LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A do të marrë fund lufta me Iranin brenda dy ose tre javësh?

Fjalimi nuk përmbante asnjë lajm të ri, as përplasjet e fundit të Trumpit me shtetet e NATO-s. Një sondazh i ri i CNN‑it tregon se vetëm një e treta e të anketuarve e mbështet konfliktin.

2 Prill 2026, 18:20 Nga E.d
Analiza: A do të marrë fund lufta me Iranin brenda dy ose tre
Donald Trump

Ishte fjalimi i parë i këtij lloji i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që nga fillimi i luftës kundër Iranit e tingëlloi si një "Best Of” i argumenteve të njohura dhe të përsëritura shpesh. Fjalimi nuk përmbante asnjë lajm të ri, as përplasjet e fundit të Trumpit me shtetet e NATO-s. Një sondazh i ri i CNN‑it tregon se vetëm një e treta e të anketuarve e mbështet konfliktin. Po ashtu, vetëm një e treta është e mendimit se presidenti ka vërtet një plan për luftën.

Trump optimist

Nuk u bë e qartë për amerikanët, nëse Trump dëshiron ta përshkallëzojë apo ta ulë intensitetin e luftës. Presidenti deklaroi se ishin shumë pranë arritjes së objektivave më të rëndësishme strategjike. Së shpejti – përkatësisht brenda dy deri në tre javë – lufta do të mund të përfundonte. Deri atëherë, Irani do të goditej "tejet ashpër”.

"Iranianët ishin në ethe për të ndërtuar një bombë atomike, një armë bërthamore siç nuk e kishte parë askush më parë,” tha Trump. Sipas Trump, ata kishin qenë pothuajse pranë realizimit të saj. "Për vite me radhë, të gjithë kanë thënë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Por në fund të fundit, këto janë vetëm fjalë, nëse nuk je i gatshëm të veprosh kur vjen momenti vendimtar,” vijoi Trump.

Dhe jo vetëm kjo, edhe në fushën e armatimit konvencional Irani po bëhej jashtëzakonisht i rrezikshëm, vazhdoi Trump: "Përveç kësaj, ata ndërtuan me shpejtësi një arsenal gjigant raketash balistike konvencionale dhe së shpejti do të kishin pasur raketa që do të mund të arrinin territorin kontinental të SHBA‑së, Europën dhe praktikisht çdo vend tjetër në Tokë.”

Të dyja këto vlerësime – se Irani kishte qenë pranë ndërtimit të një bombe atomike dhe se do të kishte qenë në gjendje të prodhonte raketa që mund të godisnin SHBA‑në – aktualisht nuk ndahen nga shërbimet sekrete amerikane.

Trump ngre lart ushtrinë amerikane

Presidenti e lavdëroi disa herë përparimin e ushtrisë amerikane në përmbushjen e misionit. Sipas Trumpit, po dobësohet në mënyrë sistematike aftësia e regjimit iranian për të kërcënuar SHBA‑në ose për të ushtruar ndikim përtej kufijve të tij. Marina iraniane tashmë ishte shkatërruar plotësisht. Edhe forcave ajrore dhe programit raketor të vendit u ishte shkaktuar dëm në një përmasë të paprecedentë dhe baza industriale e sektorit të mbrojtjes do duhej të shkatërrohej. "Të gjitha këto i kemi arritur”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit – veçanërisht atyre që, ndryshe nga SHBA‑ja, furnizohen me energji nga rajoni. Sipas Trumpit, këto vende duhet të kujdesen për kalimin atje.

"Ata duhet ta sigurojnë atë dhe ta vlerësojnë,” tha Trump. "Këtë mund ta bëjnë lehtësisht. Ne do t'i ndihmojmë, por ata duhet të marrin drejtimin kur bëhet fjalë për mbrojtjen e naftës nga e cila varen kaq shumë.”/DW

donald trump shba iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet