LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Iran nuk shfaq shenja ngadalësimi as pas fjalimit të Trump

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga tymi në aeroportin ndërkombëtar në Mashhad, qytet në verilindje të Iranit, më 2 prill, raportoi Radio Farda e Radios Evropa e Lirë.

2 Prill 2026, 16:20 Nga E.d
Lufta në Iran nuk shfaq shenja ngadalësimi as pas fjalimit të
Foto ilustruse

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin nuk shfaqi shenja të ngadalësimit pas adresimit televiziv të presidentit amerikan, Donald Trump, drejtuar kombit, teksa janë raportuar një sërë sulmesh ajrore, ka pasur mesazhe sfiduese nga Teherani, dhe një paralajmërim nga SHBA-ja në Irak për një sulm të mundshëm në Bagdad nga forcat aleate iraniane.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga tymi në aeroportin ndërkombëtar në Mashhad, qytet në verilindje të Iranit, më 2 prill, raportoi Radio Farda e Radios Evropa e Lirë.

Në mes të luftimeve që po vazhdojnë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se kishin goditur një bazë në Teheran që përdoret nga Garda Revolucionare Islamike, që është e shpallur grup terrorist nga Izraeli dhe SHBA-ja.

“Për më tepër, një depo për ruajtjen e raketave balistike që i përket njësitit të raketave në zonën e Tabrizit u godit po ashtu”, u tha në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale ushtria izraelite.

Shërbimet e emergjencave raportuan se një raketë e gjuajtur nga bashkëpunëtori i Iranit në Liban, Hezbollahu, plagosi një burrë 85-vjeçar izraelit dhe një punëtor të huaj 34-vjeçar.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Arabisë Saudite tha se katër dronë dhe një raketë balistike, që u lëshuan nga Irani, u rrëzuan.

Qeveria amerikane ka lëshuar një paralajmërim për shtetasit amerikanë në Irak, duke thënë se “milicitë terroriste irakiane, të lidhura me Iranin, mund të tentojnë të kryejnë sulme në qendër të Bagdadit në 24-48 orët e ardhshme”.

Në Iran, kishte një mesazh sfidues pas fjalimit të Trumpit, ku ai kërcënoi se do ta bombardojë Iranin duke e kthyer “në kohën e gurit, aty ku e ka vendin” dhe tha se operacionet ushtarake do të vazhdonin për dy ose tre javë të tjera.

Zëdhënësi i ushtrisë, Ebrahim Zolfaghari, tha për mediat lokale se njohuria e SHBA-së dhe Izraelit për instalacionet ushtarake dhe bërthamore të Iranit “nuk është e plotë”, duke shtuar se Irani do të përgjigjet me goditje “shkatërruese”.

Ndërkaq, gjendja shëndetësore e fitueses së Çmimit Nobel për Paqe nga Irani, Narges Mohammadi, është përkeqësuar shumë teksa ajo po qëndron në burg, ka thënë bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani.

Rahmani bisedoi me Radion Farda të REL-it përmes telefonit më 1 prill nga Parisi, ku aktualisht jeton.

Diplomacia

Në mes të luftimeve që po vazhdojnë ka edhe lëvizje diplomatike. Britania do të organizojë një takim online me 35 shtete për të diskutuar për masat joushtarake për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, që Irani e ka mbyllur pothuajse plotësisht për kalimin e anijeve, duke shtuar kaos në ekonominë botërore pasi që dërgesat e naftës, gazit dhe mallrave të tjera vitale janë ndërprerë.

Franca, Gjermania, Australia dhe shtetet e Gjirit Persik pritet të marrin pjesë në takim, por jo edhe SHBA-ja, e cila u ka bërë thirrje aleatëve që të sigurojnë ngushticën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “mëngjesin e sotëm ne patëm rastin të shohim deklaratat e presidentit Trump” dhe se Rusia mbështet një zgjidhje krejtësisht diplomatike për konfliktin.

Në Kinë, që ka lidhje të ngushta me Iranin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, iu përgjigj fjalimit të Trumpit duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndalojnë operacionet ushtarake, teksa po ashtu kritikoi Uashingtonin.

“Shkaktari kryesor i pengimit të kalimit përmes Ngushticës së Hormuzit është operacioni i paligjshëm ushtarak nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit. Vetëm një armëpushim dhe arritja e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Gjirit mund të sigurojë operacion të sigurt në linjat ndërkombëtare të dërgesave detare”, tha ajo gjatë një konference për media.

Kina ka paraqitur një plan pesëpikësh me Pakistanin, duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime.

Pakistani është shfaqur si një ndërmjetës i mundshëm për dërgimin e mesazheve mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë paraqitur vizione krejtësisht të kundërta për paqe.

Teherani po kërkon, mes tjerash, reparacione dhe njohje të kontrollit të tij mbi Ngushticën e Hormuzit. Plani i Uashingtonit nuk është bërë publik, por besohet se përfshin kërkesën që Irani të pajtohet të mos zhvillojë armë bërthamore, të kufizojë kapacitetet raketore dhe t’i japë fund mbështetjes për forcat aleate në rajon.

Trump ka thënë se Irani “po lutet që të arrihet një marrëveshje”, ndërkaq Irani ka mohuar se po zhvillohen bisedime.

Ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi, besohet se është përfshirë në kontakt me ndërmjetësit pakistanezë, raportohet se është plagosur rëndë në një sulm ajror gjatë natës. Kharrazi është dërguar në spital, ndërkaq gruaja e tij ka vdekur gjatë sulmit.

“Raportimet për kontakte diplomatike së bashku me shënjestrimin e figurave sikurse Kamal Kharrazi, që besohet të ketë qenë i lidhur me negociata potenciale, kanë nxitur spekulime se rrugët për një armëpushim mund të jenë penguar nga Izraeli”, shkroi në rrjetet sociale Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

“Kjo përforcon narrativët iranianë se pala izraelite po synon që ta zgjasë luftën”, shtoi ai.

Ndërkaq, mundësia që lufta të vazhdojë për të paktën edhe disa javë bëri që çmimet e naftës të rriten sërish dhe tregjet e aksioneve të binin.

Duke folur për agjencinë Reuters, Russel Chesler, kreu i investimeve dhe tregjeve të kapitalit në VanEck Australia, e përshkroi kështu situatë:

“Pyetja kryesore në mendjen e të gjithë investitorëve është: ‘Kur do të mbarojë lufta?’”, tha ai./REL

iran izrael shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet