LIVE UPDATES
Bota

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane: Ekonomia e Europës përpara një krize "ekzistenciale"

A do të jenë sipërmarrjet në Europë në varësi prej konkurrencës nga Amerika e Veriut dhe Azia? Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi në analizën e tij nxjerr një konkluzion të qartë.

10 Shtator 2024, 08:53 Nga r.ll
Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane: Ekonomia e Europës përpara
mario draghi

BRUKSEL- "Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe fitimet në produktivitet që lidhen me të", konstaton në raportin e tij ish-kreu i BQE-së, Mario Draghi. Presidentja e Komisionit të BE-sëUrsula von der Leyen e pati autorizuar 77 vjeçarin Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së. Në të Draghi tërheq vëmendjen, se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhëshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.

Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi vëren, se europianët ndodhen përpara një "sfide ekzistenciale". Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund "të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore". Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike. 

"Investimet masive detyrimisht të nevojshme"

Draghi i bën thirrje BE-së për investime masive në ekonomi, mbrojtje dhe mbrojtjen e klimës. Të nevojshme janë edhe "investime minimale vjetore shtesë në vlerën 750 deri në 800 miliardë euro", këshillon ai. Për t'ia arritur këtij qëllimi ish-shefi i BQE-së rekomandon marrjen e borxheve të reja në bashkësi ashtu sikurse u veprua së fundi në rastin e pandemisë së koronavirusit.

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i konsideron instrumentat për financimin e bashkësisë si të rëndësishme. Por është i mundur edhe përdorimi i mjeteve financiare të vendeit përkatës, ku bëjnë pjesë doganat e importeve dhe kuotizacioni në BE për plastikën, tha von der Leyen e pyetur lidhur me rezistencën e qeverisë gjermane kundër borxheve të reja në bashkësi. Lidhur me këtë duhet të vendosin vendet anëtare të BE-së.

Gjatë kohës së pandemisë BE organizoi një paktë ndihme të financuar me kredi në vlerën e 750 miliardë eurove. Vendet si Italia dhe Franca qysh atëherë kërkojnë një paketë të re duke iu referuar rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe mbrojtjen e klimës. Por Gjermania dhe Holanda borxhet e reja në bashkësi i konsiderojnë si vijë të kuqe.

"Politika për klimën duhet të koordinohet më mirë"

Duke iu referuar sektorëve me emisione gazrash të dëmshme për klimën si në industrinë e rëndë dhe transport, Draghi rekomandon për BE-në, që ta rregullojë më mirë politkën për klimën. Nëse të gjitha masat politike harmonizohen me objektivat për klimën, është "shumë e mundshme, që pakësimi i emisioneve të dioksidit të karbonit, dekarbonizimi në atmosferë, të jetë një shans për rritjen ekonomike", tha ai në një konferencë shtypi.

Von der Leyen dëshiron që ta bëjë BE-në me programin Green Deal deri në vitin 2050 neutrale ndaj klimës, kjo do të thotë, që Europa të mos emetojë më më shumë gazra të efektit serë nga sa mund të kursejë. Përpara zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së politikania kristiandemokrate gjermane, von der Leyen, në qershor e ndodhur nën presionin e konservatorëve dhe liberalëve, deklaroi se do të bëjë disa lëshime lidhur me kushtet e vendosura për mjedisin./DW

mario draghi ekonomia e europes

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale