LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Kinës?

Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”. Ata rikujtojnë modelet e deritanishme të bashkëpunimit që janë karakterizuar nga kontrata të fshehta, mungesë transparence, rreziqe ekologjike dhe ndikim gjithnjë e më i dukshëm politik i Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.

5 Dhjetor 2025, 14:57 Nga E. D
Analiza: A po hyn Bosnja në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të
foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINA- Pyetja nëse Bosnja e Hercegovina po hyn në rrjetin e borxheve dhe ndikimit politik të Pekinit shtrohet pas prezantimit të planit të ri pesëvjeçar të Kinës, i cili i premton Bosnjës partneritet “fitim-fitim” dhe mundësi investimi: nga infrastruktura dhe energjetika, përmes bujqësisë, e deri te teknologjitë e avancuara, si inteligjenca artificiale.

Derisa Pekini porosit se “ta ndjekësh Kinën hap pas hapi është njëlloj sikur ta ndjekësh mundësinë”, analistët bëjnë thirrje për “kujdes”. Ata rikujtojnë modelet e deritanishme të bashkëpunimit që janë karakterizuar nga kontrata të fshehta, mungesë transparence, rreziqe ekologjike dhe ndikim gjithnjë e më i dukshëm politik i Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.

“Qasja kineze është gjithmonë strategjike dhe afatgjatë”, thotë Pippa Gallop nga rrjeti ndërkombëtar Bankwatch, i cili, ndër të tjera, merret me vëzhgimin e projekteve energjetike me pjesëmarrje kineze në Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, risi paraqet përfshirja “e pazakontë” e Kinës në punët e brendshme të Bosnjës.

Si shembull, ajo përmend fjalimin e përfaqësuesit të Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të këtij viti, gjatë të cilit, ai foli kundër përfaqësuesit të lartë në Bosnje, duke vënë në pikëpyetje edhe miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në kontekstin e “rritjes së tensioneve” në vend.

Ajo shton se Kina në vende si Bosnja, “jo vetëm që investon në projekte infrastrukturore, por edhe ndërton ngadalë ndikim përmes kredive, rrjeteve të kompanive dhe iniciativave kulturore”.

Këtë e mbështesin të dhënat e Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Huaja në Bosnje, sipas të cilave nga viti 2010 deri në vitin 2022, Bosnja mori borxh te kreditorët kinezë mbi 2.44 miliardë dollarë, kryesisht për ndërtimin e autostradave, hidrocentraleve dhe termocentraleve.

Çfarë i ofron Kina Bosnjës në pesë vjetët e ardhshme?

Për “mundësitë e reja të bashkëpunimit” në kuadër të planit të ri pesëvjeçar kinez foli i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kinës, Wang Guofei, në një kolumnë të botuar në nëntor.

Ai theksoi se Kina është “partneri më i madh tregtar i Bosnjës në Azi” dhe se plani i ri pesëvjeçar i Kinës “hap mundësi të reja” për lidhje ekonomike midis Kinës dhe Bosnjës.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim fitim-fitim mes Kinës dhe Bosnjës, për të krijuar një të ardhme më të mirë për popullin dhe qytetarët e të dyja vendeve”, deklaroi diplomati kinez.

Krahas projekteve ekonomike, ai paralajmëroi rritje të lidhjeve kulturore dhe turistike.

“Shtetasit kinezë do të udhëtojnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, ndërsa Bosnja, e pasur kulturorisht dhe piktoreske, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për kinezët”, thuhet në kolumnë.

Ambasada e Kinës në Bosnjë nuk iu përgjigj pyetjeve të Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për atë se cilat projekte do të jenë në qendër të investimeve kineze në pesë vjetët e ardhshme.

Nuk janë dhënë as shpjegime pse disa projekte të kompanive kineze në Bosnje mbrohen nga kontrata të fshehta, as nëse ata mbështesin një praktikë të tillë jotransparente të biznesit në këtë vend.

Pushtetit në Bosnje (nuk) i përshtatet transparenca e projekteve kineze

Damjan Ozhegoviq nga Transparency International në Bosnje paralajmëron se “prej vitesh institucionet refuzojnë publikimin e informacioneve kyç për financimin dhe kushtet kontraktore, gjë që me të drejtë ngre dyshime për korrupsion”.

