LIVE UPDATES
Bota

Grupi i Senatit amerikan për NATO-n: Kongresi s’do të lejojë tërheqjen e SHBA-së nga aleanca

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe ai republikan, Thom Tillis, thanë se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke argumentuar se promovon stabilitet ekonomik si dhe mbron raportet e rëndësishme tregtare.

2 Prill 2026, 18:07 Nga E. D
Grupi i Senatit amerikan për NATO-n: Kongresi s’do të
foto ilustruese

SHBA- Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin amerikan i janë kundërpërgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kongresi amerikan nuk do të lejojë tërheqjen e Uashingtonit nga aleanca ushtarake perëndimore.

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe ai republikan, Thom Tillis, thanë se NATO-ja është aleanca “më e fuqishme dhe më e suksesshme” në histori, duke argumentuar se promovon stabilitet ekonomik si dhe mbron raportet e rëndësishme tregtare.

Shaheen dhe Tillis thanë se aleatët e NATO-s gjithmonë janë ngritur në këmbë në kohë të kërcënimeve, duke theksuar se “qytetarët tanë e dinë se NATO-ja i bënë amerikanët më të sigurt”.

“Le të jemi të qartë, Kongresi nuk do të lejojë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga NATO-ja. Një projektligj dypartiak që ishte hartuar nga atëbotë senatori [tani sekretari amerikan i Shtetit, Marco] Rubio, që u shndërrua në ligj parandalon çdo president që në mënyrë të njëanshme të ndërmarrë një vendim të tillë. Në vend të kësaj, ligji qartësisht thotë se vetëm Kongresi mund ta autorizojë presidentin që ta tërheqë SHBA-në nga NATO-ja. Kjo nuk do të ndodhë. Kongresi dhe populli amerikan e dinë se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku me aleatët”, thanë dy senatorët përmes një deklarate.

Një ditë më parë, udhëheqësi amerikan i tha agjencisë Reuters se po e shqyrton tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për synimet amerikane në Iran.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt dhe udhëheqësi amerikan ka paralajmëruar se lufta mund të përmbyllet për dy apo tre javë.

Presidenti Trump po ashtu më 1 prill në një intervistë për Telegraph e cilësoi NATO-n si “tigër prej letre”, duke paralajmëruar se po shqyrtonte largimin nga aleanca.

Shaheen dhe Tillis kujtuan po ashtu se NATO-ja e ndihmoi SHBA-në pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe se “mijëra luftëtarë vdiqën duke luftuar së bashku me trupat tanë në Afganistan”.

Ndërkaq, reagime për këtë çështje pati edhe nga dy senatorë të tjerë amerikanë, demokrati Chris Coons dhe republikani Mitch McConnell. Ata riafirmuan mbështetjen për NATO-n pas kërcënimeve të Trumpit për tërheqje. Edhe Coons dhe McConnell vlerësuan se NATO-ja është aleanca më e suksesshme ushtarake në histori.

“Amerikanët janë më të sigurt kur NATO-ja është e fortë dhe e bashkuar”, thanë ata përmes një deklarate.

Çdo vendim zyrtar për tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja kërkon mbështetjen e dy të tretave në Senat. Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë vënë në pikëpyetje vlerën e aleancës nëse SHBA-ja nuk mund të përdorë lirshëm bazat në shtetet e aleatëve për të mbrojtur interesat e saj.

Raportimet e mediave këtë javë pretenduan se Spanja dhe Italia anëtare të NATO-s kishin refuzuar që të jepnin leje që aeroplanët ushtarakë amerikanë të përdornin bazat e tyre ajrore për operacione ushtarake në Iran.

grupi i senatit amerikan për nato-n

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës