LIVE UPDATES
Bota

Analiza e CNN: Do i ndalojë varkat kryeministrja e Italisë, apo varkat do e ndalojnë atë?

Giorgia Meloni kaloi disa stuhi, duke përfshirë pranimin e Berlusconit që pranoi se kishte rinisur marrëdhënien e tij me Vladimir Putin pasi Putini i dërgoi vodka ruse për ditëlindjen e tij. Ajo u grind me Salvinin për mënyrën se si të trajtonte krizën energjetike dhe dashurinë e tij për Putinin. Nga fundi i janarit, ajo dukej e pandalshme.

23 Prill 2023, 16:05 Nga k.m.
Analiza e CNN: Do i ndalojë varkat kryeministrja e Italisë, apo varkat
Giorgia Meloni

ROMË- Premtimi kryesor i fushatës që solli në pushtet Giorgia Melonin dhe koalicionin e saj të ekstremit të djathtë në një fitore dërrmuese në zgjedhjet e shtatorit të kaluar ishte një premtim që askush tjetër nuk e kishte bërë më parë: të ndalonte anijet me emigrantë që përdorin Italinë si një portë për në Evropë. “Blocco navale”, bërtiste ajo në mediat e saj sociale (“Bllokada anijeve detare, tani!).

Ajo premtoi të ndalonte të gjitha anijet me emigrantë që do zbarkonin në brigjet italiane, pavarësisht se kush ishte në to dhe çfarë i shtynte ato që të rrezikonin jetën e tyre. 100 ditët e saj të para në detyrë u konsideruan të suksesshme. Ajo nuk ishte aq afër ekstremit të djathtë sa disa kishin frikë, e ishte e qetë me liderët botërorë.

Udhëheqësit liberalë evropianë do të përfitonin nga perspektiva e premtimit të Melonit për të ndaluar anijet, ndërsa lideri hungarez Viktor Orban shpalli fitoren e saj dhe e falënderoi për "mbrojtjen e kufijve të Evropës". Ajo madje arriti të sjellë në linjë partnerët e koalicionit Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi, pavarësisht mosmarrëveshjeve për luftën në Ukrainë.

Meloni kaloi disa stuhi, duke përfshirë pranimin e Berlusconit që pranoi se kishte rinisur marrëdhënien e tij me Vladimir Putin pasi Putini i dërgoi vodka ruse për ditëlindjen e tij. Ajo u grind me Salvinin për mënyrën se si të trajtonte krizën energjetike dhe dashurinë e tij për Putinin. Nga fundi i janarit, ajo dukej e pandalshme.

Pastaj varkat filluan të vinin, të vinin dhe të vinin.

Deri më 21 prill, më shumë se 35,000 njerëz kishin mbërritur me anije në Itali, një numër më shumë se tre herë më i lartë se një vit më parë. Në të kundërt, pak më shumë se 4,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit me anije nga Franca. Një sondazh i fundit tregoi se mbështetja për partinë "Fratelli D'Italia" së Melonit – e cila fitoi zgjedhjet me 34 përqind të votave – ka rënë në pak më shumë se 29 përqind. Disa besojnë se askush nuk e priste ndonjëherë që ajo të kishte sukses në ndalimin e anijeve, kështu që rënia e sondazheve reflekton çështje të tjera, duke përfshirë mbështetjen e saj të vazhdueshme për Ukrainën dhe marrëdhëniet e saj me Kinën.

Italia ka nënshkruar projektin e Rrugës së Mëndafshit të Kinës, një skemë infrastrukturore ambicioze dhe globale, disa analistë e shohin si një shenjë shqetësuese të rritjes së ndikimit kinez në Europë.

“Emigrantët dhe BE-ja janë lart në listën e saj vëzhguese, por ka çështje të tjera që e kërcënojnë më shumë atë,”- tha për CNN Francesco Galietti, themelues i Policy Sonar, një konsulencë për rrezikun politik me qendër në Romë. 

Emigracioni i paligjshëm në Evropë ka qenë një nga problemet më përçarëse në bllok prej vitesh. Por bllokimi i varkave në pjesën e fundit të udhëtimit për në Evropë është në thelb adresimi i një simptome të një problemi, jo vetë problemit, tha për CNN Hanne Beirens, drejtore e Institutit të Politikave të Migracionit në Evropë.

“Nëse pyesni ekspertët e emigracionit nëse ajo mund të ndalonte varkat, përgjigja do të ishte jo,”- tha ajo, duke shtuar se e vetmja gjë që ka ndaluar ndonjëherë migrimin ishte pandemia Covid-19. Beirens thotë se derisa Evropa të mund të pajtohet së bashku se si ta trajtojë problemin në rrënjë, duke ofruar mundësi për të aplikuar për azil, e deri atëherë varkat do të vazhdojnë të vijnë.

Meloni ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për krizën e emigrantëve, e cila do të lejojë marrjen e masave ashtëzakonisht të ashpra për të trajtuar ardhjet masive, duke përfshirë lejimin e autoriteteve që normalisht trajtojnë fatkeqësitë natyrore të riatdhesojnë me shpejtësi migrantët.

Masa po bojkotohet në disa rajone me prirje të majtë; Elly Schlein, liderja e Partisë Demokratike të opozitës, e krahasoi dekretin me diçka nga epoka fashiste. Fitorja zgjedhore e Melonit ishte një moment mahnitës në politikën italiane, jo vetëm për shkak të rritjes së shpejtë të partisë së saj. Ajo nuk ishte vetëm kryeministrja më e re dhe e parë femër e Italisë, ajo ishte gjithashtu dhe liderja e parë e zgjedhur që nga viti 2011, pasi kishte fituar një shumicë kaq të shëndetshme.

Njerëzit kishin folur dhe e donin atë dhe gjithçka që ajo përfaqësonte. Tani dyshohet nëse ajo mund të përmbajë premtimet që u ka bërë votuesëve./CNN

giorgia meloni itali

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!