Sipas tij, “shumë informacione, përfshirë normat e interesit dhe afatet e shlyerjes, kurrë nuk kanë qenë publikisht të disponueshme”.

Si shembull, ai përmend ndërtimin e autostradës Banjallukë–Prijedor, ku TI BeH ka fituar madje pesë procese gjyqësore kundër ministrisë përkatëse të entitetit Republika Sërpska, e cila ende, pavarësisht vendimeve gjyqësore, refuzon të ofrojë qasje në modelin financiar.

Kontrata për ndërtimin e kësaj autostrade u nënshkrua në vitin 2018 me kompaninë China Shandong International Economic & Technical Cooperation Group Ltd., pjesë e Shandong Hi-Speed Group Co., Ltd., e cila hapi filial në Banjallukë për këtë qëllim.

Vlera e projektit ishte rreth 297 milionë euro për një rrugë 40 kilometra të gjatë.

Shtatë vjet më vonë, asnjë kilometër e autostradës nuk është përfunduar, ndërsa është miratuar rritje shtesë e çmimit të punimeve prej rreth 80 milionë eurosh, me arsyetimin se “janë shtrenjtuar materialet ndërtimore”.

Kontrata vazhdon të mbahet e fshehtë.

Ozhegoviq shton se autoritetet në Bosnje e kanë detyrimin ligjor të publikojnë informacione të rëndësisë publike, pavarësisht qëndrimit të investitorit privat apo të huaj.

Autoritetet në Bosnje pa përgjigje për mungesën e transparencës në projektet kineze
Radio Evropa e Lirë nuk ka marrë përgjigje nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës, as nga qeveritë e të dy entiteteve – Federata e Bosnjës dhe Republika Sërpska – lidhur me akuzat për mungesë transparence në marrëveshjet me kompanitë kineze.

Po ashtu, autoritetet nuk kanë ofruar informacion për projektet e mundshme me Kinën në pesë vjetët e ardhshme.

E vetmja përgjigje e pjesshme erdhi nga Qeveria e Republika Sërpska, ku thuhet se entiteti ka “bashkëpunim të mirë” me Kinën në fusha të ndryshme dhe se janë “të hapur” për projekte të reja me “të gjithë investitorët e mundshëm”.

“Kompani shtetërore kineze po punojnë aktualisht në projekte të rëndësishme në Republikën Sërpska, si ndërtimi i hidrocentraleve Bistrica dhe Dabar, si dhe autostrada Banjallukë–Prijedor. Po ashtu, në bashkëpunim me partnerët kinezë është ndërtuar së fundmi spitali në Doboj, ndërsa planifikohen punimet në ndërtimin e pjesës së autostradës Beograd–Banjallukë, me fokus të veçantë në seksionin Vukosavlje–Bërçko”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Republikës Sërpska.

Bosnja duhet t’i shmanget “kurthit të projekteve kineze jotransparente”

Kina po forcon ndikimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor, dhe Bosnja është pjesë e këtij procesi, paralajmëron për REL-in Marko Banoviq, analist i Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica.

“Rreziku më i madh për Bosnjën janë kontratat jotransparente, kontrolli i dobët dhe pasojat ekologjike që shoqërojnë projektet e mëdha infrastrukturore”, thotë Banoviq.

Ai shton se fokusi i Kinës në vitet e ardhshme, përveç infrastrukturës, do të jetë në teknologjitë e informacionit, rrjetet 5G dhe inteligjencën artificiale, si dhe në rritjen e ndikimit kulturor përmes programeve arsimore.

Banoviq paralajmëron edhe për shembullin e Serbisë, ku investimet kineze sollën përfitime ekonomike, por edhe ndotje serioze, shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe rënie të standardeve demokratike.

“Bosnja duhet të shmangë modelet që çojnë në varësi nga kapitali kinez dhe dobësimin e institucioneve, sepse kjo do të rrezikonte afatgjatë integrimin evropian”, përfundon Banoviq./REL

bosnja

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë