LIVE UPDATES
Bota

Analistët të shqetësuar nga agresioni në rritje i Iranit në Lindjen e Mesme

Sulmet u bënë pasi Shtetet e Bashkuara i ripërcaktuan rebelët Houthi, një organizatë që mbështetet nga Irani, si organizatë terroriste pas disa javësh sulmesh me raketa dhe dronë të grupit jemenas ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, kritikët mbeten të shqetësuar për agresionin në rritje të Iranit në rajon.

18 Janar 2024, 15:03 Nga Carla Babb
Analistët të shqetësuar nga agresioni në rritje i Iranit
Foto ilustruese

LINDJA E MESME- Ushtria amerikane kreu një tjetër sulm kundër zonave të kontrolluara nga rebelët Houthi të Jemenit. Kjo ishte kundërpërgjigje ndaj një sulmi që Houthi bëri të mërkurën dhe që dëmtoi një anije tregtare në pronësi të Shteteve të Bashkuara, e cila lundronte në Gjirin e Adenit. Sulmet u bënë pasi Shtetet e Bashkuara i ripërcaktuan rebelët Houthi, një organizatë që mbështetet nga Irani, si organizatë terroriste pas disa javësh sulmesh me raketa dhe dronë të grupit jemenas ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, kritikët mbeten të shqetësuar për agresionin në rritje të Iranit në rajon. Shtetet e Bashkuara të mërkurën i futën militantët Houthi në listën e grupeve terroriste, pas rreth 30 sulmeve ndaj anijeve në rrugët ndërkombëtare të Detit të Kuq.

“Nëse (rebelët) Houthi ndalojnë sulmet, ne mund ta rishqyrtojmë vendimin”, thotë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Në të kundërtën, Shtetet e Bashkuara dhe Britania mund të kryejnë më shumë sulme kundër pikave brenda Jemenit nga ku Houthi lëshon raketa dhe dronë kundër anijeve në Detin e Kuq.

“Ata duhet të pyesin veten se deri në ç’masë duan shkatërrimin e aftësive të tyre ushtarake ndërsa vazhdojnë këto sulme të pamatura dhe të rrezikshme”, thotë gjeneralmajor Pat Ryder, zëdhënës i Pentagonit.

“Është një përgjigje e vonuar dhe ende nuk mund të vlerësohet si e plotë”, thotë Behnam Ben Taleblu i Federatës për Mbrojtjen e Demokracive. Kritikët e Shtëpisë së Bardhë, si analisti Behnam Ben Taleblu thonë se duhet bërë më shumë kundër grupit Houthi, të cilët shërbejnë si përfaqësues të mbështetësit të tyre ushtarak, Iranit.

“Ky është një projekt neo-kolonial në të cilin Republika Islamike po bën përpjekje për të nxitur kriza në të gjithë zonën arabe të Lindjes së Mesme, për t'i bërë grupet që mbështesin të aftë të luftojnë kundërshtarin ideologjik të Republikës Islamike, që është shteti hebre”, thotë zoti Taleblu. Irani furnizon me armë grupet e dhunshme në të gjithë Lindjen e Mesme: në Gazë, Liban Siri, Irak dhe Jemen. Gjatë këtij muaji, forcat amerikane me një varkë të vogël në brigjet e Somalisë konfiskuan disa armë të avancuara, të prodhuara nga Irani dhe që kishin si destinacion Jemenin. Irani mohon të ketë furnizuar Huthit me raketa, pavarësisht provave të shpeshta për të kundërtën.

“Irani zakonisht synon të krijojë distancë midis tij dhe kërcënimeve gjë që i krijon mundësinë që të mohojë përfshirjen. Por regjimi islamik në fakt krenohet hapur me kapacitetin e raketave që ka zhvilluar”, thotë analisti Behnam Ben Taleblu nga Federata për Mbrojtjen e Demokracive. Teherani kreu sulme me raketa vdekjeprurëse brenda Irakut dhe Pakistanit këtë javë, duke zemëruar fqinjët e tij. Islamabadi tërhoqi ambasadorin e tij iranian ndërsa irakianët në rajonin verior kurd nisën protesta masive./ VOA

lindja e mesme iran siria izrael gaz

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit