe dëshiron dëshiron të zvogëlojë varësinë e saj nga raketat e vendeve partnere. Kjo është arsyeja pse Kievi po punon me nguti në një program për të prodhuar raketat e veta. Çfarë dihet për të?

Dronët "Paljanica”

"Do të jetë e vështirë për rusët që ta shqiptojnë këtë emër. Do të jetë po aq e vështirë për ta që të mbrohen prej këtyre dronëve", tha presidenti ukrainas Zelensky për llojin e ri të dronëve luftarakë "Paljanica". Zelensky pretendon se "lufta e parë dhe e suksesshme” e dronave tani më ka ndodhur.

Sipas ministrit të Industrisë Strategjike, Oleksandr Kamishin, objekti i goditur nga "Paljanica" ndodhet në territorin ukrainas të pushtuar përkohësisht nga Rusia. Në një intervistë për DW, Kamishin tha se "Paljanica" është zhvilluar dhe prodhuar plotësisht në Ukrainë, dhe shtoi se "disa komponentë e kanë origjinën nga jashtë".


Sistemet raketore R-360 NeptuneFotografi: Depositphotos/IMAGO
Platforma United24, e cila ka publikuar një video të dronit "Paljanica”, vëren se kjo armë është projektuar dhe ndërtuar nga specialistë ukrainas brenda një viti e gjysmë. Objektivat kryesore do të jenë rreth 20 fusha ajrore, nga të cilat Rusia nis sulmet në Ukrainë me raketa analoge". Të gjitha informacionet e tjera janë konfidenciale.

Raketat "Neptun"

Ukraina ka arritur njëfarë suksesi me programet e saj raketore në vitet e fundit, thotë Serhiy Shurez, drejtor i kompanisë së informacionit dhe konsulencës "Defence". "Për shembull raketat antitank, si "Stugna" dhe "Corsair", të cilat tashmë janë në prodhim masiv. Ose R-360 'Neptuni', raketa kundër anijeve." Është produkt i byrosë së projektimit të Kievit Lutsch, të cilin forcat e armatosura e kanë përdorur që nga viti 2020, ashtu si sistemi i raketave bregdetare RK-360MC, i cili është në gjendje të identifikojë anijet e armikut dhe t'i shkatërrojë ato. Raketa e tipit Neptun është e pajisur me një kokë me peshë 150 kilogramë dhe ka një rreze veprimi deri në 300 kilometra.

Për herë të parë, raketa e tipit Neptun u përdor në kushte luftarake në fillim të prillit 2022, kundër fregatës ruse "Admiral Essen". Më pas, më 13 prill 2022, ndodhi një nga ngjarjet më të rëndësishme gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë: Dy raketa të tipit "Neptun” kanë fundosur luftanijen ruse "Moskva”. Në vitin 2023, u bë e ditur se projektuesit ukrainas kishin modifikuar "Neptun". Tani këto raketa mund të godasin jo vetëm anijet, por edhe objektivat në tokë.

Raketat e modifikuara tani kanë një rreze veprimi prej rreth 400 kilometrash dhe janë të pajisura me një kokë që peshon 350 kilogramë. Mësohet se ushtria ukrainase ka përdorur tashmë disa herë raketa të modifikuara të tipit "Neptun”.

Për të depërtuar sa më thellë në territorin rus, Ukraina përdori raketat anti-ajrore S-200 vitin e kaluar, sipas raportimeve të mediave. Këto raketa janë modifikuar që të mund të godasin objektivat në tokë. Kievi nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, por një zyrtar i qeverisë i tha BBC se procesi është në vazhdim: "Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale. Ne kemi gjetur një zgjidhje në S-200 dhe ajo po funksionon mirë deri më tani. " Ukraina përdori edhe dronët e modernizuar të zbulimit sovjetik të tipit Tu-141 "Stryzh", të cilët lëvizin me shpejtësi rreth 1000 kilometra në orë.

Raketat "Made in Ukraine"

Në fund të gushtit, presidenti ukrainas Zelensky konfirmoi testin e suksesshëm të raketës së parë balistike vendase. Në të njëjtën kohë, ai nuk ka treguar se për çfarë lloj rakete bëhet fjalë. Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë programin raketor për DW, duke u bazuar në konfidencialitetin e informacionit. U vu re vetëm se ky program financohet nga buxheti i shtetit. Ajo që dihet është se industria ukrainase e armëve ka punuar në zhvillimin e një rakete balistike që nga viti 2006. Bëhet fjalë për raketa me rreze të shkurtër veprimi "Sapsan", me diametër 0.9 metra dhe një rreze veprimi prej 500 kilometrash. Raketa njihet edhe me emrin "Hrim-2". Dyshohet se Ukraina prodhoi "Hrim-2" për Arabinë Saudite me një diametër prej 0.6 metrash dhe një rreze prej 280 kilometrash.

Sot Ukraina është në gjendje të prodhojë mjaft raketa për luftë me Rusinë, thekson Frank Ledwidge, një ish-oficer i inteligjencës britanike dhe ekspert ushtarak në Universitetin e Portsmouth. "Kur bëhet fjalë për teknologjinë, Ukraina nuk duhet nënvlerësuar. Përpara agresionit rus, Ukraina ishte ndër 10 vendet më të mira në botë në programet hapësinore. Ajo ka një nivel të mjaftueshëm të njohurive edhe në çështjen e prodhimit të raketave. Më lejoni të sqaroj: raketa e preferuar e Elon Musk, përveç raketës së tij, është ajo Zenit, e prodhuar në Ukrainë”, tha ai për DW./Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi arme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet