LIVE UPDATES
Sport

Analiza: A janë Lojërat Olimpike gjëja e duhur për sportistët fëmijë?

Në Lojërat Olimpike në Paris do të marrë pjësë një atlete 11 vjeçare. A është shkencërisht e lejueshme, që fëmijë të marrin pjesë në garat e nivelit të lartë?

28 Korrik 2024, 07:53 Nga r.ll
Analiza: A janë Lojërat Olimpike gjëja e duhur për
Hezly Rivera

PARIS- Skateboardistja kineze Zheng Haohao është 11 vjeç, notarja indiane Dhinidhi Desinghu dhe skateboardistja kanadeze Fay De Fazio Ebert janë 14 vjeç, gjimnastja amerikane Hezly Rivera dhe vrapuesi i 400 metrave Quincy Wilson 16 vjeç. Të gjithë debutojnë nëLojërat Olimpike të Parisitdhe ndezin diskutimin për efektet e sportit elitar te sportistët shumë të rinj.

Zhvillimi fizik dhe mendor

"Adoleshenca është një fazë shumë e paqëndrueshme, nga ana fizike, fiziologjike, konjitive dhe psikosociale. Nëse i shtoni edhe kërkesat e sportit elitar në nivel botëror, lind pyetja, si mund të përballohet me sukses kjo", thotë Michael Bergeron. Studjuesi amerikan i sportit këshillon Komitetin Olympik Ndërkombëtar (IOC) për zhvillimin sportiv të atletëve të rinj. "Nuk mund të parashikosh, se çfarë do të ndodhë. Nuk ndodh në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë, me të njëjtin ritëm, në të njëjtën masë, për çdo fëmijë." Bergeron ka drejtuar një studim për të rinjtë në sportin konkurrues. Rezultatet pritet të publikohen në fund të vitit. Studimi synonte të merrte parasysh zhvillimin fizik dhe mendor të adoleshentëve, nga ana tjetër të ndikonte në elementë, që mund të ndryshoheshin, për shembull intensiteti i stërvitjes.

Shqetësime për shëndetin tek sportistët shumë të rinj

Ndryshe nga Lojërat Olimpike për të Rinjtë, ku pjesëmarrja është e kufizuar për moshat 15 deri në 18 vjeç, në Lojërat Olimpike të Parisit nuk ka kufi moshe, gjë që vlen për të 32 sportet. Organizata ombrellë e çdo sporti vendos, nëse duhet të ketë një kufi moshe. Kështu në gjimnastikë ajo është 16 vjeç dhe në zhytje 14 vjeç. Ritmet e rritjes së fizikut tek sportistët e rinj ndodhin në periudha të ndryshme. Tek disa zgjatja e trupit përfundon në moshën 16-vjeçare, tek të tjerët në moshën 21-vjeçare. Por një shtat i zhvilluar plotësisht nuk do të thotë edhe një strukturë kockore plotësisht e zhvilluar. "Kemi të ashtuquajturat apofiza”, shpjegon Sean Cumming, që studion efektet e sporteve konkurruese gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës në Universitetin e qytetit britanik Bath. "Apofizat janë vende, ku tendinat ngjiten me kockën. Kur fëmija rritet, këto vende janë më të ndjeshme. Nëse ushtrohet tension i tepruar, kocka mund të inflamohet, duke shkaktuar dhimbje dhe probleme. Edhe tek ata që zhvillohen më heret, vende të tilla nuk zhvillohen plotësisht deri në moshën 21 ose 22 vjeç, kështu që kur punohet me sportistë të rinj, duhet patur vërtet kujdes për stresin në apofiza”.

Sfida psikologjike për sportistët e rinj në Lojërat Olimpike

Rosemary Purcell është profesoreshë në Qendrën për Shëndetin Mendor të Adoleshentëve në Universitetin e Melburnit, Australi, e specializuar për shëndetin mendor në sportin elitar. Kuadri psikologjik nuk është aspak i thjeshtë”, thotë shkencëtarja për DW. "Mendoj se ka dallime mjaft të mëdha midis asaj që shohim te popullata në përgjithësi dhe te sportistët e rinj elitarë. Në disa sporte tek të rinjtë aktivë ka norma më të larta të çrregullimeve të të ushqyerit dhe në perceptimet e trupit. Nga ana tjetër ata mund të kenë nivele më të ulëta depresioni dhe ankthi nga sa shohim në shoqëri”. Shkencëtarja sheh një ndryshim mentaliteti tek të rinjtë. Ata janë "shumë të vetëdijshëm për problemet e shëndetit psiqik. Ata do ta ndryshojnë diskursin, sepse duan të konsiderohen në një këndvështrim holistik, të tërësishëm."

Fiksimi te medalja dërgon sinjalin e gabuar

Por ndryshimi duhet të vijë edhe nga lart, thotë Cath Bishop. Në 2024 ajo fitoi në Athinë medaljen e argjendtë olimpike në kanotazh. Sot britanikja është autore dhe konsulente. "Ne për një kohë të gjatë trajnerët i kemi shpërblyer apo larguar vetëm në bazë të faktit, nëse kanë fituar medalje dhe jo se sa mirë i kanë trajtuar sportistët e rinj”, thotë Bishop për DW.

Edhe IOC mban një pjesë të përgjegjësisë, duke futur në Lojërat Olimpike sporte të reja, tërheqëse për të rinjtë. Qëllimi është që ata të binden se për mundësinë për të garuar në Lojërat Olimpike ia vlen koha dhe mundi. Për rreziqet për zhvillimin fizik dhe mendor të të rinjve shpesh heshtet.

Ish-atletja e shquar Bishop bën thirrje për të ndryshuar këndvështrimin. "Ne fitojmë një medalje dhe dëmtojmë një person. Dhe gjatë rrugës dëmtojmë ndoshta njerëz të tjerë. Çfarë vlere shoqërore ka kjo? Është mjaft negative", thotë Bishop. "Unë mendoj se njerëzit duhet të fillojnë t`ì analizojnë në mënyrë kritike `medaljet. Në thelb ne i kemi blerë ato. Ne kemi paguar miliona paund dhe gjatë kësaj kemi dëmtuar njerëzit. A na bën kjo më të mirë?"/DW

lojerat olimpike paris 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj